Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.
36:82. Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t'i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.
36:82. Urdhri i Tij, kur Ai dëshiron ndonjë gjë, është vetëm të thotë për të: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
36:82. 'INNEMA 'EMRUHU 'IDHA 'ERADE SHEJ'EN 'EN JEKULE LEHU KUN FEJEKUNU
C 36:83. I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.
36:83. Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!
36:83. Prandaj, i Lavdëruar qoftë Ai, në Dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje. Dhe tek Ai do të ktheheni.
36:83. FESUBHANEL-LEDHI BIJEDIHI MELEKUTU KULLI SHEJ'IN WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 37:1. Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
37:1. Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur
37:1. Pasha ata që rreshtohen me radhë,
37:1. WE ES-SAFFATI SEFFEN
C 37:2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
37:2. dhe në ata që pengojnë (të keqen)
37:2. Dhe ata që shtyjnë fort,
37:2. FALZZAXHIRATI ZEXHREN
C 37:3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
37:3. dhe në ata që e lexojnë Kuranin,
37:3. Dhe ata që recitojnë Përkujtimin,
37:3. FALTTALIJATI DHIKREN
C 37:4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
37:4. se, në të vërtetë, Zoti juaj është Një,
37:4. Me të vërtetë, Zoti juaj është Një,
37:4. 'INNE 'ILEHEKUM LEWAHIDUN
C 37:5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
37:5. Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve (të diellit)!
37:5. Zoti i qiejve dhe tokës dhe i gjithçkaje midis tyre, dhe Zoti i lindjeve.
37:5. REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA WE REBBUL-MESHARIKI
C 37:6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.
37:6. Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,
37:6. Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin më të afërt me një stoli – yjet,
37:6. 'INNA ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIZINETINL-KEWAKIB
C 37:7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
37:7. mbrojtje nga djajtë kryeneçë.
37:7. Dhe një mbrojtje nga çdo shejtan i rebeluar.
37:7. WE HIFDHEN MIN KULLI SHEJTANIN MARIDIN
C 37:8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
37:8. (Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.
37:8. Ata nuk mund të dëgjojnë asgjë nga grupi i lartë, sepse ata qëllohen nga çdo anë,
37:8. LA JESSEMMA'UNE 'ILAL-MELE'IL-'A'LA WE JUKDHEFUNE MIN KULLI XHANIBIN
C 37:9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
37:9. Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).
37:9. Duke u përjashtuar, dhe për ta do të jetë një ndëshkim i përjetshëm,
37:9. DUHUREN WE LEHUM 'ADHABUN WE ESIBUN