Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:25. Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25. “Ç'keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”
37:25. Çfarë keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25. MA LEKUM LA TENASERUNE
C 37:26. E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
37:26. Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,
37:26. Jo, por ata atë ditë janë të nënshtruar.
37:26. BEL HUMUL-JEWME MUSTESLIMUNE
C 37:27. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
37:27. e do t'i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.
37:27. Dhe ata do të kthehen ndaj njëri-tjetrit duke u pyetur.
37:27. WE 'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C 37:28. (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).
37:28. (Pasuesit) do t'u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë”.
37:28. Ata do të thonë: "Ju na vinit te ne nga e djathta."
37:28. KALU 'INNEKUM KUNTUM TE'TUNENA 'ANIL-JEMINI
C 37:29. Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
37:29. Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!
37:29. Ata do të thonë: "Jo, por ju nuk ishit besimtarë.
37:29. KALU BEL LEM TEKUNU MU'UMININE
C 37:30. Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
37:30. Ne nuk kishim kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur.
37:30. Dhe ne nuk kishim asnjë pushtet mbi ju. Por ju ishit një popull që kalonte kufijtë."
37:30. WE MA KANE LENA 'ALEJKUM MIN SULTANIN BEL KUNTUM KAWMEN TAGINE
C 37:31. E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s'ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
37:31. E kështu u përmbush fjala e Zotit kundër nesh; ne të gjithë do ta shijojmë me siguri dënimin.
37:31. Kështu, Fjala e Zotit tonë është bërë e vërtetë mbi ne. Me të vërtetë, ne do të shijojmë (ndëshkimin).
37:31. FEHEKKA 'ALEJNA KAWLU RABBINA 'INNA LEDHA'IKUNE
C 37:32. Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur".
37:32. Ne ju mashtruam juve, por edhe vetë ishim të mashtruar.”
37:32. Dhe ne ju shmangëm ju, sepse ne ishim vetë të shmangur."
37:32. FE'EGWEJNAKUM 'INNA KUNNA GAWINE
C 37:33. Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
37:33. Atë Ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.
37:33. Kështu, atë ditë, ata të gjithë do të jenë të përbashkët në ndëshkim.
37:33. FE'INNEHUM JEWME'IDHIN FIL-'ADHABI MUSHTERIKUNE
C 37:34. Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
37:34. Ne kështu veprojmë me keqbërësit,
37:34. Me të vërtetë, kështu Ne i trajtojmë kriminelët.
37:34. 'INNA KEDHALIKE NEF'ALU BIL-MUXHRIMINE
C 37:35. Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
37:35. sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj
37:35. Me të vërtetë, kur atyre u thuhej: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut," ata bëheshin mendjemëdhenj.
37:35. 'INNEHUM KANU 'IDHA KILE LEHUM LA 'ILAHE 'ILLALLAHU JESTEKBIRUNE