Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:145. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
37:145. Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.
37:145. Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë ndërsa ai ishte i sëmurë.
37:145. FENEBEDHNAHU BIL-'ARA'I WE HUWE SEKIMUN
C 37:146. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t'i bëjë hije) nga kungulli.
37:146. Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (për t'i bërë hije).
37:146. Dhe Ne bëmë që mbi të të rritej një bimë nga lloji i kungullit.
37:146. WE 'ENBETNA 'ALEJHI SHEXHERETEN MIN JEKTININ
C 37:147. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë.
37:147. Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,
37:147. Dhe Ne e dërguam atë te njëqind mijë ose më shumë.
37:147. WE 'ERSELNAHU 'ILA MIA'ETI 'ELFIN 'EW JEZIDUNE
C 37:148. E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
37:148. dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë.
37:148. Dhe ata besuan, kështu që Ne u dhamë atyre kënaqësi për një kohë.
37:148. FE'AMENU FEMETTA'NAHUM 'ILA HININ
C 37:149. E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"
37:149. Pyeti ata (o Muhamed): “Vallë, për Zotin tënd janë vajzat, ndërsa për vete kanë djemtë?!
37:149. Prandaj, pyeti ata: "A ka për Zotin tënd bija, ndërsa ata kanë djem?"
37:149. FASTEFTIHIM 'ELIREBBIKEL-BENATU WE LEHUMUL-BENUNE
C 37:150. Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
37:150. Apo Ne i krijuam engjëjt si femra e ata ishin dëshmitarë?!”
37:150. Apo Ne krijuam engjëjt femra, ndërsa ata ishin dëshmitarë?
37:150. 'EM HALEKNAL-MELA'IKETE 'INATHEN WE HUM SHAHIDUNE
C 37:151. Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
37:151. Sigurisht që ata shpifin kur thonë:
37:151. Ja, me të vërtetë, ata shpikin një gënjeshtër kur thonë:
37:151. 'ELA 'INNEHUM MIN 'IFKIHIM LEJEKULUNE
C 37:152. "All-llahu ka lindë!" S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
37:152. “Allahu ka lindur fëmijë”! - Ata, në të vërtetë, janë gënjeshtarë.
37:152. Allah ka lindur. Dhe ata janë gënjeshtarë.
37:152. WELEDEL-LAHU WE 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C 37:153. A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
37:153. Vallë, Ai ka parapëlqyer vajzat ndaj djemve?!
37:153. A ka Ai zgjedhur bijat mbi bijtë?
37:153. 'ASTEFAL-BENATI 'ALEL-BENINE
C 37:154. Po ç'keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
37:154. Çfarë keni që gjykoni kështu?!
37:154. Çfarë keni ju? Si gjykoni?
37:154. MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
C 37:155. A nuk jeni duke menduar?
37:155. A nuk po mendoni?!
37:155. A nuk do të përkujtoni?
37:155. 'EFELA TEDHEKKERUN