U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:176.
A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
37:176.
Vallë, a mos po kërkojnë ata shpejtimin e dënimit Tonë!
37:176.
A kërkojnë ata ndëshkimin Tonë që të përshpejtohet?
37:176.
'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE
C
37:177.
E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.
37:177.
Kur t'u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.
37:177.
Por kur ai të zbresë në oborrin e tyre, atëherë do të jetë mëngjes i keq për ata që janë paralajmëruar.
37:177.
FE'IDHA NEZELE BISAHETIHIM FESA'E SEBAHUL-MUNDHERINE
C
37:178.
E ti largohu për një kohë prej tyre,
37:178.
Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:178.
Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:178.
WE TEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C
37:179.
Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
37:179.
Vështroji ata, se edhe ata do ta shohin!
37:179.
Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:179.
WE 'EBSIR FESEWFE JUBSIRUNE
C
37:180.
I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
37:180.
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata!
37:180.
I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Lavdisë, mbi atë që ata i përshkruajnë.
37:180.
SUBHANE RABBIKE RABBIL-'IZZETI 'AMMA JESIFUNE
C
37:181.
Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.
37:181.
Paqja qoftë mbi të dërguarit,
37:181.
Dhe selam për të dërguarit.
37:181.
WE SELAMUN 'ALEL-MURSELINE
C
37:182.
Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë!
37:182.
dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!
37:182.
Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
37:182.
WEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
C
38:1.
Sad, pasha Kur'anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s'ka dyshim se është mrekulli).
38:1.
Sâd! Betohem në Kuranin plot këshilla,
38:1.
Sad. Pasha Kuranin që mban përkujtim.
38:1.
SAD WEL-KUR'ANI DHI EDH-DHIKRI
C
38:2.
Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim.
38:2.
(se ti Muhamed thua të vërtetën), por jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe kundërshtues.
38:2.
Por ata që nuk besuan janë në mendjemadhësi dhe përçarje.
38:2.
BELIL-LEDHINE KEFERU FI 'IZZETIN WE SHIKAKIN
C
38:3.
Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
38:3.
Sa e sa breza para tyre, Ne i kemi zhdukur; ata kanë thirrur për mëshirë, por ka qenë vonë!
38:3.
Sa shumë breza Ne kemi shkatërruar para tyre, dhe ata thirrën (kur ndëshkimi i erdhi), por nuk ishte koha për shpëtim.
38:3.
KEM 'EHLEKNA MIN KABLIHIM MIN KARNIN FENADEW WELATE HINE MENASIN
C
38:4.
Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës".
38:4.
Ata (mekasit) çuditen për ardhjen e një paralajmëruesi nga gjiri i tyre dhe jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar.
38:4.
Dhe ata janë të habitur që një paralajmërues ka ardhur te ta nga mesi i tyre. Dhe jobesimtarët thonë: "Ky është një magjistar, një gënjeshtar.
38:4.
WE 'AXHIBU 'EN XHA'EHUM MUNDHIRUN MINHUM WE KALEL-KAFIRUNE HADHA SAHIRUN KEDHDHABUN