U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:170.
Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur'anin), e më vonë do të kuptojnë.
37:170.
ata e mohuan Kuranin, por së shpejti do ta marrin vesh!
37:170.
Por ata e mohuan atë, kështu që së shpejti ata do ta dinë.
37:170.
FEKEFERU BIHI FESEWFE JA'LEMUNE
C
37:171.
E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
37:171.
Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar
37:171.
Dhe me të vërtetë, Fjala Jonë tashmë është shpallur robërve Tanë të dërguar:
37:171.
WE LEKAD SEBEKAT KELIMETUNA LI'IBADINAL-MURSELIN
C
37:172.
se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
37:172.
se ata do të ndihmohen (prej Nesh)
37:172.
Me të vërtetë, ata do të ndihmohen,
37:172.
'INNEHUM LEHUMUL-MENSURUNE
C
37:173.
Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
37:173.
dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare!
37:173.
Dhe me të vërtetë, ushtria Jonë do të jetë fituese.
37:173.
WE 'INNE XHUNDENA LEHUMUL-GALIBUNE
C
37:174.
Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre.
37:174.
Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:174.
Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:174.
FETEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C
37:175.
E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
37:175.
Vështroji ata (kur t'u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!
37:175.
Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:175.
WE 'EBSIRHUM FESEWFE JUBSIRUNE
C
37:176.
A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
37:176.
Vallë, a mos po kërkojnë ata shpejtimin e dënimit Tonë!
37:176.
A kërkojnë ata ndëshkimin Tonë që të përshpejtohet?
37:176.
'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE
C
37:177.
E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.
37:177.
Kur t'u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.
37:177.
Por kur ai të zbresë në oborrin e tyre, atëherë do të jetë mëngjes i keq për ata që janë paralajmëruar.
37:177.
FE'IDHA NEZELE BISAHETIHIM FESA'E SEBAHUL-MUNDHERINE
C
37:178.
E ti largohu për një kohë prej tyre,
37:178.
Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:178.
Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:178.
WE TEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C
37:179.
Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
37:179.
Vështroji ata, se edhe ata do ta shohin!
37:179.
Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:179.
WE 'EBSIR FESEWFE JUBSIRUNE
C
37:180.
I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
37:180.
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata!
37:180.
I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Lavdisë, mbi atë që ata i përshkruajnë.
37:180.
SUBHANE RABBIKE RABBIL-'IZZETI 'AMMA JESIFUNE