Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:112. Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is'hakun, pejgamber prej të mirëve.
37:112. Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is'hakut, profet prej njerëzve të mirë.
37:112. Dhe Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, një profet nga të drejtët.
37:112. WE BESHSHERNAHU BI'ISHAKA NEBIJEN MINE ES-SALIHINE
C 37:113. Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is'hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.
37:113. Dhe Ne e bekuam atë dhe Is'hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe.
37:113. Dhe Ne i bekuam atë dhe Is'hakun. Dhe midis pasardhësve të tyre ka disa që janë bamirës, por ka disa që janë të qartë në të keqen ndaj vetvetes.
37:113. WE BAREKNA 'ALEJHI WE 'ALA 'ISHAKA WE MIN DHURRIJETIHIMA MUHSINUN WE DHALIMUN LINEFSIHI MUBINUN
C 37:114. Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
37:114. Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit
37:114. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë mirësi Musait dhe Harunit.
37:114. WE LEKAD MENENNA 'ALA MUSA WE HARUNE
C 37:115. I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
37:115. dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.
37:115. Dhe Ne i shpëtuam ata dhe popullin e tyre nga fatkeqësia e madhe.
37:115. WE NEXHXHEJNAHUMA WE KAWMEHUMA MINEL-KERBIL-'ADHIMI
C 37:116. Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
37:116. Ne i ndihmuam dhe ata ngadhënjyen.
37:116. Dhe Ne i ndihmuam ata, kështu që ata fituan.
37:116. WE NESERNAHUM FEKANU HUMUL-GALIBINE
C 37:117. Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.
37:117. Ne u dhamë atyre Librin e qartë,
37:117. Dhe Ne u dhamë atyre Librin e qartë.
37:117. WE 'ATEJNAHUMAL-KITABEL-MUSTEBINE
C 37:118. Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
37:118. i udhëzuam në rrugën e drejtë
37:118. Dhe Ne i udhëzuam ata në rrugën e drejtë.
37:118. WE HEDEJNAHUMA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
C 37:119. Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.
37:119. dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.
37:119. Dhe Ne ua lamë atyre një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:119. WE TEREKNA 'ALEJHIMA FIL-'AHIRINE
C 37:120. (Përkujtimin) "Selamun" - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
37:120. “Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”
37:120. Selam për Musain dhe Harunin!
37:120. SELAMUN 'ALA MUSA WE HARUNE
C 37:121. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:121. Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!
37:121. Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:121. 'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 37:122. Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
37:122. E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.
37:122. Me të vërtetë, ata ishin nga robërit Tanë besimtarë.
37:122. 'INNEHUMA MIN 'IBADINAL-MU'UMININE