U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:181.
Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.
37:181.
Paqja qoftë mbi të dërguarit,
37:181.
Dhe selam për të dërguarit.
37:181.
WE SELAMUN 'ALEL-MURSELINE
C
37:182.
Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë!
37:182.
dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!
37:182.
Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
37:182.
WEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
C
38:1.
Sad, pasha Kur'anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s'ka dyshim se është mrekulli).
38:1.
Sâd! Betohem në Kuranin plot këshilla,
38:1.
Sad. Pasha Kuranin që mban përkujtim.
38:1.
SAD WEL-KUR'ANI DHI EDH-DHIKRI
C
38:2.
Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim.
38:2.
(se ti Muhamed thua të vërtetën), por jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe kundërshtues.
38:2.
Por ata që nuk besuan janë në mendjemadhësi dhe përçarje.
38:2.
BELIL-LEDHINE KEFERU FI 'IZZETIN WE SHIKAKIN
C
38:3.
Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
38:3.
Sa e sa breza para tyre, Ne i kemi zhdukur; ata kanë thirrur për mëshirë, por ka qenë vonë!
38:3.
Sa shumë breza Ne kemi shkatërruar para tyre, dhe ata thirrën (kur ndëshkimi i erdhi), por nuk ishte koha për shpëtim.
38:3.
KEM 'EHLEKNA MIN KABLIHIM MIN KARNIN FENADEW WELATE HINE MENASIN
C
38:4.
Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës".
38:4.
Ata (mekasit) çuditen për ardhjen e një paralajmëruesi nga gjiri i tyre dhe jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar.
38:4.
Dhe ata janë të habitur që një paralajmërues ka ardhur te ta nga mesi i tyre. Dhe jobesimtarët thonë: "Ky është një magjistar, një gënjeshtar.
38:4.
WE 'AXHIBU 'EN XHA'EHUM MUNDHIRUN MINHUM WE KALEL-KAFIRUNE HADHA SAHIRUN KEDHDHABUN
C
38:5.
A mendon ai t'i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
38:5.
A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t'i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!”
38:5.
A i ka bërë ai zotat një Zot të vetëm? Me të vërtetë, kjo është diçka e çuditshme.
38:5.
'EXHE'ALEL-'ALIHETE 'ILEHEN WAHIDAN 'INNE HADHA LESHEJ'UN 'UXHABUN
C
38:6.
Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
38:6.
Paria e tyre largohet, duke thënë: “Mos ia vini veshin dhe qëndroni të durueshëm pranë zotave tuaj! Kjo është puna që duhet bërë vërtet.
38:6.
Dhe të parët e tyre shkuan duke thënë: "Shkoni dhe qëndroni të vendosur në zotat tuaj. Me të vërtetë, kjo është diçka që dëshirohet.
38:6.
WE ENTELEKAL-MELE'U MINHUM 'ENI EMSHU WE ESBIRU 'ALA 'ALIHETIKUM 'INNE HADHA LESHEJ'UN JURADU
C
38:7.
Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
38:7.
Këtë (monoteizëm) nuk e kemi dëgjuar në fenë e fundit (fenë e krishterë). Ky është vetëm një trillim i gënjeshtërt.
38:7.
Ne nuk kemi dëgjuar për këtë në fenë e mëparshme. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një trillim.
38:7.
MA SEMI'NA BIHEDHA FIL-MILLETIL-'AHIRETI 'IN HADHA 'ILLA EHTILAKUN
C
38:8.
A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur'ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur'anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
38:8.
Pse, vetëm atij i është shpallur Fjala e Allahut ndërmjet nesh?!” Po, ata dyshojnë në Këshillën Time, sepse ende nuk e kanë provuar dënimin Tim.
38:8.
A është për ne që të zbritet përkujtimi mbi të nga mesi ynë?" Jo, por ata janë në dyshim për Përkujtimin Tim. Jo, por ata ende nuk e kanë shijuar ndëshkimin Tim.
38:8.
'E'UUNZILE 'ALEJHI EDH-DHIKRU MIN BEJNINA BEL HUM FI SHEKKIN MIN DHIKRI BEL LEMMA JEDHUKU 'ADHABI
C
38:9.
A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
38:9.
A mos vallë, ata kanë në dorë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit?!
38:9.
Apo ata kanë thesarin e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithëfuqishmit, të Dhuruesit?
38:9.
'EM 'INDEHUM HAZA'INU REHMETI RABBIKEL-'AZIZIL-WEHHABI