U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:26.
E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
37:26.
Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,
37:26.
Jo, por ata atë ditë janë të nënshtruar.
37:26.
BEL HUMUL-JEWME MUSTESLIMUNE
C
37:27.
E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
37:27.
e do t'i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.
37:27.
Dhe ata do të kthehen ndaj njëri-tjetrit duke u pyetur.
37:27.
WE 'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C
37:28.
(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).
37:28.
(Pasuesit) do t'u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë”.
37:28.
Ata do të thonë: "Ju na vinit te ne nga e djathta."
37:28.
KALU 'INNEKUM KUNTUM TE'TUNENA 'ANIL-JEMINI
C
37:29.
Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
37:29.
Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!
37:29.
Ata do të thonë: "Jo, por ju nuk ishit besimtarë.
37:29.
KALU BEL LEM TEKUNU MU'UMININE
C
37:30.
Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
37:30.
Ne nuk kishim kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur.
37:30.
Dhe ne nuk kishim asnjë pushtet mbi ju. Por ju ishit një popull që kalonte kufijtë."
37:30.
WE MA KANE LENA 'ALEJKUM MIN SULTANIN BEL KUNTUM KAWMEN TAGINE
C
37:31.
E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s'ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
37:31.
E kështu u përmbush fjala e Zotit kundër nesh; ne të gjithë do ta shijojmë me siguri dënimin.
37:31.
Kështu, Fjala e Zotit tonë është bërë e vërtetë mbi ne. Me të vërtetë, ne do të shijojmë (ndëshkimin).
37:31.
FEHEKKA 'ALEJNA KAWLU RABBINA 'INNA LEDHA'IKUNE
C
37:32.
Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur".
37:32.
Ne ju mashtruam juve, por edhe vetë ishim të mashtruar.”
37:32.
Dhe ne ju shmangëm ju, sepse ne ishim vetë të shmangur."
37:32.
FE'EGWEJNAKUM 'INNA KUNNA GAWINE
C
37:33.
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
37:33.
Atë Ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.
37:33.
Kështu, atë ditë, ata të gjithë do të jenë të përbashkët në ndëshkim.
37:33.
FE'INNEHUM JEWME'IDHIN FIL-'ADHABI MUSHTERIKUNE
C
37:34.
Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
37:34.
Ne kështu veprojmë me keqbërësit,
37:34.
Me të vërtetë, kështu Ne i trajtojmë kriminelët.
37:34.
'INNA KEDHALIKE NEF'ALU BIL-MUXHRIMINE
C
37:35.
Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
37:35.
sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj
37:35.
Me të vërtetë, kur atyre u thuhej: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut," ata bëheshin mendjemëdhenj.
37:35.
'INNEHUM KANU 'IDHA KILE LEHUM LA 'ILAHE 'ILLALLAHU JESTEKBIRUNE
C
37:36.
Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?"
37:36.
dhe thoshin: “Vallë, a t'i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”
37:36.
Dhe thoshin: "A duhet ta lëmë zotat tanë për shkak të një poeti të çmendur?"
37:36.
WE JEKULUNE 'E'INNA LETARIKU 'ALIHETINA LISHA'IRIN MEXHNUNIN