U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:72.
Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen.
36:72.
Ne bëmë që ato t'u nënshtrohen atyre, kështu që disa i shalojnë e prej disave ushqehen,
36:72.
Dhe Ne ua kemi nënshtruar ato atyre, kështu që disa prej tyre ata i hipin dhe disa prej tyre ata i hanë.
36:72.
WE DHELLELNAHA LEHUM FEMINHA REKUBUHUM WE MINHA JE'KULUNE
C
36:73.
Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?
36:73.
prej disave pinë dhe nxjerrin dobi të tjera. Vallë, si të mos falënderojnë!
36:73.
Dhe ata kanë nga ato përfitime dhe pije. A nuk do të jenë mirënjohës?
36:73.
WE LEHUM FIHA MENAFI'U WE MESHARIBU 'EFELA JESHKURUNE
C
36:74.
Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.
36:74.
Por ata kanë zgjedhur zota të tjerë në vend të Allahut, duke shpresuar se do të ndihmohen prej tyre.
36:74.
Por ata kanë marrë përveç Allahut zota që ata shpresojnë se do të ndihmohen.
36:74.
WE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'ALIHETEN LE'ALLEHUM JUNSERUNE
C
36:75.
Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre.
36:75.
Zotat nuk mund t'i ndihmojnë, e megjithatë idhujtarët janë si një ushtri e pranishme për (t'i mbrojtur) ata.
36:75.
Ata nuk janë në gjendje t'i ndihmojnë ata, dhe ata (vetë) janë një ushtri që do të mblidhen për ta.
36:75.
LA JESTETI'UNE NESREHUM WE HUM LEHUM XHUNDUN MUHDERUNE
C
36:76.
E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë.
36:76.
Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre! Ne e dimë çfarë fshehin dhe çfarë shpallin.
36:76.
Prandaj, mos u pikëllo për atë që ata thonë. Me të vërtetë, Ne e dimë atë që ata fshehin dhe atë që ata shfaqin.
36:76.
FELA JEHZUNKE KAWLUHUM 'INNA NA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE
C
36:77.
A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.
36:77.
A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, e megjithatë ai bëhet kundërshtar i hapët?!
36:77.
A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë nga një pikë uji, por ja, ai është një kundërshtar i hapur?
36:77.
'EWELEM JEREL-'INSANU 'ENNA HALEKNAHU MIN NUTFETIN FE'IDHA HUWE HASIMUN MUBINUN
C
36:78.
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? "
36:78.
Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t'i ngjallë eshtrat kur të kalben?”
36:78.
Dhe ai na jep një shembull dhe harron krijimin e tij. Ai thotë: "Kush do t'i japë jetë kockave kur ato të jenë kalbur?"
36:78.
WE DEREBE LENA METHELEN WE NESIJE HALKAHU KALE MEN JUHJIL-'IDHAME WE HIJE REMIMUN
C
36:79.
Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
36:79.
Thuaj: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë;
36:79.
Thuaj: "Ai që i krijoi ato për herë të parë do t'u japë jetë. Dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo krijim.
36:79.
KUL JUHJIHAL-LEDHI 'ENSHE'EHA 'EWWELE MERRETIN WE HUWE BIKULLI HALKIN 'ALIMUN
C
36:80.
Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni".
36:80.
Ai që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni për të ndezur”.
36:80.
Ai që për ju bëri zjarr nga pema e gjelbër, dhe ja, ju ndizni nga ajo."
36:80.
EL-LEDHI XHE'ALE LEKUM MINE ESH-SHEXHERIL-'EHDERI NAREN FE'IDHA 'ENTUM MINHU TUKIDUNE
C
36:81.
A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi.
36:81.
Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t'i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!
36:81.
A nuk është Ai që krijoi qiejt dhe tokën i aftë të krijojë si ata? Po, me të vërtetë, Ai është Krijuesi i Gjithëditur.
36:81.
'EWELEJSEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIKADIRIN 'ALA 'EN JEHLUKA MITHLEHUM BELA WE HUWEL-HALLAKUL-'ALIMU
C
36:82.
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.
36:82.
Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t'i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.
36:82.
Urdhri i Tij, kur Ai dëshiron ndonjë gjë, është vetëm të thotë për të: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
36:82.
'INNEMA 'EMRUHU 'IDHA 'ERADE SHEJ'EN 'EN JEKULE LEHU KUN FEJEKUNU