Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 37:133. Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
37:133. Sigurisht, edhe Luti ka qenë njëri prej të dërguarve.
37:133. Dhe me të vërtetë, Luti ishte nga të dërguarit.
37:133. WE 'INNE LUTEN LEMINEL-MURSELINE
C 37:134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
37:134. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
37:134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë familjen e tij,
37:134. 'IDH NEXHXHEJNAHU WE 'EHLEHU 'EXHMA'INE
C 37:135. Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
37:135. përveç plakës që mbeti prapa me të dënuarit,
37:135. Përveç një plake që mbeti prapa.
37:135. 'ILLA 'AXHUZEN FIL-GABIRINE
C 37:136. Pastaj të tjerët i rrënuam.
37:136. pastaj i zhdukëm të tjerët.
37:136. Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët.
37:136. THUMME DEMMERNAL-'AHARINE
C 37:137. E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën)
37:137. Ju që kaloni pranë rrënojave të tyre në mëngjes
37:137. Dhe me të vërtetë, ju kaloni pranë tyre në mëngjes,
37:137. WE 'INNEKUM LETEMURRUNE 'ALEJHIM MUSBIHINE
C 37:138. e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?
37:138. dhe natën, a nuk po e mblidhni mendjen?
37:138. Dhe natën. A nuk do të mendoni?
37:138. WE BIL-LEJLI 'EFELA TA'KILUNE
C 37:139. Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
37:139. Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit.
37:139. Dhe me të vërtetë, Junusi ishte nga të dërguarit.
37:139. WE 'INNE JUNIS LEMINEL-MURSELINE
C 37:140. Kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
37:140. Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot
37:140. Kur ai iku drejt anijes së mbushur plot,
37:140. 'IDH 'EBEKA 'ILAL-FULKIL-MESHHUNI
C 37:141. E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij).
37:141. dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej) dhe humbi.
37:141. Dhe ai hodhi shortin dhe ishte nga të humburit.
37:141. FESAHEME FEKANE MINEL-MUDHEDINE
C 37:142. Dhe atë e kafshoi (e gëlltiti) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
37:142. Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar,
37:142. Dhe peshku e gëlltiti atë, ndërsa ai ishte i qortuar.
37:142. FALTEKAMEHUL-HUTU WE HUWE MULIMUN
C 37:143. E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
37:143. dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,
37:143. Dhe sikur të mos ishte nga ata që e lavdëronin Allahun,
37:143. FELEWLA 'ENNEHU KANE MINEL-MUSEBBIHINE