U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:94.
Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
37:94.
(Mbasi u kthyen dhe panë idhujt e thyer) njerëzit nxituan nga ai.
37:94.
Pastaj ata u afruan te ai duke nxituar.
37:94.
FE'EKBELU 'ILEJHI JEZIFFUNE
C
37:95.
Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?"
37:95.
Ai u tha: “Vallë, ju adhuroni ato që i keni gdhendur vetë,
37:95.
Ai tha: "A adhuroni atë që e gdhendi vetë?"
37:95.
KALE 'ETA'BUDUNE MA TENHITUNE
C
37:96.
E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
37:96.
ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!”
37:96.
Dhe Allahu ju krijoi ju dhe atë që bëni?"
37:96.
WEL-LAHU HALEKAKUM WE MA TA'MELUNE
C
37:97.
Ata thanë: "Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr!
37:97.
Ata thanë: “Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!”
37:97.
Ata thanë: "Ndërtoni për të një strukturë dhe digjeni atë në zjarr."
37:97.
KALU EBNU LEHU BUNJANEN FE'ELKUHU FIL-XHEHIMI
C
37:98.
Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar".
37:98.
Dhe deshën t'i ngrinin një kurth, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.
37:98.
Pastaj ata deshën të kurdisnin kundër tij, por Ne i bëmë ata më të ultët.
37:98.
FE'ERADU BIHI KEJDEN FEXHE'ALNAHUMUL-'ESFELINE
C
37:99.
Ai tha: "Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!"
37:99.
Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.”
37:99.
Dhe ai tha: "Me të vërtetë, unë po shkoj te Zoti im; Ai do të më udhëzojë."
37:99.
WE KALE 'INNI DHAHIBUN 'ILA RABBI SEJEHDINI
C
37:100.
Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
37:100.
“O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”
37:100.
Zoti im, më dhuro mua një pasardhës të drejtë.
37:100.
REBBI HEB LI MINE ES-SALIHINE
C
37:101.
Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).
37:101.
Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!
37:101.
Prandaj, Ne e përgëzuam atë me një djalë të butë.
37:101.
FEBESHSHERNAHU BIGULAMIN HELIMIN
C
37:102.
Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!"
37:102.
Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”
37:102.
Kur ai arriti moshën për të punuar me të, ai tha: "O biri im, unë e kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Prandaj, çfarë mendon ti?" Ai tha: "O babai im, bëj atë që të është urdhëruar; do të më gjesh, inshaAllah, nga ata që janë të duruar."
37:102.
FELEMMA BELEGA ME'AHU ES-SA'JE KALE JA BUNEJJE 'INNI 'ERA FIL-MENAMI 'ENNI 'EDHBEHUKE FANDHUR MADHA TERA KALE JA 'EBETI EF'AL MA TU'UMERU SETEXHIDUNI 'IN SHA'EL-LAHU MINE ES-SABIRINE
C
37:103.
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
37:103.
Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.
37:103.
Pastaj, kur ata të dy iu dorëzuan dhe ai e vuri atë me fytyrën poshtë,
37:103.
FELEMMA 'ESLEMA WE TELLEHU LILXHEBINI
C
37:104.
Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"
37:104.
Ne e thirrëm: “O Ibrahim,
37:104.
Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim,
37:104.
WE NADEJNAHU 'EN JA 'IBRAHIMU