Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:19. Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë.
37:19. Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç'do të bëhet me ta)
37:19. Me të vërtetë, ajo do të jetë vetëm një britmë e vetme, dhe ja, ata do të shikojnë.
37:19. FE'INNEMA HIJE ZEXHRETUN WAHIDETUN FE'IDHA HUM JENDHURUNE
C 37:20. E thonë: "O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!"
37:20. dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”
37:20. Dhe ata do të thonë: "Mjerë për ne! Ky është Dita e Gjykimit."
37:20. WE KALU JA WEJLENA HADHA JEWMU ED-DINI
C 37:21. Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
37:21. Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!
37:21. (Do t'u thuhet): "Kjo është Dita e Vendimit që ju keni mohuar.
37:21. HADHA JEWMUL-FESLIL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C 37:22. Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
37:22. (Engjëjve do t'u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar
37:22. Grumbulloni ata që kanë bërë padrejtësi dhe palët e tyre dhe atë që ata adhuronin
37:22. EHSHURUL-LEDHINE DHELEMU WE 'EZWAXHEHUM WE MA KANU JA'BUDUNE
C 37:23. (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
37:23. krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!
37:23. Përveç Allahut, dhe drejtojini ata drejt rrugës së Xhehenemit.
37:23. MIN DUNI ELLAHI FAHDUHUM 'ILA SIRATIL-XHEHIMI
C 37:24. Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
37:24. Ndalini ata, se do të pyeten:
37:24. Por ndaloni ata, sepse ata do të pyeten.
37:24. WE KIFUHUM 'INNEHUM MES'ULUNE
C 37:25. Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25. “Ç'keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”
37:25. Çfarë keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25. MA LEKUM LA TENASERUNE
C 37:26. E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
37:26. Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,
37:26. Jo, por ata atë ditë janë të nënshtruar.
37:26. BEL HUMUL-JEWME MUSTESLIMUNE
C 37:27. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
37:27. e do t'i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.
37:27. Dhe ata do të kthehen ndaj njëri-tjetrit duke u pyetur.
37:27. WE 'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C 37:28. (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).
37:28. (Pasuesit) do t'u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë”.
37:28. Ata do të thonë: "Ju na vinit te ne nga e djathta."
37:28. KALU 'INNEKUM KUNTUM TE'TUNENA 'ANIL-JEMINI
C 37:29. Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
37:29. Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!
37:29. Ata do të thonë: "Jo, por ju nuk ishit besimtarë.
37:29. KALU BEL LEM TEKUNU MU'UMININE