Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:62. A kjo pritje (me shpërblim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e Zekumit?
37:62. A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit?
37:62. A është kjo mikpritje më e mirë ose pema e Zakkumit?
37:62. 'EDHELIKE HAJRUN NUZULEN 'EM SHEXHERETU EZ-ZEKKUMI
C 37:63. Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
37:63. Ne e kemi bërë atë si mundim për keqbërësit.
37:63. Me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë një sprovë për të padrejtët.
37:63. 'INNA XHE'ALNAHA FITNETEN LILDHDHALIMINE
C 37:64. Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehennemit.
37:64. Njëmend, kjo pemë del nga fundi i Zjarrit flakërues
37:64. Me të vërtetë, ajo është një pemë që del nga fundi i zjarrit e ndezur,
37:64. 'INNEHA SHEXHERETUN TEHRUXHU FI 'ESLIL-XHEHIMI
C 37:65. Pema (fruti) e saj është sikurse koka dreqërish.
37:65. dhe frutet e saj janë si kokat e djajve.
37:65. Frutat e saj janë si koka të shejtanëve.
37:65. TEL'UHA KE'ENNEHU RU'USU ESH-SHEJATINI
C 37:66. E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
37:66. Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frut dhe me të do ta mbushin barkun.
37:66. Dhe me të vërtetë, ata do të hanë prej saj dhe do të mbushin me të barkun.
37:66. FE'INNEHUM LE'AKILUNE MINHA FEMALI'UNE MINHAL-BUTUNE
C 37:67. Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
37:67. Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë)
37:67. Pastaj, me të vërtetë, mbi të ata do të kenë një përzierje të ujit të valë.
37:67. THUMME 'INNE LEHUM 'ALEJHA LESHEWBEN MIN HEMIMIN
C 37:68. Mandej kthimi i tyre është në xhehennem.
37:68. e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.
37:68. Pastaj, me të vërtetë, kthimi i tyre do të jetë te zjarri i Xhehenemit.
37:68. THUMME 'INNE MERXHI'AHUM LE'ILAL-XHEHIMI
C 37:69. Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
37:69. Ata i gjetën etërit e tyre në humbje,
37:69. Me të vërtetë, ata e gjetën baballarët e tyre në një humbje të qartë,
37:69. 'INNEHUM 'ELFEW 'ABA'EHUM DALLINE
C 37:70. Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
37:70. dhe kështu vazhduan pas gjurmëve të tyre.
37:70. Dhe ata nxituan të ndiqnin gjurmët e tyre.
37:70. FEHUM 'ALA 'ATHARIHIM JUHRA'UNE
C 37:71. Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur.
37:71. Por, edhe para tyre humbën (rrugën) shumica e popujve të lashtë.
37:71. Dhe me të vërtetë, shumica e të parëve kanë devijuar para tyre,
37:71. WE LEKAD DELLE KABLEHUM 'EKTHERUL-'EWWELINE
C 37:72. Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
37:72. Në të vërtetë, Ne u dërguam atyre paralajmërues.
37:72. Dhe Ne i dërguam atyre paralajmërues.
37:72. WE LEKAD 'ERSELNA FIHIM MUNDHIRINE