U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:16.
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
37:16.
(Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?
37:16.
A kur të jemi vdekur dhe kemi qenë pluhur dhe kocka, a do të ringjallemi ne?
37:16.
'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C
37:17.
A edhe të parët tanë të hershëm?
37:17.
Edhe paraardhësit tanë të lashtë?”
37:17.
Edhe baballarët tanë të hershëm?"
37:17.
'EWE'ABA'UUNAL-'EWWELUNE
C
37:18.
Thuaj: "Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!"
37:18.
Thuaju: “Po dhe do të jeni të poshtëruar!”
37:18.
Thuaj: "Po, dhe ju do të jeni të poshtëruar."
37:18.
KUL NE'AM WE 'ENTUM DAHIRUNE
C
37:19.
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë.
37:19.
Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç'do të bëhet me ta)
37:19.
Me të vërtetë, ajo do të jetë vetëm një britmë e vetme, dhe ja, ata do të shikojnë.
37:19.
FE'INNEMA HIJE ZEXHRETUN WAHIDETUN FE'IDHA HUM JENDHURUNE
C
37:20.
E thonë: "O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!"
37:20.
dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”
37:20.
Dhe ata do të thonë: "Mjerë për ne! Ky është Dita e Gjykimit."
37:20.
WE KALU JA WEJLENA HADHA JEWMU ED-DINI
C
37:21.
Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
37:21.
Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!
37:21.
(Do t'u thuhet): "Kjo është Dita e Vendimit që ju keni mohuar.
37:21.
HADHA JEWMUL-FESLIL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C
37:22.
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
37:22.
(Engjëjve do t'u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar
37:22.
Grumbulloni ata që kanë bërë padrejtësi dhe palët e tyre dhe atë që ata adhuronin
37:22.
EHSHURUL-LEDHINE DHELEMU WE 'EZWAXHEHUM WE MA KANU JA'BUDUNE
C
37:23.
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
37:23.
krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!
37:23.
Përveç Allahut, dhe drejtojini ata drejt rrugës së Xhehenemit.
37:23.
MIN DUNI ELLAHI FAHDUHUM 'ILA SIRATIL-XHEHIMI
C
37:24.
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
37:24.
Ndalini ata, se do të pyeten:
37:24.
Por ndaloni ata, sepse ata do të pyeten.
37:24.
WE KIFUHUM 'INNEHUM MES'ULUNE
C
37:25.
Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25.
“Ç'keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”
37:25.
Çfarë keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:25.
MA LEKUM LA TENASERUNE
C
37:26.
E ata sot janë dorëzuar në tërësi.
37:26.
Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,
37:26.
Jo, por ata atë ditë janë të nënshtruar.
37:26.
BEL HUMUL-JEWME MUSTESLIMUNE