U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 37. Safat
Ajete: 182
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:1.
Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
37:1.
Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur
37:1.
Pasha ata që rreshtohen me radhë,
37:1.
WE ES-SAFFATI SEFFEN
C
37:2.
Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
37:2.
dhe në ata që pengojnë (të keqen)
37:2.
Dhe ata që shtyjnë fort,
37:2.
FALZZAXHIRATI ZEXHREN
C
37:3.
Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
37:3.
dhe në ata që e lexojnë Kuranin,
37:3.
Dhe ata që recitojnë Përkujtimin,
37:3.
FALTTALIJATI DHIKREN
C
37:4.
Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
37:4.
se, në të vërtetë, Zoti juaj është Një,
37:4.
Me të vërtetë, Zoti juaj është Një,
37:4.
'INNE 'ILEHEKUM LEWAHIDUN
C
37:5.
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
37:5.
Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve (të diellit)!
37:5.
Zoti i qiejve dhe tokës dhe i gjithçkaje midis tyre, dhe Zoti i lindjeve.
37:5.
REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA WE REBBUL-MESHARIKI
C
37:6.
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.
37:6.
Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,
37:6.
Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin më të afërt me një stoli – yjet,
37:6.
'INNA ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIZINETINL-KEWAKIB
C
37:7.
Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
37:7.
mbrojtje nga djajtë kryeneçë.
37:7.
Dhe një mbrojtje nga çdo shejtan i rebeluar.
37:7.
WE HIFDHEN MIN KULLI SHEJTANIN MARIDIN
C
37:8.
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
37:8.
(Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.
37:8.
Ata nuk mund të dëgjojnë asgjë nga grupi i lartë, sepse ata qëllohen nga çdo anë,
37:8.
LA JESSEMMA'UNE 'ILAL-MELE'IL-'A'LA WE JUKDHEFUNE MIN KULLI XHANIBIN
C
37:9.
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
37:9.
Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).
37:9.
Duke u përjashtuar, dhe për ta do të jetë një ndëshkim i përjetshëm,
37:9.
DUHUREN WE LEHUM 'ADHABUN WE ESIBUN
C
37:10.
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
37:10.
(Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.
37:10.
Përveç atij që merr një fjalë të vjedhur, dhe atëherë e godet atë një meteor i ndezur.
37:10.
'ILLA MEN HATIFEL-HATFETE FE'ETBE'AHU SHIHABUN THAKIBUNA
C
37:11.
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
37:11.
Pyeti (o Muhamed) ata (mekas mosbesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.
37:11.
Prandaj, pyesni ata: "A janë ata më të fortë në krijim apo ato që Ne kemi krijuar?" Me të vërtetë, Ne i kemi krijuar ata nga balta e ngjitur.
37:11.
FASTEFTIHIM 'EHUM 'ESHEDDU HALKEN 'EM MEN HALEKNA 'INNA HALEKNAHUM MIN TININ LAZIBIN
C
37:12.
Por ti je i habitur, e ata tallen.
37:12.
Ti çuditesh (pse ata s'të besojnë), ndërsa ata të përqeshin (pse çuditesh)
37:12.
Por ti habitesh, dhe ata tallen.
37:12.
BEL 'AXHIBTE WE JESHARUNE
C
37:13.
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
37:13.
e, kur u drejtohen këshilla, ata nuk ua vënë veshin.
37:13.
Dhe kur u përkujtohet atyre, ata nuk përkujtojnë.
37:13.
WE 'IDHA DHUKKIRU LA JEDHKURUNE
C
37:14.
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
37:14.
Kur shohin një mrekulli, ata e nxisin njëri-tjetrin për t'u tallur
37:14.
Dhe kur shohin një shenjë, ata tallen me të.
37:14.
WE 'IDHA RE'EW 'AJETEN JESTESHIRUNE
C
37:15.
Dhe thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar.
37:15.
dhe thonë: “Kjo s'është gjë tjetër, veçse një magji e kulluar!”
37:15.
Dhe ata thonë: "Kjo nuk është asgjë tjetër veçse magji e qartë."
37:15.
WE KALU 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C
37:16.
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
37:16.
(Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?
37:16.
A kur të jemi vdekur dhe kemi qenë pluhur dhe kocka, a do të ringjallemi ne?
37:16.
'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C
37:17.
A edhe të parët tanë të hershëm?
37:17.
Edhe paraardhësit tanë të lashtë?”
37:17.
Edhe baballarët tanë të hershëm?"
37:17.
'EWE'ABA'UUNAL-'EWWELUNE
C
37:18.
Thuaj: "Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!"
37:18.
Thuaju: “Po dhe do të jeni të poshtëruar!”
37:18.
Thuaj: "Po, dhe ju do të jeni të poshtëruar."
37:18.
KUL NE'AM WE 'ENTUM DAHIRUNE
C
37:19.
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë.
37:19.
Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç'do të bëhet me ta)
37:19.
Me të vërtetë, ajo do të jetë vetëm një britmë e vetme, dhe ja, ata do të shikojnë.
37:19.
FE'INNEMA HIJE ZEXHRETUN WAHIDETUN FE'IDHA HUM JENDHURUNE
C
37:20.
E thonë: "O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!"
37:20.
dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”
37:20.
Dhe ata do të thonë: "Mjerë për ne! Ky është Dita e Gjykimit."
37:20.
WE KALU JA WEJLENA HADHA JEWMU ED-DINI
C
37:21.
Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
37:21.
Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!
37:21.
(Do t'u thuhet): "Kjo është Dita e Vendimit që ju keni mohuar.
37:21.
HADHA JEWMUL-FESLIL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C
37:22.
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
37:22.
(Engjëjve do t'u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar
37:22.
Grumbulloni ata që kanë bërë padrejtësi dhe palët e tyre dhe atë që ata adhuronin
37:22.
EHSHURUL-LEDHINE DHELEMU WE 'EZWAXHEHUM WE MA KANU JA'BUDUNE
C
37:23.
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
37:23.
krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!
37:23.
Përveç Allahut, dhe drejtojini ata drejt rrugës së Xhehenemit.
37:23.
MIN DUNI ELLAHI FAHDUHUM 'ILA SIRATIL-XHEHIMI
C
37:24.
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
37:24.
Ndalini ata, se do të pyeten:
37:24.
Por ndaloni ata, sepse ata do të pyeten.
37:24.
WE KIFUHUM 'INNEHUM MES'ULUNE
C
37:25.
Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25.
“Ç'keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”
37:25.
Çfarë keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25.
MA LEKUM LA TENASERUNE
C
37:26.
E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
37:26.
Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,
37:26.
Jo, por ata atë ditë janë të nënshtruar.
37:26.
BEL HUMUL-JEWME MUSTESLIMUNE
C
37:27.
E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
37:27.
e do t'i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.
37:27.
Dhe ata do të kthehen ndaj njëri-tjetrit duke u pyetur.
37:27.
WE 'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C
37:28.
(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).
37:28.
(Pasuesit) do t'u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë”.
37:28.
Ata do të thonë: "Ju na vinit te ne nga e djathta."
37:28.
KALU 'INNEKUM KUNTUM TE'TUNENA 'ANIL-JEMINI
C
37:29.
Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
37:29.
Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!
37:29.
Ata do të thonë: "Jo, por ju nuk ishit besimtarë.
37:29.
KALU BEL LEM TEKUNU MU'UMININE
C
37:30.
Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
37:30.
Ne nuk kishim kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur.
37:30.
Dhe ne nuk kishim asnjë pushtet mbi ju. Por ju ishit një popull që kalonte kufijtë."
37:30.
WE MA KANE LENA 'ALEJKUM MIN SULTANIN BEL KUNTUM KAWMEN TAGINE
C
37:31.
E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s'ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
37:31.
E kështu u përmbush fjala e Zotit kundër nesh; ne të gjithë do ta shijojmë me siguri dënimin.
37:31.
Kështu, Fjala e Zotit tonë është bërë e vërtetë mbi ne. Me të vërtetë, ne do të shijojmë (ndëshkimin).
37:31.
FEHEKKA 'ALEJNA KAWLU RABBINA 'INNA LEDHA'IKUNE
C
37:32.
Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur".
37:32.
Ne ju mashtruam juve, por edhe vetë ishim të mashtruar.”
37:32.
Dhe ne ju shmangëm ju, sepse ne ishim vetë të shmangur."
37:32.
FE'EGWEJNAKUM 'INNA KUNNA GAWINE
C
37:33.
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
37:33.
Atë Ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.
37:33.
Kështu, atë ditë, ata të gjithë do të jenë të përbashkët në ndëshkim.
37:33.
FE'INNEHUM JEWME'IDHIN FIL-'ADHABI MUSHTERIKUNE
C
37:34.
Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
37:34.
Ne kështu veprojmë me keqbërësit,
37:34.
Me të vërtetë, kështu Ne i trajtojmë kriminelët.
37:34.
'INNA KEDHALIKE NEF'ALU BIL-MUXHRIMINE
C
37:35.
Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
37:35.
sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj
37:35.
Me të vërtetë, kur atyre u thuhej: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut," ata bëheshin mendjemëdhenj.
37:35.
'INNEHUM KANU 'IDHA KILE LEHUM LA 'ILAHE 'ILLALLAHU JESTEKBIRUNE
C
37:36.
Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?"
37:36.
dhe thoshin: “Vallë, a t'i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”
37:36.
Dhe thoshin: "A duhet ta lëmë zotat tanë për shkak të një poeti të çmendur?"
37:36.
WE JEKULUNE 'E'INNA LETARIKU 'ALIHETINA LISHA'IRIN MEXHNUNIN
C
37:37.
Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
37:37.
Nuk është ashtu (siç thonë ata), por ai (Muhamedi a.s.) ka sjellë të vërtetën dhe ka pohuar atë që thonin të dërguarit e mëparshëm.
37:37.
Jo, por ai ka sjellë të vërtetën dhe ka konfirmuar të dërguarit.
37:37.
BEL XHA'E BIL-HEKKI WE SEDDEKAL-MURSELINE
C
37:38.
Ju, patjetër do ta përjetoni dënimin më të ashpër.
37:38.
Sigurisht, ju do ta provoni dënimin e dhembshëm
37:38.
Me të vërtetë, ju do të shijoni ndëshkimin e dhimbshëm.
37:38.
'INNEKUM LEDHA'IKUL-'ADHABIL-'ELIMI
C
37:39.
Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
37:39.
dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!
37:39.
Dhe ju nuk do të shpërbleheni përveçse për atë që keni punuar.
37:39.
WE MA TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C
37:40.
Me përjashtim të robërve të All-llahut që ishin të sinqertë,
37:40.
Kurse robërit e sinqertë të Allahut,
37:40.
Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:40.
'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C
37:41.
Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
37:41.
do të kenë mirësi të caktuara dhe
37:41.
Për ta do të jetë një furnizim i njohur,
37:41.
'ULA'IKE LEHUM RIZKUN MA'LUMUN
C
37:42.
Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
37:42.
fruta të ndryshme e do të jenë të respektuar,
37:42.
Fruta, dhe ata do të nderohen,
37:42.
FEWAKIHU WE HUM MUKREMUNE
C
37:43.
Në xhennete të begatshme,
37:43.
në kopshtet e lumturisë,
37:43.
Në kopshte të begatisë,
37:43.
FI XHENNATI EN-NA'IMI
C
37:44.
Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
37:44.
në kolltuqe, përballë njëri-tjetrit.
37:44.
Duke qenë të ulur në divane përballë njëri-tjetrit.
37:44.
'ALA SURURIN MUTEKABILINE
C
37:45.
Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,
37:45.
Aty do t'u shërbehet një gotë e mbushur nga një burimi i rrjedhshëm,
37:45.
Për ta do të qarkullojë një gotë nga një burim.
37:45.
JUTAFU 'ALEJHIM BIKE'SIN MIN MA'ININ
C
37:46.
E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
37:46.
(me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë.
37:46.
E bardhë dhe e kënaqshme për ata që e pinë.
37:46.
BEJDA'E LEDHDHETIN LILSHSHARIBINE
C
37:47.
Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
37:47.
Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen.
37:47.
Nuk do të ketë as dhimbje koke në të, as ata nuk do të jenë të dehur.
37:47.
LA FIHA GAWLUN WE LA HUM 'ANHA JUNZEFUNE
C
37:48.
E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,
37:48.
Pranë tyre do të jenë gra me shikim të ulur e sy të bukur
37:48.
Dhe për ta do të jenë shoqëruese me sy të ulur, me sy të mëdhenj dhe të bukur.
37:48.
WE 'INDEHUM KASIRATUT-TERFI 'INUN
C
37:49.
Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur).
37:49.
sikur të ishin vezë të ruajtura mirë.
37:49.
Sikur të ishin perla të ruajtura.
37:49.
KE'ENNEHUNNE BEJDUN MEKNUNUN
C
37:50.
I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
37:50.
Ata do t'i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë.
37:50.
Dhe ata do të kthehen ndaj njëri-tjetrit duke pyetur.
37:50.
FE'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C
37:51.
Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku,
37:51.
Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok,
37:51.
Në mesin e tyre një folës do të thotë: "Unë kisha një shok,
37:51.
KALE KA'ILUN MINHUM 'INNI KANE LI KARINUN
C
37:52.
thoshte: "A je ti prej atyre që besojnë se
37:52.
i cili më thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë
37:52.
Që më thoshte: 'A je ti nga ata që beson?
37:52.
JEKULU 'E'INNEKE LEMINEL-MUSEDDIKINE
C
37:53.
kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?"
37:53.
se, kur të vdesim e të bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!”
37:53.
Se kur ne të vdesim dhe të jemi pluhur dhe kocka, a me të vërtetë do të ringjallemi dhe do të jemi të shpërblyer?'"
37:53.
'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEDINUNE
C
37:54.
Ai (besimtari në xhennet) thotë: "A vini ju të shikojmë?"
37:54.
- A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?”
37:54.
Ai do të thotë: "A dëshironi të shikoni?"
37:54.
KALE HEL 'ENTUM MUTTELI'UNE
C
37:55.
Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehennemit.
37:55.
Dhe ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues
37:55.
Pastaj ai do të shikojë dhe do ta shohë atë në mes të zjarrit të Xhehenemit.
37:55.
FATTELE'A FERE'AHU FI SEWA'IL-XHEHIMI
C
37:56.
Ai thotë: "Pasha All-llahun, përpak më rrëzove (në xhehennem) edhe mua.
37:56.
e do t'i thotë: “Për Allahun! Për pak më shkatërrove edhe mua.
37:56.
Ai do të thotë: "Për Allahun! Ti ishe gati të më shkatërroje mua.
37:56.
KALE TE-ELLAHI 'IN KIDTE LETURDINI
C
37:57.
Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.
37:57.
Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty)”.
37:57.
Por sikur të mos kishte qenë mirësia e Zotit tim, unë do të isha me ty midis të ndëshkuarve."
37:57.
WE LEWLA NI'METU RABBI LEKUNTU MINEL-MUHDERINE
C
37:58.
Dhe ne nuk do të vdesim më.
37:58.
(Banorët e Xhenetit do të thonë:) “A nuk do të vdesim më,
37:58.
A nuk është kështu që ne nuk do të vdesim,
37:58.
'EFEMA NEHNU BIMEJJITINE
C
37:59.
Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!"
37:59.
përveç vdekjes së parë? Dhe as nuk do të dënohemi?”
37:59.
Përveç vdekjes sonë të parë, dhe ne nuk do të ndëshkohemi më?
37:59.
'ILLA MEWTETENAL-'ULA WE MA NEHNU BIMU'ADHDHEBINE
C
37:60.
Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
37:60.
Vërtet, kjo është fitorja më e madhe!
37:60.
Me të vërtetë, ky është një shpëtim i madh."
37:60.
'INNE HADHA LEHUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
37:61.
për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit.
37:61.
Për diçka të tillë, le të përpiqen punëtorët!
37:61.
Për këtë le të punojnë ata që punojnë.
37:61.
LIMITHLI HADHA FELJA'MELIL-'AMILUNE
C
37:62.
A kjo pritje (me shpërblim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e Zekumit?
37:62.
A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit?
37:62.
A është kjo mikpritje më e mirë ose pema e Zakkumit?
37:62.
'EDHELIKE HAJRUN NUZULEN 'EM SHEXHERETU EZ-ZEKKUMI
C
37:63.
Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
37:63.
Ne e kemi bërë atë si mundim për keqbërësit.
37:63.
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë një sprovë për të padrejtët.
37:63.
'INNA XHE'ALNAHA FITNETEN LILDHDHALIMINE
C
37:64.
Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehennemit.
37:64.
Njëmend, kjo pemë del nga fundi i Zjarrit flakërues
37:64.
Me të vërtetë, ajo është një pemë që del nga fundi i zjarrit e ndezur,
37:64.
'INNEHA SHEXHERETUN TEHRUXHU FI 'ESLIL-XHEHIMI
C
37:65.
Pema (fruti) e saj është sikurse koka dreqërish.
37:65.
dhe frutet e saj janë si kokat e djajve.
37:65.
Frutat e saj janë si koka të shejtanëve.
37:65.
TEL'UHA KE'ENNEHU RU'USU ESH-SHEJATINI
C
37:66.
E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
37:66.
Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frut dhe me të do ta mbushin barkun.
37:66.
Dhe me të vërtetë, ata do të hanë prej saj dhe do të mbushin me të barkun.
37:66.
FE'INNEHUM LE'AKILUNE MINHA FEMALI'UNE MINHAL-BUTUNE
C
37:67.
Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
37:67.
Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë)
37:67.
Pastaj, me të vërtetë, mbi të ata do të kenë një përzierje të ujit të valë.
37:67.
THUMME 'INNE LEHUM 'ALEJHA LESHEWBEN MIN HEMIMIN
C
37:68.
Mandej kthimi i tyre është në xhehennem.
37:68.
e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.
37:68.
Pastaj, me të vërtetë, kthimi i tyre do të jetë te zjarri i Xhehenemit.
37:68.
THUMME 'INNE MERXHI'AHUM LE'ILAL-XHEHIMI
C
37:69.
Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
37:69.
Ata i gjetën etërit e tyre në humbje,
37:69.
Me të vërtetë, ata e gjetën baballarët e tyre në një humbje të qartë,
37:69.
'INNEHUM 'ELFEW 'ABA'EHUM DALLINE
C
37:70.
Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
37:70.
dhe kështu vazhduan pas gjurmëve të tyre.
37:70.
Dhe ata nxituan të ndiqnin gjurmët e tyre.
37:70.
FEHUM 'ALA 'ATHARIHIM JUHRA'UNE
C
37:71.
Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur.
37:71.
Por, edhe para tyre humbën (rrugën) shumica e popujve të lashtë.
37:71.
Dhe me të vërtetë, shumica e të parëve kanë devijuar para tyre,
37:71.
WE LEKAD DELLE KABLEHUM 'EKTHERUL-'EWWELINE
C
37:72.
Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
37:72.
Në të vërtetë, Ne u dërguam atyre paralajmërues.
37:72.
Dhe Ne i dërguam atyre paralajmërues.
37:72.
WE LEKAD 'ERSELNA FIHIM MUNDHIRINE
C
37:73.
E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
37:73.
E tani shiko se cili qe fundi i atyre që u paralajmëruan,
37:73.
Prandaj, shiko se si ishte fundi i atyre që ishin paralajmëruar,
37:73.
FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUNDHERINE
C
37:74.
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
37:74.
përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:74.
Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:74.
'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C
37:75.
Për Zotin Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
37:75.
Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur:
37:75.
Dhe me të vërtetë, Nuhu na thirri, dhe sa i shkëlqyer është Ai që i përgjigjet!
37:75.
WE LEKAD NADANA NUHUN FELENI'MEL-MUXHIBUNE
C
37:76.
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
37:76.
e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës së madhe,
37:76.
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe,
37:76.
WE NEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU MINEL-KERBIL-'ADHIMI
C
37:77.
E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
37:77.
i lamë në jetë vetëm pasardhësit e tij
37:77.
Dhe Ne i bëmë pasardhësit e tij ata që mbetën.
37:77.
WE XHE'ALNA DHURRIJETEHU HUMUL-BAKINE
C
37:78.
Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm.
37:78.
dhe e lamë atë kujtim te brezat e tjerë.
37:78.
Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:78.
WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C
37:79.
Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
37:79.
“Paqja qoftë me Nuhun ndërmjet gjithë krijesave!”
37:79.
Selam për Nuhun midis botëve!
37:79.
SELAMUN 'ALA NUHIN FIL-'ALEMINE
C
37:80.
Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
37:80.
Ne, kështu i shpërblejmë punëdrejtët.
37:80.
Me të vërtetë, kështu Ne shpërblejmë bamirësit.
37:80.
'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:81.
Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë.
37:81.
Ai është vërtet nga robërit Tanë besimtarë.
37:81.
Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:81.
'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C
37:82.
E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
37:82.
Pastaj i fundosëm të tjerët.
37:82.
Pastaj Ne i fundosëm të tjerët.
37:82.
THUMME 'EGREKNAL-'AHARINE
C
37:83.
Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
37:83.
Pa dyshim që një nga ithtarët e (besimit të) tij (Nuhut) ishte Ibrahimi.
37:83.
Dhe me të vërtetë, nga ndjekësit e tij ishte Ibrahimi.
37:83.
WE 'INNE MIN SHI'ATIHI LE'IBRAHIME
C
37:84.
Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
37:84.
Ai i erdhi Zotit të vet me zemër të pastër,
37:84.
Kur ai erdhi te Zoti i tij me një zemër të shëndoshë,
37:84.
'IDH XHA'E REBBEHU BIKALBIN SELIMIN
C
37:85.
Kur babait të vet dhe popullit të vet u tha: "Çka është ajo që ju adhuroni?"
37:85.
kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?
37:85.
Dhe ai i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Çfarë adhuroni ju?"
37:85.
'IDH KALE LI'EBIHI WE KAWMIHI MADHA TA'BUDUNE
C
37:86.
A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?
37:86.
Vallë, a dëshironi hyjni të rreme në vend të Allahut?
37:86.
A doni të trilloni gënjeshtra për Allahun?
37:86.
'E'IFKEN 'ALIHETEN DUNEL-LAHI TURIDUNE
C
37:87.
Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?
37:87.
Çfarë mendoni ju për Zotin e gjithësisë?”
37:87.
Atëherë, çfarë mendoni për Zotin e botëve?"
37:87.
FEMA DHENNUKUM BIREBBIL-'ALEMINE
C
37:88.
Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
37:88.
Pastaj u hodhi një shikim yjeve
37:88.
Pastaj ai hodhi një vështrim mbi yjet,
37:88.
FENEDHERE NEDHRETEN FI EN-NUXHUMI
C
37:89.
e tha: "Unë jam i sëmurë!"
37:89.
e tha: “Unë jam i sëmurë”.
37:89.
Dhe tha: "Unë jam i sëmurë."
37:89.
FEKALE 'INNI SEKIMUN
C
37:90.
Ata u kthyen dhe u larguan prej tij.
37:90.
Ata u larguan prej tij, duke e lënë pas.
37:90.
Prandaj, ata e kthyen shpinën atij duke u larguar.
37:90.
FETEWELLEW 'ANHU MUDBIRINE
C
37:91.
Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: "A nuk po hani ju?"
37:91.
Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani?
37:91.
Pastaj ai shkoi te zotat e tyre dhe tha: "A nuk hani ju?
37:91.
FERAGA 'ILA 'ALIHETIHIM FEKALE 'ELA TE'KULUNE
C
37:92.
Çka keni pra, që nuk po flitni?
37:92.
Ç'keni, përse nuk flisni?”
37:92.
Çfarë keni që nuk flisni?"
37:92.
MA LEKUM LA TENTIKUNE
C
37:93.
Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
37:93.
Iu afrua atyre kalimthi, duke i goditur me dorën e djathtë.
37:93.
Pastaj ai i sulmoi ata me dorën e tij të djathtë.
37:93.
FERAGA 'ALEJHIM DERBEN BIL-JEMINI
C
37:94.
Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
37:94.
(Mbasi u kthyen dhe panë idhujt e thyer) njerëzit nxituan nga ai.
37:94.
Pastaj ata u afruan te ai duke nxituar.
37:94.
FE'EKBELU 'ILEJHI JEZIFFUNE
C
37:95.
Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?"
37:95.
Ai u tha: “Vallë, ju adhuroni ato që i keni gdhendur vetë,
37:95.
Ai tha: "A adhuroni atë që e gdhendi vetë?"
37:95.
KALE 'ETA'BUDUNE MA TENHITUNE
C
37:96.
E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
37:96.
ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!”
37:96.
Dhe Allahu ju krijoi ju dhe atë që bëni?"
37:96.
WEL-LAHU HALEKAKUM WE MA TA'MELUNE
C
37:97.
Ata thanë: "Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr!
37:97.
Ata thanë: “Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!”
37:97.
Ata thanë: "Ndërtoni për të një strukturë dhe digjeni atë në zjarr."
37:97.
KALU EBNU LEHU BUNJANEN FE'ELKUHU FIL-XHEHIMI
C
37:98.
Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar".
37:98.
Dhe deshën t'i ngrinin një kurth, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.
37:98.
Pastaj ata deshën të kurdisnin kundër tij, por Ne i bëmë ata më të ultët.
37:98.
FE'ERADU BIHI KEJDEN FEXHE'ALNAHUMUL-'ESFELINE
C
37:99.
Ai tha: "Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!"
37:99.
Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.”
37:99.
Dhe ai tha: "Me të vërtetë, unë po shkoj te Zoti im; Ai do të më udhëzojë."
37:99.
WE KALE 'INNI DHAHIBUN 'ILA RABBI SEJEHDINI
C
37:100.
Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
37:100.
“O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”
37:100.
Zoti im, më dhuro mua një pasardhës të drejtë.
37:100.
REBBI HEB LI MINE ES-SALIHINE
C
37:101.
Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).
37:101.
Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!
37:101.
Prandaj, Ne e përgëzuam atë me një djalë të butë.
37:101.
FEBESHSHERNAHU BIGULAMIN HELIMIN
C
37:102.
Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!"
37:102.
Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”
37:102.
Kur ai arriti moshën për të punuar me të, ai tha: "O biri im, unë e kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Prandaj, çfarë mendon ti?" Ai tha: "O babai im, bëj atë që të është urdhëruar; do të më gjesh, inshaAllah, nga ata që janë të duruar."
37:102.
FELEMMA BELEGA ME'AHU ES-SA'JE KALE JA BUNEJJE 'INNI 'ERA FIL-MENAMI 'ENNI 'EDHBEHUKE FANDHUR MADHA TERA KALE JA 'EBETI EF'AL MA TU'UMERU SETEXHIDUNI 'IN SHA'EL-LAHU MINE ES-SABIRINE
C
37:103.
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
37:103.
Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.
37:103.
Pastaj, kur ata të dy iu dorëzuan dhe ai e vuri atë me fytyrën poshtë,
37:103.
FELEMMA 'ESLEMA WE TELLEHU LILXHEBINI
C
37:104.
Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"
37:104.
Ne e thirrëm: “O Ibrahim,
37:104.
Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim,
37:104.
WE NADEJNAHU 'EN JA 'IBRAHIMU
C
37:105.
Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
37:105.
ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!
37:105.
Ti e përmbushe ëndrrën. Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:105.
KAD SEDDEKTE ER-RU'UJA 'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:106.
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
37:106.
Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!
37:106.
Me të vërtetë, kjo ishte një sprovë e qartë."
37:106.
'INNE HADHA LEHUWEL-BELA'UL-MUBINU
C
37:107.
Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.
37:107.
Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh,
37:107.
Dhe Ne e shpenguam atë me një flijim madhështor.
37:107.
WE FEDEJNAHU BIDHIBHIN 'ADHIMIN
C
37:108.
Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
37:108.
dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.
37:108.
Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:108.
WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C
37:109.
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
37:109.
“Paqja qoftë mbi Ibrahimin!”
37:109.
Selam për Ibrahimin!
37:109.
SELAMUN 'ALA 'IBRAHIME
C
37:110.
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110.
Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët.
37:110.
Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110.
KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:111.
Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
37:111.
Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.
37:111.
Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:111.
'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C
37:112.
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is'hakun, pejgamber prej të mirëve.
37:112.
Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is'hakut, profet prej njerëzve të mirë.
37:112.
Dhe Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, një profet nga të drejtët.
37:112.
WE BESHSHERNAHU BI'ISHAKA NEBIJEN MINE ES-SALIHINE
C
37:113.
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is'hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.
37:113.
Dhe Ne e bekuam atë dhe Is'hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe.
37:113.
Dhe Ne i bekuam atë dhe Is'hakun. Dhe midis pasardhësve të tyre ka disa që janë bamirës, por ka disa që janë të qartë në të keqen ndaj vetvetes.
37:113.
WE BAREKNA 'ALEJHI WE 'ALA 'ISHAKA WE MIN DHURRIJETIHIMA MUHSINUN WE DHALIMUN LINEFSIHI MUBINUN
C
37:114.
Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
37:114.
Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit
37:114.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë mirësi Musait dhe Harunit.
37:114.
WE LEKAD MENENNA 'ALA MUSA WE HARUNE
C
37:115.
I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
37:115.
dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.
37:115.
Dhe Ne i shpëtuam ata dhe popullin e tyre nga fatkeqësia e madhe.
37:115.
WE NEXHXHEJNAHUMA WE KAWMEHUMA MINEL-KERBIL-'ADHIMI
C
37:116.
Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
37:116.
Ne i ndihmuam dhe ata ngadhënjyen.
37:116.
Dhe Ne i ndihmuam ata, kështu që ata fituan.
37:116.
WE NESERNAHUM FEKANU HUMUL-GALIBINE
C
37:117.
Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.
37:117.
Ne u dhamë atyre Librin e qartë,
37:117.
Dhe Ne u dhamë atyre Librin e qartë.
37:117.
WE 'ATEJNAHUMAL-KITABEL-MUSTEBINE
C
37:118.
Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
37:118.
i udhëzuam në rrugën e drejtë
37:118.
Dhe Ne i udhëzuam ata në rrugën e drejtë.
37:118.
WE HEDEJNAHUMA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
C
37:119.
Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.
37:119.
dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.
37:119.
Dhe Ne ua lamë atyre një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:119.
WE TEREKNA 'ALEJHIMA FIL-'AHIRINE
C
37:120.
(Përkujtimin) "Selamun" - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
37:120.
“Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”
37:120.
Selam për Musain dhe Harunin!
37:120.
SELAMUN 'ALA MUSA WE HARUNE
C
37:121.
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:121.
Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!
37:121.
Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:121.
'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:122.
Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
37:122.
E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.
37:122.
Me të vërtetë, ata ishin nga robërit Tanë besimtarë.
37:122.
'INNEHUMA MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C
37:123.
Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
37:123.
Edhe Iljasi ka qenë vërtet një prej të dërguarve.
37:123.
Dhe me të vërtetë, Iljasi ishte nga të dërguarit.
37:123.
WE 'INNE 'ILJASE LEMINEL-MURSELINE
C
37:124.
Kur ai, popullit të vet i tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"
37:124.
Ai i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni Allahut?!”
37:124.
Kur ai i tha popullit të tij: "A nuk do të keni frikë?
37:124.
'IDH KALE LIKAWMIHI 'ELA TETTEKUNE
C
37:125.
A e adhuroni "Ba'ël-in" (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues?
37:125.
Vallë, a i luteni ju Ba'lit, ndërsa braktisni Krijuesin më të mirë,
37:125.
Adoz jeni duke adhuruar dhe po lini Zotin më të Mirë?
37:125.
'ETED'UNE BA'LEN WE TEDHERUNE 'EHSENEL-HALIKINE
C
37:126.
All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!"
37:126.
Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”
37:126.
Allah, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?"
37:126.
ELLAHE REBBEKUM WE REBBE 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C
37:127.
Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem.
37:127.
Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),
37:127.
Por ata e përgënjeshtruan atë, kështu që me siguri ata do të sillen (në ndëshkim),
37:127.
FEKEDHDHEBUHU FE'INNEHUM LEMUHDERUNE
C
37:128.
Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
37:128.
përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:128.
Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:128.
'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C
37:129.
Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
37:129.
Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm:
37:129.
Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:129.
WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C
37:130.
"Selamun" - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
37:130.
“Paqja qoftë mbi Iljasin!”
37:130.
Selam për Iljasin!
37:130.
SELAMUN 'ALA 'IL JA -SIN
C
37:131.
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:131.
Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!
37:131.
Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:131.
'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:132.
S'ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
37:132.
Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.
37:132.
Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:132.
'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C
37:133.
Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
37:133.
Sigurisht, edhe Luti ka qenë njëri prej të dërguarve.
37:133.
Dhe me të vërtetë, Luti ishte nga të dërguarit.
37:133.
WE 'INNE LUTEN LEMINEL-MURSELINE
C
37:134.
Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
37:134.
Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
37:134.
Kur Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë familjen e tij,
37:134.
'IDH NEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'EXHMA'INE
C
37:135.
Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
37:135.
përveç plakës që mbeti prapa me të dënuarit,
37:135.
Përveç një plake që mbeti prapa.
37:135.
'ILLA 'AXHUZEN FIL-GABIRINE
C
37:136.
Pastaj të tjerët i rrënuam.
37:136.
pastaj i zhdukëm të tjerët.
37:136.
Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët.
37:136.
THUMME DEMMERNAL-'AHARINE
C
37:137.
E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën)
37:137.
Ju që kaloni pranë rrënojave të tyre në mëngjes
37:137.
Dhe me të vërtetë, ju kaloni pranë tyre në mëngjes,
37:137.
WE 'INNEKUM LETEMURRUNE 'ALEJHIM MUSBIHINE
C
37:138.
e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?
37:138.
dhe natën, a nuk po e mblidhni mendjen?
37:138.
Dhe natën. A nuk do të mendoni?
37:138.
WE BIL-LEJLI 'EFELA TA'KILUNE
C
37:139.
Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
37:139.
Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit.
37:139.
Dhe me të vërtetë, Junusi ishte nga të dërguarit.
37:139.
WE 'INNE JUNIS LEMINEL-MURSELINE
C
37:140.
Kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
37:140.
Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot
37:140.
Kur ai iku drejt anijes së mbushur plot,
37:140.
'IDH 'EBEKA 'ILAL-FULKIL-MESHHUNI
C
37:141.
E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij).
37:141.
dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej) dhe humbi.
37:141.
Dhe ai hodhi shortin dhe ishte nga të humburit.
37:141.
FESAHEME FEKANE MINEL-MUDHEDINE
C
37:142.
Dhe atë e kafshoi (e gëlltiti) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
37:142.
Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar,
37:142.
Dhe peshku e gëlltiti atë, ndërsa ai ishte i qortuar.
37:142.
FALTEKAMEHUL-HUTU WE HUWE MULIMUN
C
37:143.
E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
37:143.
dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,
37:143.
Dhe sikur të mos ishte nga ata që e lavdëronin Allahun,
37:143.
FELEWLA 'ENNEHU KANE MINEL-MUSEBBIHINE
C
37:144.
Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.
37:144.
me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.
37:144.
Ai me siguri do të kishte mbetur në barkun e tij deri në ditën kur ata do të ringjallen.
37:144.
LELEBITHE FI BETNIHI 'ILA JEWMI JUB'ATHUNE
C
37:145.
E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
37:145.
Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.
37:145.
Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë ndërsa ai ishte i sëmurë.
37:145.
FENEBEDHNAHU BIL-'ARA'I WE HUWE SEKIMUN
C
37:146.
Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t'i bëjë hije) nga kungulli.
37:146.
Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (për t'i bërë hije).
37:146.
Dhe Ne bëmë që mbi të të rritej një bimë nga lloji i kungullit.
37:146.
WE 'ENBETNA 'ALEJHI SHEXHERETEN MIN JEKTININ
C
37:147.
Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë.
37:147.
Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,
37:147.
Dhe Ne e dërguam atë te njëqind mijë ose më shumë.
37:147.
WE 'ERSELNAHU 'ILA MIA'ETI 'ELFIN 'EW JEZIDUNE
C
37:148.
E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
37:148.
dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë.
37:148.
Dhe ata besuan, kështu që Ne u dhamë atyre kënaqësi për një kohë.
37:148.
FE'AMENU FEMETTA'NAHUM 'ILA HININ
C
37:149.
E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"
37:149.
Pyeti ata (o Muhamed): “Vallë, për Zotin tënd janë vajzat, ndërsa për vete kanë djemtë?!
37:149.
Prandaj, pyeti ata: "A ka për Zotin tënd bija, ndërsa ata kanë djem?"
37:149.
FASTEFTIHIM 'ELIREBBIKEL-BENATU WE LEHUMUL-BENUNE
C
37:150.
Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
37:150.
Apo Ne i krijuam engjëjt si femra e ata ishin dëshmitarë?!”
37:150.
Apo Ne krijuam engjëjt femra, ndërsa ata ishin dëshmitarë?
37:150.
'EM HALEKNAL-MELA'IKETE 'INATHEN WE HUM SHAHIDUNE
C
37:151.
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
37:151.
Sigurisht që ata shpifin kur thonë:
37:151.
Ja, me të vërtetë, ata shpikin një gënjeshtër kur thonë:
37:151.
'ELA 'INNEHUM MIN 'IFKIHIM LEJEKULUNE
C
37:152.
"All-llahu ka lindë!" S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
37:152.
“Allahu ka lindur fëmijë”! - Ata, në të vërtetë, janë gënjeshtarë.
37:152.
Allah ka lindur. Dhe ata janë gënjeshtarë.
37:152.
WELEDEL-LAHU WE 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
37:153.
A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
37:153.
Vallë, Ai ka parapëlqyer vajzat ndaj djemve?!
37:153.
A ka Ai zgjedhur bijat mbi bijtë?
37:153.
'ASTEFAL-BENATI 'ALEL-BENINE
C
37:154.
Po ç'keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
37:154.
Çfarë keni që gjykoni kështu?!
37:154.
Çfarë keni ju? Si gjykoni?
37:154.
MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
C
37:155.
A nuk jeni duke menduar?
37:155.
A nuk po mendoni?!
37:155.
A nuk do të përkujtoni?
37:155.
'EFELA TEDHEKKERUN
C
37:156.
A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
37:156.
Apo keni ndonjë provë të qartë për atë që thoni?!
37:156.
Apo ju keni një argument të qartë?
37:156.
'EM LEKUM SULTANUN MUBINUN
C
37:157.
Silleni pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
37:157.
Sillni librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!
37:157.
Atëherë sillni librin tuaj, nëse jeni të sinqertë.
37:157.
FE'TU BIKITABIKUM 'IN KUNTUM SADIKINE
C
37:158.
Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
37:158.
Idhujtarët kanë trilluar farefisni ndërmjet Zotit dhe xhindeve, kurse xhindet e dinë se ata do të sillen të gjithë para Tij.
37:158.
Dhe ata e kanë bërë Atë të lidhur me xhindët, ndërsa xhindët e dinë mirë se ata do të sillen (në ndëshkim).
37:158.
WE XHE'ALU BEJNEHU WE BEJNEL-XHINNETI NESEBEN WE LEKAD 'ALIMETIL-XHINNETU 'INNEHUM LEMUHDERUNE
C
37:159.
All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.
37:159.
Lavdi Allahut, qoftë i pastër nga ajo që ata ia veshin Atij!
37:159.
I Lartësuar qoftë Allahu mbi atë që ata i përshkruajnë.
37:159.
SUBHANEL-LAHI 'AMMA JESIFUNE
C
37:160.
Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
37:160.
Por robërit e sinqertë të Allahut nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Tij.
37:160.
Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:160.
'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C
37:161.
E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
37:161.
“Me të vërtetë, as ju, as idhujt tuaj,
37:161.
Me të vërtetë, ju dhe ajo që adhuroni,
37:161.
FE'INNEKUM WE MA TA'BUDUNE
C
37:162.
Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
37:162.
nuk mund të mashtroni askënd kundër (Atij),
37:162.
Nuk mund të jeni të aftë të tundoni ndokënd
37:162.
MA 'ENTUM 'ALEJHI BIFATININE
C
37:163.
Përveç atij që është i gjykuar për xhehennem.
37:163.
përveç atyre, që do të digjen në Zjarrin flakërues.
37:163.
Përveç atij që është i caktuar të hyjë në zjarr.
37:163.
'ILLA MEN HUWE SALIL-XHEHIMI
C
37:164.
E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur.
37:164.
Çdonjëri prej nesh e ka vendin e caktuar (në qiell, ku adhuron Allahun).
37:164.
Dhe nuk ka asnjë prej nesh që nuk ka një vend të caktuar.
37:164.
WE MA MINNA 'ILLA LEHU MEKAMUN MA'LUMUN
C
37:165.
Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
37:165.
Ne jemi ata që qëndrojmë në radhë,
37:165.
Dhe me të vërtetë, ne jemi ata që rreshtohen.
37:165.
WE 'INNA LENEHNU ES-SAFFUNE
C
37:166.
Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta).
37:166.
dhe ne jemi ata që e lavdërojmë Atë!”
37:166.
Dhe me të vërtetë, ne jemi ata që e lavdërojmë Allahun vazhdimisht.
37:166.
WE 'INNA LENEHNUL-MUSEBBIHUNE
C
37:167.
Po edhe pse ata ishin që thoshin:
37:167.
Edhe pse ata (idhujtarët mekas) thoshin:
37:167.
Dhe ata me siguri thanë:
37:167.
WE 'IN KANU LEJEKULUNE
C
37:168.
Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët,
37:168.
“Sikur të kishim një Libër nga popujt e mëparshëm,
37:168.
Sikur të kishim një përkujtim nga të mëparshmit,
37:168.
LEW 'ENNE 'INDENA DHIKREN MINEL-'EWWELINE
C
37:169.
Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
37:169.
ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Allahut”,
37:169.
Me të vërtetë, ne do të ishim robër të sinqertë të Allahut.
37:169.
LEKUNNA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C
37:170.
Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur'anin), e më vonë do të kuptojnë.
37:170.
ata e mohuan Kuranin, por së shpejti do ta marrin vesh!
37:170.
Por ata e mohuan atë, kështu që së shpejti ata do ta dinë.
37:170.
FEKEFERU BIHI FESEWFE JA'LEMUNE
C
37:171.
E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
37:171.
Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar
37:171.
Dhe me të vërtetë, Fjala Jonë tashmë është shpallur robërve Tanë të dërguar:
37:171.
WE LEKAD SEBEKAT KELIMETUNA LI'IBADINAL-MURSELIN
C
37:172.
se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
37:172.
se ata do të ndihmohen (prej Nesh)
37:172.
Me të vërtetë, ata do të ndihmohen,
37:172.
'INNEHUM LEHUMUL-MENSURUNE
C
37:173.
Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
37:173.
dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare!
37:173.
Dhe me të vërtetë, ushtria Jonë do të jetë fituese.
37:173.
WE 'INNE XHUNDENA LEHUMUL-GALIBUNE
C
37:174.
Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre.
37:174.
Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:174.
Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:174.
FETEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C
37:175.
E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
37:175.
Vështroji ata (kur t'u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!
37:175.
Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:175.
WE 'EBSIRHUM FESEWFE JUBSIRUNE
C
37:176.
A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
37:176.
Vallë, a mos po kërkojnë ata shpejtimin e dënimit Tonë!
37:176.
A kërkojnë ata ndëshkimin Tonë që të përshpejtohet?
37:176.
'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE
C
37:177.
E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.
37:177.
Kur t'u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.
37:177.
Por kur ai të zbresë në oborrin e tyre, atëherë do të jetë mëngjes i keq për ata që janë paralajmëruar.
37:177.
FE'IDHA NEZELE BISAHETIHIM FESA'E SEBAHUL-MUNDHERINE
C
37:178.
E ti largohu për një kohë prej tyre,
37:178.
Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:178.
Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:178.
WE TEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C
37:179.
Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
37:179.
Vështroji ata, se edhe ata do ta shohin!
37:179.
Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:179.
WE 'EBSIR FESEWFE JUBSIRUNE
C
37:180.
I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
37:180.
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata!
37:180.
I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Lavdisë, mbi atë që ata i përshkruajnë.
37:180.
SUBHANE RABBIKE RABBIL-'IZZETI 'AMMA JESIFUNE
C
37:181.
Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.
37:181.
Paqja qoftë mbi të dërguarit,
37:181.
Dhe selam për të dërguarit.
37:181.
WE SELAMUN 'ALEL-MURSELINE
C
37:182.
Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë!
37:182.
dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!
37:182.
Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
37:182.
WEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE