U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:8.
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
37:8.
(Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.
37:8.
Ata nuk mund të dëgjojnë asgjë nga grupi i lartë, sepse ata qëllohen nga çdo anë,
37:8.
LA JESSEMMA'UNE 'ILAL-MELE'IL-'A'LA WE JUKDHEFUNE MIN KULLI XHANIBIN
C
37:9.
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
37:9.
Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).
37:9.
Duke u përjashtuar, dhe për ta do të jetë një ndëshkim i përjetshëm,
37:9.
DUHUREN WE LEHUM 'ADHABUN WE ESIBUN
C
37:10.
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
37:10.
(Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.
37:10.
Përveç atij që merr një fjalë të vjedhur, dhe atëherë e godet atë një meteor i ndezur.
37:10.
'ILLA MEN HATIFEL-HATFETE FE'ETBE'AHU SHIHABUN THAKIBUNA
C
37:11.
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
37:11.
Pyeti (o Muhamed) ata (mekas mosbesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.
37:11.
Prandaj, pyesni ata: "A janë ata më të fortë në krijim apo ato që Ne kemi krijuar?" Me të vërtetë, Ne i kemi krijuar ata nga balta e ngjitur.
37:11.
FASTEFTIHIM 'EHUM 'ESHEDDU HALKEN 'EM MEN HALEKNA 'INNA HALEKNAHUM MIN TININ LAZIBIN
C
37:12.
Por ti je i habitur, e ata tallen.
37:12.
Ti çuditesh (pse ata s'të besojnë), ndërsa ata të përqeshin (pse çuditesh)
37:12.
Por ti habitesh, dhe ata tallen.
37:12.
BEL 'AXHIBTE WE JESHARUNE
C
37:13.
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
37:13.
e, kur u drejtohen këshilla, ata nuk ua vënë veshin.
37:13.
Dhe kur u përkujtohet atyre, ata nuk përkujtojnë.
37:13.
WE 'IDHA DHUKKIRU LA JEDHKURUNE
C
37:14.
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
37:14.
Kur shohin një mrekulli, ata e nxisin njëri-tjetrin për t'u tallur
37:14.
Dhe kur shohin një shenjë, ata tallen me të.
37:14.
WE 'IDHA RE'EW 'AJETEN JESTESHIRUNE
C
37:15.
Dhe thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar.
37:15.
dhe thonë: “Kjo s'është gjë tjetër, veçse një magji e kulluar!”
37:15.
Dhe ata thonë: "Kjo nuk është asgjë tjetër veçse magji e qartë."
37:15.
WE KALU 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C
37:16.
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
37:16.
(Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?
37:16.
A kur të jemi vdekur dhe kemi qenë pluhur dhe kocka, a do të ringjallemi ne?
37:16.
'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C
37:17.
A edhe të parët tanë të hershëm?
37:17.
Edhe paraardhësit tanë të lashtë?”
37:17.
Edhe baballarët tanë të hershëm?"
37:17.
'EWE'ABA'UUNAL-'EWWELUNE
C
37:18.
Thuaj: "Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!"
37:18.
Thuaju: “Po dhe do të jeni të poshtëruar!”
37:18.
Thuaj: "Po, dhe ju do të jeni të poshtëruar."
37:18.
KUL NE'AM WE 'ENTUM DAHIRUNE