Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
37:10. (Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.
37:10. Përveç atij që merr një fjalë të vjedhur, dhe atëherë e godet atë një meteor i ndezur.
37:10. 'ILLA MEN HATIFEL-HATFETE FE'ETBE'AHU SHIHABUN THAKIBUNA
C 37:11. Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
37:11. Pyeti (o Muhamed) ata (mekas mosbesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.
37:11. Prandaj, pyesni ata: "A janë ata më të fortë në krijim apo ato që Ne kemi krijuar?" Me të vërtetë, Ne i kemi krijuar ata nga balta e ngjitur.
37:11. FASTEFTIHIM 'EHUM 'ESHEDDU HALKEN 'EM MEN HALEKNA 'INNA HALEKNAHUM MIN TININ LAZIBIN
C 37:12. Por ti je i habitur, e ata tallen.
37:12. Ti çuditesh (pse ata s'të besojnë), ndërsa ata të përqeshin (pse çuditesh)
37:12. Por ti habitesh, dhe ata tallen.
37:12. BEL 'AXHIBTE WE JESHARUNE
C 37:13. E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
37:13. e, kur u drejtohen këshilla, ata nuk ua vënë veshin.
37:13. Dhe kur u përkujtohet atyre, ata nuk përkujtojnë.
37:13. WE 'IDHA DHUKKIRU LA JEDHKURUNE
C 37:14. E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
37:14. Kur shohin një mrekulli, ata e nxisin njëri-tjetrin për t'u tallur
37:14. Dhe kur shohin një shenjë, ata tallen me të.
37:14. WE 'IDHA RE'EW 'AJETEN JESTESHIRUNE
C 37:15. Dhe thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar.
37:15. dhe thonë: “Kjo s'është gjë tjetër, veçse një magji e kulluar!”
37:15. Dhe ata thonë: "Kjo nuk është asgjë tjetër veçse magji e qartë."
37:15. WE KALU 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C 37:16. A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
37:16. (Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?
37:16. A kur të jemi vdekur dhe kemi qenë pluhur dhe kocka, a do të ringjallemi ne?
37:16. 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C 37:17. A edhe të parët tanë të hershëm?
37:17. Edhe paraardhësit tanë të lashtë?”
37:17. Edhe baballarët tanë të hershëm?"
37:17. 'EWE'ABA'UUNAL-'EWWELUNE
C 37:18. Thuaj: "Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!"
37:18. Thuaju: “Po dhe do të jeni të poshtëruar!”
37:18. Thuaj: "Po, dhe ju do të jeni të poshtëruar."
37:18. KUL NE'AM WE 'ENTUM DAHIRUNE
C 37:19. Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë.
37:19. Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç'do të bëhet me ta)
37:19. Me të vërtetë, ajo do të jetë vetëm një britmë e vetme, dhe ja, ata do të shikojnë.
37:19. FE'INNEMA HIJE ZEXHRETUN WAHIDETUN FE'IDHA HUM JENDHURUNE
C 37:20. E thonë: "O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!"
37:20. dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”
37:20. Dhe ata do të thonë: "Mjerë për ne! Ky është Dita e Gjykimit."
37:20. WE KALU JA WEJLENA HADHA JEWMU ED-DINI