Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.
36:77. A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, e megjithatë ai bëhet kundërshtar i hapët?!
36:77. A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë nga një pikë uji, por ja, ai është një kundërshtar i hapur?
36:77. 'EWELEM JEREL-'INSANU 'ENNA HALEKNAHU MIN NUTFETIN FE'IDHA HUWE HASIMUN MUBINUN
C 36:78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? "
36:78. Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t'i ngjallë eshtrat kur të kalben?”
36:78. Dhe ai na jep një shembull dhe harron krijimin e tij. Ai thotë: "Kush do t'i japë jetë kockave kur ato të jenë kalbur?"
36:78. WE DEREBE LENA METHELEN WE NESIJE HALKAHU KALE MEN JUHJIL-'IDHAME WE HIJE REMIMUN
C 36:79. Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
36:79. Thuaj: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë;
36:79. Thuaj: "Ai që i krijoi ato për herë të parë do t'u japë jetë. Dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo krijim.
36:79. KUL JUHJIHAL-LEDHI 'ENSHE'EHA 'EWWELE MERRETIN WE HUWE BIKULLI HALKIN 'ALIMUN
C 36:80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni".
36:80. Ai që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni për të ndezur”.
36:80. Ai që për ju bëri zjarr nga pema e gjelbër, dhe ja, ju ndizni nga ajo."
36:80. EL-LEDHI XHE'ALE LEKUM MINE ESH-SHEXHERIL-'EHDERI NAREN FE'IDHA 'ENTUM MINHU TUKIDUNE
C 36:81. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi.
36:81. Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t'i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!
36:81. A nuk është Ai që krijoi qiejt dhe tokën i aftë të krijojë si ata? Po, me të vërtetë, Ai është Krijuesi i Gjithëditur.
36:81. 'EWELEJSEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIKADIRIN 'ALA 'EN JEHLUKA MITHLEHUM BELA WE HUWEL-HALLAKUL-'ALIMU
C 36:82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.
36:82. Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t'i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.
36:82. Urdhri i Tij, kur Ai dëshiron ndonjë gjë, është vetëm të thotë për të: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
36:82. 'INNEMA 'EMRUHU 'IDHA 'ERADE SHEJ'EN 'EN JEKULE LEHU KUN FEJEKUNU
C 36:83. I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni.
36:83. Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!
36:83. Prandaj, i Lavdëruar qoftë Ai, në Dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje. Dhe tek Ai do të ktheheni.
36:83. FESUBHANEL-LEDHI BIJEDIHI MELEKUTU KULLI SHEJ'IN WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 37:1. Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
37:1. Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur
37:1. Pasha ata që rreshtohen me radhë,
37:1. WE ES-SAFFATI SEFFEN
C 37:2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
37:2. dhe në ata që pengojnë (të keqen)
37:2. Dhe ata që shtyjnë fort,
37:2. FALZZAXHIRATI ZEXHREN
C 37:3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
37:3. dhe në ata që e lexojnë Kuranin,
37:3. Dhe ata që recitojnë Përkujtimin,
37:3. FALTTALIJATI DHIKREN
C 37:4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
37:4. se, në të vërtetë, Zoti juaj është Një,
37:4. Me të vërtetë, Zoti juaj është Një,
37:4. 'INNE 'ILEHEKUM LEWAHIDUN