Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:145. Po edhe sikur t'u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.
2:145. Edhe sikur t'u sillje të gjitha provat atyre që u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do ta pranosh kiblën e tyre dhe askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. E, nëse ti, pasi të është zbritur dituria, do të ndiqje dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që do të ishe një nga keqbërësit.
2:145. Dhe sikur t'u sillje atyre që u është dhënë Libri çdo shenjë, ata nuk do të ndiqnin kiblen tënde. Dhe as ti nuk je ndjekës i kiblës së tyre. Dhe disa prej tyre nuk ndjekin kiblen e të tjerëve. Dhe nëse ndjek dëshirat e tyre pas diturisë që të ka ardhur ty, atëherë me të vërtetë, do të ishe prej të padrejtëve.
2:145. WE LE'IN 'ETEJTEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE BIKULLI 'AJETIN MA TEBI'U KIBLETEKE WE MA 'ENTE BITABI'IN KIBLETEHUM WE MA BA'DUHUM BITABI'IN KIBLETE BA'DIN WE LE'INI ETTEBA'TE 'EHWA'EHUM MIN BA'DI MA XHA'EKE MINEL-'ILMI 'INNEKE 'IDHEN LEMINE EDH-DHALIMINE
C 2:146. Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
2:146. Ata që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin a.s.), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë.
2:146. Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin e njohin atë siç njohin bijtë e tyre. Por me të vërtetë, një grup prej tyre e fsheh të vërtetën duke e ditur.
2:146. EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JA'RIFUNEHU KEMA JA'RIFUNE 'EBNA'EHUM WE 'INNE FERIKEN MINHUM LEJEKTUMUNEL-HEKKA WE HUM JA'LEMUNE
C 2:147. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
2:147. E vërteta është prej Zotit Tënd; pra, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë.
2:147. E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos ji nga ata që dyshojnë.
2:147. EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C 2:148. Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
2:148. Çdokush ka një drejtim nga i cili kthehet. Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t'ju mbledhë të gjithëve; Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:148. Dhe për secilin ka një drejtim drejt të cilit ai kthehet. Prandaj, garoni në punët e mira. Kudo që të jeni, Allahu do t'ju mbledhë të gjithëve. Me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:148. WE LIKULLIN WIXHHETUN HUWE MUWELLIHA FASTEBIKUL-HAJRATI 'EJNE MA TEKUNU JE'TI BIKUMU ELLAHU XHEMI'EN 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:149. Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka që veproni ju.
2:149. Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kjo është e vërteta që vjen nga Zoti yt. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që ju bëni.
2:149. Dhe kudo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë. Me të vërtetë, kjo është e vërteta nga Zoti yt. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
2:149. WE MIN HEJTHU HAREXHTE FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE 'INNEHU LELHEKKU MIN RABBIKE WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 2:150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
2:150. Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kudo që të ndodheni, ktheni fytyrat tuaja nga ajo anë, që njerëzia të mos ketë ç'të thotë kundër jush, përveç keqbërësve - por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë.
2:150. Dhe kudo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë. Dhe kudo që të jeni, ktheni fytyrat tuaja drejt saj, që njerëzit të mos kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë të padrejtë midis tyre. Mos kini frikë prej tyre, por kini frikë prej Meje, që Unë të mund ta plotësoj favorin Tim mbi ju dhe që të mund të udhëzoheni.
2:150. WE MIN HEJTHU HAREXHTE FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE HEJTHU MA KUNTUM FEWELLU WUXHUHEKUM SHETREHU LI'ELLA JEKUNE LILNNASI 'ALEJKUM HUXHXHETUN 'ILLAL-LEDHINE DHELEMU MINHUM FELA TEHSHEWHUM WE EHSHEWNI WE LI'ETIMME NI'METI 'ALEJKUM WE LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C 2:151. (Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.
2:151. Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) e Urtësinë (rregullat e fesë) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur.
2:151. Ashtu siç Ne kemi dërguar ndër ju një të dërguar nga mesi juaj, që t'ju lexojë vargjet Tona, t'ju pastrojë dhe t'ju mësojë Librin dhe urtësinë dhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.
2:151. KEMA 'ERSELNA FIKUM RESULEN MINKUM JETLU 'ALEJKUM 'AJATINA WE JUZEKKIKUM WE JU'ALLIMUKUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE JU'ALLIMUKUM MA LEM TEKUNU TA'LEMUNE
C 2:152. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.
2:152. Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t'ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M'u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!
2:152. Prandaj, më përkujtoni Mua; Unë do t'ju përkujtoj ju. Dhe falënderomëni Mua dhe mos jini mosmirënjohës ndaj Meje.
2:152. FADHKURUNI 'EDHKURKUM WE ESHKURU LI WE LA TEKFURUNI
C 2:153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.
2:153. O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.
2:153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë përmes durimit dhe faljes. Me të vërtetë, Allahu është me të duruarit.
2:153. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ESTA'INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI 'INNALL-LLAHE ME'A ES-SABIRINE
C 2:154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).
2:154. Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!
2:154. Dhe mos thoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut: "Ata janë të vdekur." Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk i ndjeni.
2:154. WE LA TEKULU LIMEN JUKTELU FI SEBILI ELLAHI 'EMWATUN BEL 'EHJA'UN WE LEKIN LA TESH'URUNE
C 2:155. Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.
2:155. Sigurisht që Ne do t'ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,
2:155. Me të vërtetë, Ne do t'ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, humbja e pasurisë, jetëve dhe fryteve. Por përgëzoi të duruarit.
2:155. WE LENEBLUWENNEKUM BISHEJ'IN MINEL-HAWFI WEL-XHU'I WE NEKSIN MINEL-'EMWLI WEL-'ENFUSI WE ETH-THEMERATI WE BESHSHIRI ES-SABIRINE