Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:167. Po edhe pse ata ishin që thoshin:
37:167. Edhe pse ata (idhujtarët mekas) thoshin:
37:167. Dhe ata me siguri thanë:
37:167. WE 'IN KANU LEJEKULUNE
C 37:168. Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët,
37:168. “Sikur të kishim një Libër nga popujt e mëparshëm,
37:168. Sikur të kishim një përkujtim nga të mëparshmit,
37:168. LEW 'ENNE 'INDENA DHIKREN MINEL-'EWWELINE
C 37:169. Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
37:169. ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Allahut”,
37:169. Me të vërtetë, ne do të ishim robër të sinqertë të Allahut.
37:169. LEKUNNA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C 37:170. Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur'anin), e më vonë do të kuptojnë.
37:170. ata e mohuan Kuranin, por së shpejti do ta marrin vesh!
37:170. Por ata e mohuan atë, kështu që së shpejti ata do ta dinë.
37:170. FEKEFERU BIHI FESEWFE JA'LEMUNE
C 37:171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
37:171. Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar
37:171. Dhe me të vërtetë, Fjala Jonë tashmë është shpallur robërve Tanë të dërguar:
37:171. WE LEKAD SEBEKAT KELIMETUNA LI'IBADINAL-MURSELIN
C 37:172. se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
37:172. se ata do të ndihmohen (prej Nesh)
37:172. Me të vërtetë, ata do të ndihmohen,
37:172. 'INNEHUM LEHUMUL-MENSURUNE
C 37:173. Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
37:173. dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare!
37:173. Dhe me të vërtetë, ushtria Jonë do të jetë fituese.
37:173. WE 'INNE XHUNDENA LEHUMUL-GALIBUNE
C 37:174. Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre.
37:174. Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!
37:174. Prandaj, largoju atyre për një kohë.
37:174. FETEWELLE 'ANHUM HETTA HININ
C 37:175. E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
37:175. Vështroji ata (kur t'u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!
37:175. Dhe shiko ata, dhe së shpejti ata do ta shikojnë.
37:175. WE 'EBSIRHUM FESEWFE JUBSIRUNE
C 37:176. A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
37:176. Vallë, a mos po kërkojnë ata shpejtimin e dënimit Tonë!
37:176. A kërkojnë ata ndëshkimin Tonë që të përshpejtohet?
37:176. 'EFEBI'ADHABINA JESTA'XHILUNE
C 37:177. E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.
37:177. Kur t'u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.
37:177. Por kur ai të zbresë në oborrin e tyre, atëherë do të jetë mëngjes i keq për ata që janë paralajmëruar.
37:177. FE'IDHA NEZELE BISAHETIHIM FESA'E SEBAHUL-MUNDHERINE