Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
37:105. ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!
37:105. Ti e përmbushe ëndrrën. Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:105. KAD SEDDEKTE ER-RU'UJA 'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 37:106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
37:106. Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!
37:106. Me të vërtetë, kjo ishte një sprovë e qartë."
37:106. 'INNE HADHA LEHUWEL-BELA'UL-MUBINU
C 37:107. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.
37:107. Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh,
37:107. Dhe Ne e shpenguam atë me një flijim madhështor.
37:107. WE FEDEJNAHU BIDHIBHIN 'ADHIMIN
C 37:108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
37:108. dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.
37:108. Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:108. WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C 37:109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
37:109. “Paqja qoftë mbi Ibrahimin!”
37:109. Selam për Ibrahimin!
37:109. SELAMUN 'ALA 'IBRAHIME
C 37:110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110. Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët.
37:110. Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110. KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 37:111. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
37:111. Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.
37:111. Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:111. 'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C 37:112. Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is'hakun, pejgamber prej të mirëve.
37:112. Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is'hakut, profet prej njerëzve të mirë.
37:112. Dhe Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, një profet nga të drejtët.
37:112. WE BESHSHERNAHU BI'ISHAKA NEBIJEN MINE ES-SALIHINE
C 37:113. Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is'hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.
37:113. Dhe Ne e bekuam atë dhe Is'hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe.
37:113. Dhe Ne i bekuam atë dhe Is'hakun. Dhe midis pasardhësve të tyre ka disa që janë bamirës, por ka disa që janë të qartë në të keqen ndaj vetvetes.
37:113. WE BAREKNA 'ALEJHI WE 'ALA 'ISHAKA WE MIN DHURRIJETIHIMA MUHSINUN WE DHALIMUN LINEFSIHI MUBINUN
C 37:114. Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
37:114. Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit
37:114. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë mirësi Musait dhe Harunit.
37:114. WE LEKAD MENENNA 'ALA MUSA WE HARUNE
C 37:115. I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
37:115. dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.
37:115. Dhe Ne i shpëtuam ata dhe popullin e tyre nga fatkeqësia e madhe.
37:115. WE NEXHXHEJNAHUMA WE KAWMEHUMA MINEL-KERBIL-'ADHIMI