Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
37:171. Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar
37:171. Dhe me të vërtetë, Fjala Jonë tashmë është shpallur robërve Tanë të dërguar:
37:171. WE LEKAD SEBEKAT KELIMETUNA LI'IBADINAL-MURSELIN
C 37:172. se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
37:172. se ata do të ndihmohen (prej Nesh)
37:172. Me të vërtetë, ata do të ndihmohen,
37:172. 'INNEHUM LEHUMUL-MENSURUNE
C 37:173. Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
37:173. dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare!
37:173. Dhe me të vërtetë, ushtria Jonë do të jetë fituese.
37:173. WE 'INNE XHUNDENA LEHUMUL-GALIBUNE
C 37:174. Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre.
37:174. Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:174. Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:174. FETEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C 37:175. E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
37:175. Vështroji ata (kur t'u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!
37:175. Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:175. WE 'EBSIRHUM FESEWFE JUBSIRUNE
C 37:176. A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
37:176. Vallë, a mos po kërkojnë ata shpejtimin e dënimit Tonë!
37:176. A kërkojnë ata ndëshkimin Tonë që të përshpejtohet?
37:176. 'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE
C 37:177. E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.
37:177. Kur t'u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.
37:177. Por kur ai të zbresë në oborrin e tyre, atëherë do të jetë mëngjes i keq për ata që janë paralajmëruar.
37:177. FE'IDHA NEZELE BISAHETIHIM FESA'E SEBAHUL-MUNDHERINE
C 37:178. E ti largohu për një kohë prej tyre,
37:178. Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:178. Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:178. WE TEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C 37:179. Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
37:179. Vështroji ata, se edhe ata do ta shohin!
37:179. Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:179. WE 'EBSIR FESEWFE JUBSIRUNE
C 37:180. I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
37:180. I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata!
37:180. I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Lavdisë, mbi atë që ata i përshkruajnë.
37:180. SUBHANE RABBIKE RABBIL-'IZZETI 'AMMA JESIFUNE
C 37:181. Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.
37:181. Paqja qoftë mbi të dërguarit,
37:181. Dhe selam për të dërguarit.
37:181. WE SELAMUN 'ALEL-MURSELINE