Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:37. Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
37:37. Nuk është ashtu (siç thonë ata), por ai (Muhamedi a.s.) ka sjellë të vërtetën dhe ka pohuar atë që thonin të dërguarit e mëparshëm.
37:37. Jo, por ai ka sjellë të vërtetën dhe ka konfirmuar të dërguarit.
37:37. BEL XHA'E BIL-HEKKI WE SEDDEKAL-MURSELINE
C 37:38. Ju, patjetër do ta përjetoni dënimin më të ashpër.
37:38. Sigurisht, ju do ta provoni dënimin e dhembshëm
37:38. Me të vërtetë, ju do të shijoni ndëshkimin e dhimbshëm.
37:38. 'INNEKUM LEDHA'IKUL-'ADHABIL-'ELIMI
C 37:39. Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
37:39. dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!
37:39. Dhe ju nuk do të shpërbleheni përveçse për atë që keni punuar.
37:39. WE MA TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C 37:40. Me përjashtim të robërve të All-llahut që ishin të sinqertë,
37:40. Kurse robërit e sinqertë të Allahut,
37:40. Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:40. 'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C 37:41. Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
37:41. do të kenë mirësi të caktuara dhe
37:41. Për ta do të jetë një furnizim i njohur,
37:41. 'ULA'IKE LEHUM RIZKUN MA'LUMUN
C 37:42. Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
37:42. fruta të ndryshme e do të jenë të respektuar,
37:42. Fruta, dhe ata do të nderohen,
37:42. FEWAKIHU WE HUM MUKREMUNE
C 37:43. Në xhennete të begatshme,
37:43. në kopshtet e lumturisë,
37:43. Në kopshte të begatisë,
37:43. FI XHENNATI EN-NA'IMI
C 37:44. Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
37:44. në kolltuqe, përballë njëri-tjetrit.
37:44. Duke qenë të ulur në divane përballë njëri-tjetrit.
37:44. 'ALA SURURIN MUTEKABILINE
C 37:45. Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,
37:45. Aty do t'u shërbehet një gotë e mbushur nga një burimi i rrjedhshëm,
37:45. Për ta do të qarkullojë një gotë nga një burim.
37:45. JUTAFU 'ALEJHIM BIKE'SIN MIN MA'ININ
C 37:46. E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
37:46. (me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë.
37:46. E bardhë dhe e kënaqshme për ata që e pinë.
37:46. BEJDA'E LEDHDHETIN LILSHSHARIBINE
C 37:47. Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
37:47. Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen.
37:47. Nuk do të ketë as dhimbje koke në të, as ata nuk do të jenë të dehur.
37:47. LA FIHA GAWLUN WE LA HUM 'ANHA JUNZEFUNE