U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:117.
Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.
37:117.
Ne u dhamë atyre Librin e qartë,
37:117.
Dhe Ne u dhamë atyre Librin e qartë.
37:117.
WE 'ATEJNAHUMAL-KITABEL-MUSTEBINE
C
37:118.
Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
37:118.
i udhëzuam në rrugën e drejtë
37:118.
Dhe Ne i udhëzuam ata në rrugën e drejtë.
37:118.
WE HEDEJNAHUMA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
C
37:119.
Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.
37:119.
dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.
37:119.
Dhe Ne ua lamë atyre një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:119.
WE TEREKNA 'ALEJHIMA FIL-'AHIRINE
C
37:120.
(Përkujtimin) "Selamun" - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
37:120.
“Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”
37:120.
Selam për Musain dhe Harunin!
37:120.
SELAMUN 'ALA MUSA WE HARUNE
C
37:121.
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:121.
Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!
37:121.
Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:121.
'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:122.
Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
37:122.
E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.
37:122.
Me të vërtetë, ata ishin nga robërit Tanë besimtarë.
37:122.
'INNEHUMA MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C
37:123.
Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
37:123.
Edhe Iljasi ka qenë vërtet një prej të dërguarve.
37:123.
Dhe me të vërtetë, Iljasi ishte nga të dërguarit.
37:123.
WE 'INNE 'ILJASE LEMINEL-MURSELINE
C
37:124.
Kur ai, popullit të vet i tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"
37:124.
Ai i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni Allahut?!”
37:124.
Kur ai i tha popullit të tij: "A nuk do të keni frikë?
37:124.
'IDH KALE LIKAWMIHI 'ELA TETTEKUNE
C
37:125.
A e adhuroni "Ba'ël-in" (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues?
37:125.
Vallë, a i luteni ju Ba'lit, ndërsa braktisni Krijuesin më të mirë,
37:125.
Adoz jeni duke adhuruar dhe po lini Zotin më të Mirë?
37:125.
'ETED'UNE BA'LEN WE TEDHERUNE 'EHSENEL-HALIKINE
C
37:126.
All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!"
37:126.
Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”
37:126.
Allah, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?"
37:126.
ELLAHE REBBEKUM WE REBBE 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C
37:127.
Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem.
37:127.
Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),
37:127.
Por ata e përgënjeshtruan atë, kështu që me siguri ata do të sillen (në ndëshkim),
37:127.
FEKEDHDHEBUHU FE'INNEHUM LEMUHDERUNE