Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:73. E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
37:73. E tani shiko se cili qe fundi i atyre që u paralajmëruan,
37:73. Prandaj, shiko se si ishte fundi i atyre që ishin paralajmëruar,
37:73. FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUNDHERINE
C 37:74. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
37:74. përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:74. Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:74. 'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C 37:75. Për Zotin Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
37:75. Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur:
37:75. Dhe me të vërtetë, Nuhu na thirri, dhe sa i shkëlqyer është Ai që i përgjigjet!
37:75. WE LEKAD NADANA NUHUN FELENI'MEL-MUXHIBUNE
C 37:76. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
37:76. e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës së madhe,
37:76. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe,
37:76. WE NEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU MINEL-KERBIL-'ADHIMI
C 37:77. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
37:77. i lamë në jetë vetëm pasardhësit e tij
37:77. Dhe Ne i bëmë pasardhësit e tij ata që mbetën.
37:77. WE XHE'ALNA DHURRIJETEHU HUMUL-BAKINE
C 37:78. Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm.
37:78. dhe e lamë atë kujtim te brezat e tjerë.
37:78. Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:78. WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C 37:79. Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
37:79. “Paqja qoftë me Nuhun ndërmjet gjithë krijesave!”
37:79. Selam për Nuhun midis botëve!
37:79. SELAMUN 'ALA NUHIN FIL-'ALEMINE
C 37:80. Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
37:80. Ne, kështu i shpërblejmë punëdrejtët.
37:80. Me të vërtetë, kështu Ne shpërblejmë bamirësit.
37:80. 'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 37:81. Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë.
37:81. Ai është vërtet nga robërit Tanë besimtarë.
37:81. Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:81. 'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C 37:82. E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
37:82. Pastaj i fundosëm të tjerët.
37:82. Pastaj Ne i fundosëm të tjerët.
37:82. THUMME 'EGREKNAL-'AHARINE
C 37:83. Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
37:83. Pa dyshim që një nga ithtarët e (besimit të) tij (Nuhut) ishte Ibrahimi.
37:83. Dhe me të vërtetë, nga ndjekësit e tij ishte Ibrahimi.
37:83. WE 'INNE MIN SHI'ATIHI LE'IBRAHIME