U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:110.
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110.
Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët.
37:110.
Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110.
KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:111.
Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
37:111.
Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.
37:111.
Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:111.
'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C
37:112.
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is'hakun, pejgamber prej të mirëve.
37:112.
Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is'hakut, profet prej njerëzve të mirë.
37:112.
Dhe Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, një profet nga të drejtët.
37:112.
WE BESHSHERNAHU BI'ISHAKA NEBIJEN MINE ES-SALIHINE
C
37:113.
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is'hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.
37:113.
Dhe Ne e bekuam atë dhe Is'hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe.
37:113.
Dhe Ne i bekuam atë dhe Is'hakun. Dhe midis pasardhësve të tyre ka disa që janë bamirës, por ka disa që janë të qartë në të keqen ndaj vetvetes.
37:113.
WE BAREKNA 'ALEJHI WE 'ALA 'ISHAKA WE MIN DHURRIJETIHIMA MUHSINUN WE DHALIMUN LINEFSIHI MUBINUN
C
37:114.
Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
37:114.
Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit
37:114.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë mirësi Musait dhe Harunit.
37:114.
WE LEKAD MENENNA 'ALA MUSA WE HARUNE
C
37:115.
I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
37:115.
dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.
37:115.
Dhe Ne i shpëtuam ata dhe popullin e tyre nga fatkeqësia e madhe.
37:115.
WE NEXHXHEJNAHUMA WE KAWMEHUMA MINEL-KERBIL-'ADHIMI
C
37:116.
Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
37:116.
Ne i ndihmuam dhe ata ngadhënjyen.
37:116.
Dhe Ne i ndihmuam ata, kështu që ata fituan.
37:116.
WE NESERNAHUM FEKANU HUMUL-GALIBINE
C
37:117.
Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.
37:117.
Ne u dhamë atyre Librin e qartë,
37:117.
Dhe Ne u dhamë atyre Librin e qartë.
37:117.
WE 'ATEJNAHUMAL-KITABEL-MUSTEBINE
C
37:118.
Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
37:118.
i udhëzuam në rrugën e drejtë
37:118.
Dhe Ne i udhëzuam ata në rrugën e drejtë.
37:118.
WE HEDEJNAHUMA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
C
37:119.
Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.
37:119.
dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.
37:119.
Dhe Ne ua lamë atyre një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:119.
WE TEREKNA 'ALEJHIMA FIL-'AHIRINE
C
37:120.
(Përkujtimin) "Selamun" - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
37:120.
“Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”
37:120.
Selam për Musain dhe Harunin!
37:120.
SELAMUN 'ALA MUSA WE HARUNE