Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:50. I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
37:50. Ata do t'i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë.
37:50. Dhe ata do të kthehen ndaj njëri-tjetrit duke pyetur.
37:50. FE'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C 37:51. Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku,
37:51. Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok,
37:51. Në mesin e tyre një folës do të thotë: "Unë kisha një shok,
37:51. KALE KA'ILUN MINHUM 'INNI KANE LI KARINUN
C 37:52. thoshte: "A je ti prej atyre që besojnë se
37:52. i cili më thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë
37:52. Që më thoshte: 'A je ti nga ata që beson?
37:52. JEKULU 'E'INNEKE LEMINEL-MUSEDDIKINE
C 37:53. kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?"
37:53. se, kur të vdesim e të bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!”
37:53. Se kur ne të vdesim dhe të jemi pluhur dhe kocka, a me të vërtetë do të ringjallemi dhe do të jemi të shpërblyer?'"
37:53. 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEDINUNE
C 37:54. Ai (besimtari në xhennet) thotë: "A vini ju të shikojmë?"
37:54. - A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?”
37:54. Ai do të thotë: "A dëshironi të shikoni?"
37:54. KALE HEL 'ENTUM MUTTELI'UNE
C 37:55. Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehennemit.
37:55. Dhe ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues
37:55. Pastaj ai do të shikojë dhe do ta shohë atë në mes të zjarrit të Xhehenemit.
37:55. FATTELE'A FERE'AHU FI SEWA'IL-XHEHIMI
C 37:56. Ai thotë: "Pasha All-llahun, përpak më rrëzove (në xhehennem) edhe mua.
37:56. e do t'i thotë: “Për Allahun! Për pak më shkatërrove edhe mua.
37:56. Ai do të thotë: "Për Allahun! Ti ishe gati të më shkatërroje mua.
37:56. KALE TE-ELLAHI 'IN KIDTE LETURDINI
C 37:57. Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.
37:57. Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty)”.
37:57. Por sikur të mos kishte qenë mirësia e Zotit tim, unë do të isha me ty midis të ndëshkuarve."
37:57. WE LEWLA NI'METU RABBI LEKUNTU MINEL-MUHDERINE
C 37:58. Dhe ne nuk do të vdesim më.
37:58. (Banorët e Xhenetit do të thonë:) “A nuk do të vdesim më,
37:58. A nuk është kështu që ne nuk do të vdesim,
37:58. 'EFEMA NEHNU BIMEJJITINE
C 37:59. Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!"
37:59. përveç vdekjes së parë? Dhe as nuk do të dënohemi?”
37:59. Përveç vdekjes sonë të parë, dhe ne nuk do të ndëshkohemi më?
37:59. 'ILLA MEWTETENAL-'ULA WE MA NEHNU BIMU'ADHDHEBINE
C 37:60. Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
37:60. Vërtet, kjo është fitorja më e madhe!
37:60. Me të vërtetë, ky është një shpëtim i madh."
37:60. 'INNE HADHA LEHUWEL-FEWZUL-'ADHIMU