Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:124. Kur ai, popullit të vet i tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"
37:124. Ai i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni Allahut?!”
37:124. Kur ai i tha popullit të tij: "A nuk do të keni frikë?
37:124. 'IDH KALE LIKAWMIHI 'ELA TETTEKUNE
C 37:125. A e adhuroni "Ba'ël-in" (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues?
37:125. Vallë, a i luteni ju Ba'lit, ndërsa braktisni Krijuesin më të mirë,
37:125. Adoz jeni duke adhuruar dhe po lini Zotin më të Mirë?
37:125. 'ETED'UNE BA'LEN WE TEDHERUNE 'EHSENEL-HALIKINE
C 37:126. All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!"
37:126. Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”
37:126. Allah, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?"
37:126. ELLAHE REBBEKUM WE REBBE 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C 37:127. Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem.
37:127. Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),
37:127. Por ata e përgënjeshtruan atë, kështu që me siguri ata do të sillen (në ndëshkim),
37:127. FEKEDHDHEBUHU FE'INNEHUM LEMUHDERUNE
C 37:128. Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
37:128. përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:128. Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:128. 'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C 37:129. Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
37:129. Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm:
37:129. Dhe Ne ia lamë atij një përmendje ndër të mëvonshmit:
37:129. WE TEREKNA 'ALEJHI FIL-'AHIRINE
C 37:130. "Selamun" - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
37:130. “Paqja qoftë mbi Iljasin!”
37:130. Selam për Iljasin!
37:130. SELAMUN 'ALA 'IL JA -SIN
C 37:131. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:131. Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!
37:131. Me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:131. 'INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSININE
C 37:132. S'ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
37:132. Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.
37:132. Me të vërtetë, ai ishte një nga robërit Tanë besimtarë.
37:132. 'INNEHU MIN 'IBADINAL-MU'UMININE
C 37:133. Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
37:133. Sigurisht, edhe Luti ka qenë njëri prej të dërguarve.
37:133. Dhe me të vërtetë, Luti ishte nga të dërguarit.
37:133. WE 'INNE LUTEN LEMINEL-MURSELINE
C 37:134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
37:134. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
37:134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë familjen e tij,
37:134. 'IDH NEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'EXHMA'INE