U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:126.
All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!"
37:126.
Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”
37:126.
Allah, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?"
37:126.
ELLAHE REBBEKUM WE REBBE 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C
37:127.
Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem.
37:127.
Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),
37:127.
Por ata e përgënjeshtruan atë, kështu që me siguri ata do të sillen (në ndëshkim),
37:127.
FEKEDHDHEBUHU FE'INNEHUM LEMUHDERUNE
C
37:128.
Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
37:128.
përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:128.
Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:128.
'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C
37:129.
Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
37:129.
Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm:
37:129.
Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:129.
WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C
37:130.
"Selamun" - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
37:130.
“Paqja qoftë mbi Iljasin!”
37:130.
Selam për Iljasin!
37:130.
SELAMUN 'ALA 'IL JA -SIN
C
37:131.
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:131.
Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!
37:131.
Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:131.
'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
37:132.
S'ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
37:132.
Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.
37:132.
Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:132.
'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C
37:133.
Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
37:133.
Sigurisht, edhe Luti ka qenë njëri prej të dërguarve.
37:133.
Dhe me të vërtetë, Luti ishte nga të dërguarit.
37:133.
WE 'INNE LUTEN LEMINEL-MURSELINE
C
37:134.
Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
37:134.
Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
37:134.
Kur Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë familjen e tij,
37:134.
'IDH NEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'EXHMA'INE
C
37:135.
Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
37:135.
përveç plakës që mbeti prapa me të dënuarit,
37:135.
Përveç një plake që mbeti prapa.
37:135.
'ILLA 'AXHUZEN FIL-GABIRINE
C
37:136.
Pastaj të tjerët i rrënuam.
37:136.
pastaj i zhdukëm të tjerët.
37:136.
Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët.
37:136.
THUMME DEMMERNAL-'AHARINE