U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
37:158.
Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
37:158.
Idhujtarët kanë trilluar farefisni ndërmjet Zotit dhe xhindeve, kurse xhindet e dinë se ata do të sillen të gjithë para Tij.
37:158.
Dhe ata e kanë bërë Atë të lidhur me xhindët, ndërsa xhindët e dinë mirë se ata do të sillen (në ndëshkim).
37:158.
WE XHE'ALU BEJNEHU WE BEJNEL-XHINNETI NESEBEN WE LEKAD 'ALIMETIL-XHINNETU 'INNEHUM LEMUHDERUNE
C
37:159.
All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.
37:159.
Lavdi Allahut, qoftë i pastër nga ajo që ata ia veshin Atij!
37:159.
I Lartësuar qoftë Allahu mbi atë që ata i përshkruajnë.
37:159.
SUBHANEL-LAHI 'AMMA JESIFUNE
C
37:160.
Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
37:160.
Por robërit e sinqertë të Allahut nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Tij.
37:160.
Përveç robërve të sinqertë të Allahut.
37:160.
'ILLA 'IBADEL-LAHIL-MUHLESINE
C
37:161.
E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
37:161.
“Me të vërtetë, as ju, as idhujt tuaj,
37:161.
Me të vërtetë, ju dhe ajo që adhuroni,
37:161.
FE'INNEKUM WE MA TA'BUDUNE
C
37:162.
Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
37:162.
nuk mund të mashtroni askënd kundër (Atij),
37:162.
Nuk mund të jeni të aftë të tundoni ndokënd
37:162.
MA 'ENTUM 'ALEJHI BIFATININE
C
37:163.
Përveç atij që është i gjykuar për xhehennem.
37:163.
përveç atyre, që do të digjen në Zjarrin flakërues.
37:163.
Përveç atij që është i caktuar të hyjë në zjarr.
37:163.
'ILLA MEN HUWE SALIL-XHEHIMI
C
37:164.
E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur.
37:164.
Çdonjëri prej nesh e ka vendin e caktuar (në qiell, ku adhuron Allahun).
37:164.
Dhe nuk ka asnjë prej nesh që nuk ka një vend të caktuar.
37:164.
WE MA MINNA 'ILLA LEHU MEKAMUN MA'LUMUN
C
37:165.
Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
37:165.
Ne jemi ata që qëndrojmë në radhë,
37:165.
Dhe me të vërtetë, ne jemi ata që rreshtohen.
37:165.
WE 'INNA LENEHNU ES-SAFFUNE
C
37:166.
Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta).
37:166.
dhe ne jemi ata që e lavdërojmë Atë!”
37:166.
Dhe me të vërtetë, ne jemi ata që e lavdërojmë Allahun vazhdimisht.
37:166.
WE 'INNA LENEHNUL-MUSEBBIHUNE
C
37:167.
Po edhe pse ata ishin që thoshin:
37:167.
Edhe pse ata (idhujtarët mekas) thoshin:
37:167.
Dhe ata me siguri thanë:
37:167.
WE 'IN KANU LEJEKULUNE
C
37:168.
Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët,
37:168.
“Sikur të kishim një Libër nga popujt e mëparshëm,
37:168.
Sikur të kishim një përkujtim nga të mëparshmit,
37:168.
LEW 'ENNE 'INDENA DHIKREN MINEL-'EWWELINE