Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:100. Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
37:100. “O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”
37:100. Zoti im, më dhuro mua një pasardhës të drejtë.
37:100. REBBI HEB LI MINE ES-SALIHINE
C 37:101. Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).
37:101. Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!
37:101. Prandaj, Ne e përgëzuam atë me një djalë të butë.
37:101. FEBESHSHERNAHU BIGULAMIN HELIMIN
C 37:102. Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!"
37:102. Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”
37:102. Kur ai arriti moshën për të punuar me të, ai tha: "O biri im, unë e kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Prandaj, çfarë mendon ti?" Ai tha: "O babai im, bëj atë që të është urdhëruar; do të më gjesh, inshaAllah, nga ata që janë të duruar."
37:102. FELEMMA BELEGA ME'AHU ES-SA'JE KALE JA BUNEJJE 'INNI 'ERA FIL-MENAMI 'ENNI 'EDHBEHUKE FANDHUR MADHA TERA KALE JA 'EBETI EF'AL MA TU'UMERU SETEXHIDUNI 'IN SHA'EL-LAHU MINE ES-SABIRINE
C 37:103. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
37:103. Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.
37:103. Pastaj, kur ata të dy iu dorëzuan dhe ai e vuri atë me fytyrën poshtë,
37:103. FELEMMA 'ESLEMA WE TELLEHU LILXHEBINI
C 37:104. Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"
37:104. Ne e thirrëm: “O Ibrahim,
37:104. Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim,
37:104. WE NADEJNAHU 'EN JA 'IBRAHIMU
C 37:105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
37:105. ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!
37:105. Ti e përmbushe ëndrrën. Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:105. KAD SEDDEKTE ER-RU'UJA 'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 37:106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
37:106. Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!
37:106. Me të vërtetë, kjo ishte një sprovë e qartë."
37:106. 'INNE HADHA LEHUWEL-BELA'UL-MUBINU
C 37:107. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.
37:107. Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh,
37:107. Dhe Ne e shpenguam atë me një flijim madhështor.
37:107. WE FEDEJNAHU BIDHIBHIN 'ADHIMIN
C 37:108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
37:108. dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.
37:108. Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:108. WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C 37:109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
37:109. “Paqja qoftë mbi Ibrahimin!”
37:109. Selam për Ibrahimin!
37:109. SELAMUN 'ALA 'IBRAHIME
C 37:110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110. Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët.
37:110. Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:110. KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE