Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 43. Zuhruf
Ajete: 89

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:1. Ha, Mim.
43:1. Hâ, Mîm.
43:1. Ha, Mim.
43:1. HA-MIM
C 43:2. Pasha librin (Kur'anin) sqarues!
43:2. Betohem në Librin e qartë!
43:2. Pasha Librin e qartë.
43:2. WEL-KITABIL-MUBINI
C 43:3. S'ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur'an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
43:3. Në të vërtetë, Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju,
43:3. Me të vërtetë, Ne e bëmë atë një Kuran arab që ju të mund të kuptoni.
43:3. 'INNA XHE'ALNAHU KUR'ANEN 'AREBIJAN LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 43:4. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
43:4. e ai është te Ne, në Librin kryesor (Leuhi-mahfûdh), i lartësuar dhe plot urtësi.
43:4. Dhe me të vërtetë, ai është në Librin Amë pranë Nesh, i lartësuar dhe plot urtësi.
43:4. WE 'INNEHU FI 'UMMIL-KITABI LEDEJNA LE'ALIJUN HEKIMUN
C 43:5. A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t'ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
43:5. A ta tërheqim Përkujtimin (Kuranin) prej jush ngaqë jeni popull i shfrenuar?
43:5. A duhet të largojmë nga ju përkujtimin sepse ju jeni një popull i tepruar?
43:5. 'EFENEDRIBU 'ANKUMU EDH-DHIKRE SEFHEN 'EN KUNTUM KAWMAN MUSRIFINE
C 43:6. E sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
43:6. Eh, sa profetë u dërguam Ne breznive të mëparshme,
43:6. Dhe sa profetë Ne kemi dërguar në të parët.
43:6. WE KEM 'ERSELNA MIN NEBIJIN FIL-'EWWELINE
C 43:7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
43:7. por, sa herë që u vinte atyre ndonjë profet, ata talleshin me të!
43:7. Dhe asnjë profet nuk erdhi te ta përveçse ata e përqeshën atë.
43:7. WE MA JE'TIHIM MIN NEBIJIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 43:8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmëve është përmendur më parë (në Kur'an).
43:8. Prandaj Ne i shkatërruam ata, edhe pse ishin më të fuqishëm se këta (paganët e Mekës). Kështu, pra, është shembulli i popujve të lashtë.
43:8. Prandaj, Ne i shkatërruam më të fuqishmit prej tyre, dhe shembulli i të parëve ka kaluar.
43:8. FE'EHLEKNA 'ESHEDDE MINHUM BETSHEN WE MEDA METHELUL-'EWWELINE
C 43:9. Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të thonë: "Ato i krijoi i gjithëfuqishmi, i dijshmi!"
43:9. Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi;
43:9. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt dhe tokën?" Ata me siguri do të thonë: "I Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri i krijoi ato."
43:9. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNE HALEKAHUNNEL-'AZIZUL-'ALIMU
C 43:10. Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
43:10. Ai, që jua ka bërë Tokën djep dhe ka krijuar për ju rrugë në të, që të arrini atje ku synoni;
43:10. Ai që ju bëri tokën një djep dhe bëri për ju në të rrugë që të mund të udhëzoheni.
43:10. EL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE MEHDEN WE XHE'ALE LEKUM FIHA SUBULAN LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C 43:11. Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
43:11. Ai, që prej qiellit zbret ujë me masë e nëpërmjet tij ngjall tokën e vdekur -kështu do të ngriheni edhe ju (prej varreve)-;
43:11. Dhe Ai që lëshon ujë nga qielli sipas një mase. Dhe Ne ngjallim me të një tokë të vdekur. Kështu ju do të nxirreni.
43:11. WEL-LEDHI NEZZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN BIKADERIN FE'ENSHERNA BIHI BELDETEN MEJTEN KEDHALIKE TUHREXHUNE
C 43:12. Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
43:12. Ai, që ka krijuar çifte për çdo lloj krijese, që ka bërë anije e kafshë që t'i shaloni
43:12. Dhe Ai që krijoi të gjitha çiftet dhe për ju bëri anije dhe kafshë që të mund t'i hipni,
43:12. WEL-LEDHI HALEKAL-'EZWAXHE KULLEHA WE XHE'ALE LEKUM MINEL-FULKI WEL-'EN'AM MA TERKEBUNE
C 43:13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
43:13. e të mbaheni fort mbi to, e pastaj t'i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t'i kishim nën pushtet
43:13. Që ju të mund të uleni mbi to dhe pastaj të përkujtoni bekimin e Zotit tuaj kur të jeni mbi to dhe të thoni: "I Lavdishëm është Ai që na ka nënshtruar këtë, dhe ne nuk do të kishim qenë në gjendje ta bënim atë,
43:13. LITESTEWU 'ALA DHUHURIHI THUMME TEDHKURU NI'METE RABBIKUM 'IDHA ESTEWEJTUM 'ALEJHI WE TEKULU SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA WE MA KUNNA LEHU MUKRININE
C 43:14. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!"
43:14. dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”
43:14. Dhe ne jemi me të vërtetë të kthyer te Zoti ynë."
43:14. WE 'INNA 'ILA RABBINA LEMUNKALIBUNE
C 43:15. Megjithëse (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë njëmend është mohues i hapët.
43:15. Ata i kanë quajtur si pjesë të Tij disa prej robërve të Tij! Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët.
43:15. Dhe ata i kanë bërë Atij pjesëtarë nga robërit e Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i qartë.
43:15. WE XHE'ALU LEHU MIN 'IBADIHI XHUZ'EN 'INNEL-'INSANE LEKEFURUN MUBINUN
C 43:16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
43:16. Vallë, prej krijesave të Veta, Ai të zgjedhë vajza e juve t'ju dhurojë djem?!
43:16. Apo Ai ka marrë për Vete bija nga ajo që Ai krijoi, dhe Ai ju ka veçuar me bij?
43:16. 'EM ETTEHADHE MIMMA JEHLUKU BENATIN WE 'ESFAKUM BIL-BENINE
C 43:17. E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij nxihet dhe i zihet fryma.
43:17. Kur ndonjëri nga ata merr lajmin e mirë për lindjen e asaj, që ia veshin të Gjithmëshirshmit (si pjesë e Tij), atij i nxihet fytyra dhe pikëllohet.
43:17. Dhe kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi i asaj që ai i përshkruan të Gjithëmëshirshmit si bija, fytyra e tij bëhet e errët, dhe ai bëhet i mbushur me pikëllim.
43:17. WE 'IDHA BUSHSHIRE 'EHEDUHUM BIMA DEREBE LILRREHMENI METHELEN DHELLE WEXHHUHU MUSWEDDAN WE HUWE KEDHIMUN
C 43:18. A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
43:18. Vallë, a është ajo që rritet në stoli dhe e pafuqishme për të kundërshtuar (diçka që mund t'i vishet Allahut si pjesë e Tij)?!
43:18. (A i përshkruajnë Atij) atë që është rritur në stolitë dhe që nuk është e qartë në argumentim?
43:18. 'EWEMEN JUNESHSHE'U FIL-HILJETI WE HUWE FIL-HISAMI GAJRU MUBININ
C 43:19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
43:19. Engjëjt, të cilët janë robërit e të Gjithëmëshirshmit, ata i bëjnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë të pranishëm gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për atë shpifje)!
43:19. Dhe ata e kanë bërë engjëjt, të cilët janë robër të Gjithëmëshirshmit, femra. A ishin ata dëshmitarë për krijimin e tyre? Dëshmia e tyre do të shkruhet, dhe ata do të pyeten.
43:19. WE XHE'ALUL-MELA'IKETEL-LEDHINE HUM 'IBADU ER-REHMANI 'INATHEN 'ESHEHIDU HALKAHUM SETUKTEBU SHEHADETUHUM WE JUS'ELUNE
C 43:20. Ata pastaj thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t'i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë".
43:20. Dhe ata thonë: “Sikur të kishte dashur i Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata.” Ata nuk dinë asgjë për këtë, ata vetëm gënjejnë.
43:20. Dhe ata thonë: "Sikur të donte Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata." Ata nuk kanë ndonjë dije për këtë. Ata janë vetëm duke gënjyer.
43:20. WE KALU LEW SHA'E ER-REHMANU MA 'ABEDNAHUM MA LEHUM BIDHALIKE MIN 'ILMIN 'IN HUM 'ILLA JEHRUSUNE
C 43:21. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur'anit), e ata i përmbahen atij?
43:21. Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kuranit), të cilit ata i janë përmbajtur?
43:21. Apo Ne u kemi dhënë atyre një Libër para tij, kështu që ata janë duke iu përmbajtur atij?
43:21. 'EM 'ATEJNAHUM KITABEN MIN KABLIHI FEHUM BIHI MUSTEMSIKUNE
C 43:22. Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre".
43:22. Jo, por ata thonë: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre”.
43:22. Jo, por ata thonë: "Me të vërtetë, ne kemi gjetur etërit tanë në një fe, dhe ne jemi të udhëzuar në gjurmët e tyre."
43:22. BEL KALU 'INNA WEXHEDNA 'ABA'ENA 'ALA 'UMMETIN WE 'INNA 'ALA 'ATHARIHIM MUHTEDUNE
C 43:23. Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre".
43:23. Po ashtu, në çdo vend që Ne kemi dërguar paralajmërues para teje, pasanikët e atij vendi thonin: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre”.
43:23. Dhe kështu, Ne nuk kemi dërguar një paralajmërues para teje në ndonjë qytet përveçse të pasurit e tij thanë: "Me të vërtetë, ne kemi gjetur etërit tanë në një fe, dhe ne jemi ndjekësit e tyre."
43:23. WE KEDHELIKE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE FI KARJETIN MIN NEDHIRIN 'ILLA KALE MUTREFUHA 'INNA WEXHEDNA 'ABA'ENA 'ALA 'UMMETIN WE 'INNA 'ALA 'ATHARIHIM MUKTEDUNE
C 43:24. Ai tha: "A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!"
43:24. (Çdo i dërguar) thoshte: “Po sikur unë t'ju kem sjellë (një fe) më të ndriçuar se ajo e të parëve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojmë mesazhin me të cilën jeni dërguar!”
43:24. (Ai) tha: "A edhe sikur unë t'ju sjell atë që është më i drejtë udhëzues sesa ajo që i gjetët etërit tuaj?" Ata thanë: "Me të vërtetë, ne jemi mohues të asaj me të cilën ju dërgoheni."
43:24. KALE 'EWELEW XHI'TUKUM BI'EHDA MIMMA WEXHEDTUM 'ALEJHI 'ABA'EKUM KALU 'INNA BIMA 'URSILTUM BIHI KAFIRUNE
C 43:25. Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
43:25. Atëherë, Ne hakmerreshim kundër atyre, prandaj shiko si ka qenë përfundimi i femohuesve.
43:25. Prandaj, Ne i morëm ata, dhe shiko se si ishte fundi i atyre që përgënjeshtruan.
43:25. FANTEKAMNA MINHUM FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C 43:26. (Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
43:26. (Kujto) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s'kam të bëj fare me ato që adhuroni ju
43:26. Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Me të vërtetë, unë jam i lirë nga ajo që ju adhuroni,
43:26. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU LI'EBIHI WE KAWMIHI 'INNENI BERA'UN MIMMA TA'BUDUNE
C 43:27. përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!"
43:27. në vend të Atij, që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”.
43:27. Përveç Atij që më krijoi, dhe me të vërtetë, Ai do të më udhëzojë."
43:27. 'ILLAL-LEDHI FETERENI FE'INNEHU SEJEHDINI
C 43:28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
43:28. Ai e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, me qëllim që ata të kthehen (vazhdimisht tek Allahu).
43:28. Dhe ai e bëri atë një fjalë të qëndrueshme ndër pasardhësit e tij që ata të mund të kthehen (te Allahu).
43:28. WE XHE'ALEHA KELIMETEN BAKIJETEN FI 'AKIBIHI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C 43:29. Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
43:29. Kurse Unë i lashë të kënaqen këta dhe etërit e tyre, derisa u erdhi e Vërteta (Kurani) dhe i Dërguari, që ua bëri të qarta.
43:29. Por Unë i kam lejuar këta dhe etërit e tyre të përjetojnë mirëqenie derisa t'u vijë e vërteta dhe një i dërguar i qartë.
43:29. BEL METTA'TU HA'UULA' WE 'ABA'EHUM HETTA XHA'EHUMUL-HEKKU WE RESULUN MUBINUN
C 43:30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!"
43:30. Por, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe ne sigurisht që këtë nuk e besojmë!
43:30. Dhe kur e vërteta u erdhi atyre, ata thanë: "Kjo është magji, dhe ne jemi mohues të saj."
43:30. WE LEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU KALU HADHA SIHRUN WE 'INNA BIHI KAFIRUNE
C 43:31. Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur'an një njeriu të madh nga dy qytete?"
43:31. Sikur t'i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete"!
43:31. Dhe ata thanë: "Pse nuk i është zbritur ky Kuran një burri të madh nga një nga qytetet e dyfishta?"
43:31. WE KALU LEWLA NUZZILE HADHAL-KUR'ANU 'ALA REXHULIN MINEL-KARJETEJNI 'ADHIMIN
C 43:32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
43:32. Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
43:32. A janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Ne e kemi ndarë mes tyre jetesën e tyre në jetën e kësaj bote dhe Ne i kemi ngritur disa prej tyre mbi të tjerët në shkallë, që disa prej tyre të marrin shërbime nga të tjerët. Por mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që ata grumbullojnë.
43:32. 'EHUM JEKSIMUNE REHMETE RABBIKE NEHNU KASEMNA BEJNEHUM MA'ISHETEHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE REFA'NA BA'DEHUM FEWKA BA'DIN DEREXHATIN LIJETTEHIDHE BA'DUHUM BA'DAN SUHRIJÆN WE REHMETU RABBIKE HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE
C 43:33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin.
43:33. Dhe, sikur njerëzit të mos ishin një bashkësi mohuesish, Ne do t'i bënim prej argjendi çatitë e shtëpive të atyre që nuk besojnë në të Gjithëmëshirshmin, madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten,
43:33. Dhe sikur të mos ishte që njerëzit do të bëheshin një komunitet (idhujtarësh), Ne do t'u kishim bërë për ata që mohojnë të Gjithëmëshirshmin çati prej argjendi për shtëpitë e tyre dhe shkallë mbi të cilat ata do të ngjiteshin,
43:33. WE LEWLA 'EN JEKUNE EN-NASU 'UMMETEN WAHIDETEN LEXHE'ALNA LIMEN JEKFURU BIR-REHMENI LIBUJUTIHIM SUKUFEN MIN FEDDETIN WE MA'ARIXHE 'ALEJHA JEDHHERUNE
C 43:34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
43:34. edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten,
43:34. Dhe dyer për shtëpitë e tyre dhe shtretër mbi të cilët ata do të mbështeteshin,
43:34. WE LIBUJUTIHIM 'EBWABEN WE SURURAN 'ALEJHA JETTEKI'UNE
C 43:35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
43:35. dhe (do t'u jepnim) stoli prej ari. Por të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, kurse jeta tjetër te Zoti yt është për punëdrejtët që ruhen (nga gjynahet dhe nga dënimi i Allahut).
43:35. Dhe stoli ari. Por e gjithë kjo është vetëm një kënaqësi e jetës së kësaj bote, dhe bota tjetër është për ata që kanë frikë Zotin e tyre.
43:35. WE ZUHRUFEN WE 'IN KULLU DHALIKE LEMMA META'UL-HEJATI ED-DUNJA WEL-'AHIRETU 'INDE RABBIKE LILMUTTEKINE
C 43:36. Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
43:36. Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t'ia caktojmë një djall, që do t'i bëhet shok i pandashëm.
43:36. Dhe kushdo që shmang përkujtimin e të Gjithëmëshirshmit – Ne i caktojmë atij një shejtan, dhe ai bëhet një shok i tij i pandashëm.
43:36. WE MEN JA'SHU 'AN DHIKRI ER-REHMANI NUKAJJID LEHU SHEJTANEN FEHUWE LEHU KARINUN
C 43:37. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
43:37. Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.
43:37. Dhe me të vërtetë, ata i pengojnë ata nga rruga, por ata mendojnë se janë të udhëzuar.
43:37. WE 'INNEHUM LEJESUDDUNEHUM 'ANI ES-SEBILI WE JEHSEBUNE 'ENNEHUM MUHTEDUNE
C 43:38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti!"
43:38. Dhe, kur të vijë te Ne, (jobesimtari) do t'i thotë (djallit që e kishte shok): “Ah, sikur të kishte qenë largësia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!”
43:38. Derisa, kur ai të vijë te Ne, ai do të thotë: "Ah, sikur të kishte një distancë mes meje dhe teje si distanca midis lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq je ti!"
43:38. HETTA 'IDHA XHA'ENA KALE JA LEJTE BEJNI WE BEJNEKE BU'DEL-MESHRIKAJNI FEBI'SEL-KARINU
C 43:39. Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
43:39. (Atyre do t'u thuhet): “Nuk do t'ju bëjë dobi (pendimi) juve sot, sepse ju u larguat nga e vërteta dhe humbët. Me të vërtetë, ju jeni pjesëtarë në dënim”.
43:39. Dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi kjo ditë, pasi ata kanë bërë padrejtësi, se ata do të ndajnë ndëshkimin.
43:39. WE LEN JENFE'AKUMUL-JEWME 'IDH DHELEMTUM 'ENNEKUM FIL-'ADHABI MUSHTERIKUNE
C 43:40. A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
43:40. Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëri dhe të udhëzosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë?
43:40. A do të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhërit, ose të udhëzosh të verbërit ose atë që është në një humbje të qartë?
43:40. 'EFE'ENTE TUSMI'U ES-SUMME 'EW TEHDIL-'UMJE WE MEN KANE FI DELALIN MUBININ
C 43:41. E, nëse të tërheqim ty (ta marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t'u hakmirremi atyre.
43:41. Edhe sikur të të marrim ty, Ne, me siguri do të hakmerremi ndaj tyre (në jetën tjetër)
43:41. Prandaj, nëse Ne të largojmë ty (para ndëshkimit të tyre), Ne me të vërtetë do të ndëshkojmë ata.
43:41. FE'IMMA NEDH/HEBENNE BIKE FE'INNA MINHUM MUNTEKIMUNE
C 43:42. Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
43:42. ose do të të tregojmë atë çka u kemi premtuar atyre. Ne jemi vërtet të Plotfuqishëm mbi ta.
43:42. Ose Ne do të të tregojmë atë që Ne u kemi premtuar atyre. Me të vërtetë, Ne kemi fuqi mbi ta.
43:42. 'EW NURIJENNEKEL-LEDHI WE'ADNAHUM FE'INNA 'ALEJHIM MUKTEDIRUNE
C 43:43. Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
43:43. Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti, në të vërtetë, je në rrugën e drejtë.
43:43. Prandaj, qëndro në atë që të është shpallur. Me të vërtetë, ti je në një rrugë të drejtë.
43:43. FASTEMSIK BIEL-LEDHI 'UHIJE 'ILEJKE 'INNEKE 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 43:44. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
43:44. Pa dyshim që Kurani është përkujtesë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!
43:44. Dhe me të vërtetë, ai është një përkujtim për ty dhe për popullin tënd, dhe së shpejti ju do të pyeteni.
43:44. WE 'INNEHU LEDHIKRUN LEKE WE LIKAWMIKE WE SEWFE TUS'ELUNE
C 43:45. E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?
43:45. Pyeti të dërguarit Tanë, që i kemi nisur para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zota të tjerë, përveç të Gjithëmëshirshmit?!
43:45. Dhe pyet ata të dërguarit Tanë që Ne dërguam para teje: "A kemi caktuar Ne përveç të Gjithëmëshirshmit zota për t'u adhuruar?"
43:45. WE ES'EL MEN 'ERSELNA MIN KABLIKE MIN RUSULINA 'EXHE'ALNA MIN DUNI ER-REHMANI 'ALIHETEN JU'BEDUNE
C 43:46. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: "Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!"
43:46. Ne dërguam Musain me shenjat Tona te Faraoni dhe paria e tij, dhe ai tha: “Unë jam i dërguar i Zotit të botëve!”
43:46. Dhe me të vërtetë, Ne i dërguam Musait shenjat Tona te Faraoni dhe paria e tij, dhe ai tha: "Me të vërtetë, unë jam një i dërguar i Zotit të botëve."
43:46. WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA 'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI FEKALE 'INNI RESULU RABBIL-'ALEMINE
C 43:47. E kur ua solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
43:47. Kur ai u solli atyre shenjat Tona, ata filluan t'i përqeshin ato.
43:47. Por kur ai u solli atyre shenjat Tona, ja, ata qeshën me to.
43:47. FELEMMA XHA'EHUM BI'AJATINA 'IDHA HUM MINHA JEDHEKUNE
C 43:48. Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese) që nuk ishin më të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
43:48. Çdo shenjë që Ne u tregonim atyre, ishte më e madhe se ajo para saj. Prandaj Ne i dënonim ata me ndëshkim, që të ktheheshin (në rrugën e drejtë).
43:48. Dhe Ne nuk u treguam atyre ndonjë shenjë që nuk ishte më e madhe se ajo që i parapriu, dhe Ne i morëm ata me ndëshkimin, që ata të mund të ktheheshin (te Allahu).
43:48. WE MA NURIHIM MIN 'AJETIN 'ILLA HIJE 'EKBERU MIN 'UHTIHA WE 'EHADHNAHUM BIL-'ADHABI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C 43:49. Dhe ata thanë: "O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës që ta ka dhënë (të na e largojë dënimin), se ne po besojmë!"
43:49. Ata i thoshin (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tënd për ne, ashtu sipas besëlidhjes tënde me Atë, sepse ne do të kthehemi në rrugë të drejtë!”
43:49. Dhe ata thanë: "O magjistar, lutju Zotit tënd për ne sipas asaj që Ai të ka premtuar ty. Me të vërtetë, ne do të udhëzohemi."
43:49. WE KALU JA 'EJJUHA ES-SAHIRU ED'U LENA REBBEKE BIMA 'AHIDE 'INDEKE 'INNENA LEMUHTEDUN
C 43:50. E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
43:50. Por, sapo ua largonim dënimin, ata e shkelnin premtimin.
43:50. Por kur Ne hoqëm ndëshkimin prej tyre, ja, ata e thyen premtimin.
43:50. FELEMMA KESHEFNA 'ANHUMUL-'ADHABE 'IDHA HUM JENKUTHUNE
C 43:51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?"
43:51. Dhe Faraoni i thërriste popullit të vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin pranë meje? A nuk shihni?
43:51. Dhe Faraoni thirri mes popullit të tij dhe tha: "O populli im, a nuk është për mua sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin poshtë meje? A nuk shihni?
43:51. WE NADA FIR'AWNU FI KAWMIHI KALE JA KAWMI 'ELEJSE LI MULKU MISRE WE HEDHIHIL-'ENHARU TEXHRI MIN TEHTI 'EFELA TUBSIRUNE
C 43:52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet!
43:52. Vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë, i cili mezi mund të shprehet?
43:52. A nuk jam unë më i mirë sesa ky që është i përbuzur dhe që mezi mund të flasë?
43:52. 'EM 'ENA HAJRUN MIN HADHAL-LEDHI HUWE MEHINUN WE LA JEKADU JUBINU
C 43:53. Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
43:53. Përse nuk i janë dhënë atij byzylykë ari? Përse nuk kanë ardhur bashkë me të engjëjt?”
43:53. Pse nuk i janë hedhur atij gjerdanë ari ose nuk kanë ardhur engjëjt me të për ta shoqëruar?"
43:53. FELEWLA 'ULKIJE 'ALEJHI 'ESWIRETUN MIN DHEHEBIN 'EW XHA'E ME'AHUL-MELA'IKETU MUKTERININE
C 43:54. Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
43:54. Kështu, ai e mashtroi popullin e vet. Ata iu nënshtruan atij, sepse ishin vërtet një popull i pabindur.
43:54. Kështu ai e mashtroi popullin e tij, dhe ata iu bindën atij. Me të vërtetë, ata ishin një popull i padrejtë.
43:54. FASTEHAFFE KAWMEHU FE'ETA'UHU 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C 43:55. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
43:55. E, kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm të gjithë.
43:55. Por kur ata na zemëruan, Ne i morëm ata dhe i përmbytëm të gjithë.
43:55. FELEMMA 'ASEFUNA ENTEKAMNA MINHUM FE'EGREKNAHUM 'EXHMA'INE
C 43:56. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
43:56. Ne i bëmë ata shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm.
43:56. Dhe Ne i bëmë ata një shembull dhe një shembull për të mëvonshmit.
43:56. FEXHE'ALNAHUM SELEFEN WE METHELAN LIL'AHIRINE
C 43:57. Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
43:57. Kur u soll si shembull i biri i Merjemes (Isai a.s.), populli yt (o Muhamed) menjëherë nisi të qeshë
43:57. Dhe kur biri i Merjemes përmendet si shembull, ja, populli yt brohorit me të.
43:57. WE LEMMA DURIBE EBNU MERJEME METHELEN 'IDHA KAWMUKE MINHU JESIDDUNE
C 43:58. Dhe thanë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë.
43:58. duke thënë: “A janë më të mirë idhujt tanë apo ai?” Ata ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se duan të hahen, sepse janë popull grindavec.
43:58. Dhe ata thanë: "A janë zotat tanë më të mirë apo ai?" Ata nuk të përmendën këtë përveçse për të debatuar. Por ata janë një popull grindavec.
43:58. WE KALU 'E'ALIHETUNA HAJRUN 'EM HUWE MA DEREBUHU LEKE 'ILLA XHEDELEN BEL HUM KAWMUN HASIMUNE
C 43:59. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
43:59. Isai ishte vetëm një rob, të cilit Ne i dhuruam (Profeci) dhe e bëmë shembull për bijtë e Izraelit.
43:59. Ai nuk është asgjë tjetër veçse një rob të cilit Ne i dhamë favor, dhe Ne e bëmë atë një shembull për bijtë e Israilit.
43:59. 'IN HUWE 'ILLA 'ABDUN 'EN'AMNA 'ALEJHI WE XHE'ALNAHU METHELEN LIBENI 'ISRA'ILE
C 43:60. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëj që do t'ju zëvendësonin në tokë.
43:60. Sikur të duam, Ne (do t'ju shkatërronim dhe) në vendin tuaj do të bënim engjëj, që do t'ju trashëgonin në Tokë.
43:60. Dhe sikur të kishim dashur, Ne do të kishim bërë nga mesi juaj engjëj për të qenë në tokë pasardhësit tuaj.
43:60. WE LEW NESHA'U LEXHE'ALNA MINKUM MELA'IKETEN FIL-'ERDI JEHLUFUNE
C 43:61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë.
43:61. Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!
43:61. Dhe me të vërtetë, ai (Isai) është një shenjë e Orës. Prandaj, mos dyshoni për të dhe më ndiqni mua. Kjo është një rrugë e drejtë.
43:61. WE 'INNEHU LA'ILMUN LILSSA'ATI FELA TEMTERUNNE BIHA WE ETTEBI'UNI HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 43:62. E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
43:62. Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai është vërtet armiku juaj i hapët.
43:62. Dhe le të mos ju pengojë Shejtani. Me të vërtetë, ai është për ju një armik i qartë.
43:62. WE LA JESUDDENNEKUMU ESH-SHEJTANU 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN
C 43:63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t'ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
43:63. E, kur Isai solli prova të qarta, tha: “Ju kam sjellë urtësinë (Profecinë) dhe do t'ju shpjegoj disa gjëra, për të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
43:63. Dhe kur Isai erdhi me prova të qarta, ai tha: "Unë ju solla urtësinë dhe për t'ju sqaruar disa nga ato për të cilat ju po kundërshtoni. Prandaj, kini frikë Allahun dhe më binduni.
43:63. WE LEMMA XHA'E 'ISA BIL-BEJJINATI KALE KAD XHI'TUKUM BIL-HIKMETI WE LI'EBEJJINE LEKUM BA'DEL-LEDHI TEHTELIFUNE FIHI FE ETTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 43:64. S'ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!"
43:64. Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është rruga e drejtë!”
43:64. Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është një rrugë e drejtë."
43:64. 'INNALL-LLAHE HUWE RABBI WE REBBUKUM FA'BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 43:65. Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
43:65. E megjithatë, sektet e ndryshme patën kundërshti midis tyre. Mjerë ata që kanë bërë padrejtësi – për dënimin e Ditës së dhembshme!
43:65. Por grupet u përçanë mes tyre. Prandaj, mjerë për ata që bënë padrejtësi nga ndëshkimi i një Dite të dhembshme.
43:65. FAHTELEFEL-'EHZABU MIN BEJNIHIM FEWEJLUN LILLEDHINE DHELEMU MIN 'ADHABI JEWMIN 'ELIMIN
C 43:66. Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare.
43:66. A mos presin ata diçka tjetër, përveç Orës (së Kiametit), që do t'u vijë papritmas e pa e ndier fare?!
43:66. Ata po presin përveçse Orën, që ajo të vijë mbi ta papritmas, ndërsa ata nuk e ndiejnë atë?
43:66. HEL JENDHURUNE 'ILLA ES-SA'ATE 'EN TE'TIJEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C 43:67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
43:67. Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun.
43:67. Shokët atë ditë do të jenë armiq për njëri-tjetrin, përveç të përkushtuarve.
43:67. EL-'EHILLA'U JEWME'IDHIN BA'DUHUM LIBA'DIN 'ADUWUN 'ILLAL-MUTTEKINE
C 43:68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!"
43:68. (Allahu do t'u thotë): “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni.
43:68. O robërit e Mi, sot nuk ka frikë për ju, dhe ju nuk do të pikëlloheni.
43:68. JA 'IBADI LA HAWFUN 'ALEJKUMUL-JEWME WE LA 'ENTUM TEHZENUNE
C 43:69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
43:69. Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë,
43:69. Ata që besuan në ajetet Tona dhe ishin të dorëzuar.
43:69. EL-LEDHINE 'AMENU BI'AJATINA WE KANU MUSLIMINE
C 43:70. Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
43:70. hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,
43:70. Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, duke qenë të gëzuar.
43:70. EDHULUL-XHENNETE 'ENTUM WE 'EZWAXHUKUM TUHBERUNE
C 43:71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
43:71. ku do t'ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t'ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.
43:71. Aty do të kalohen mes tyre enë ari dhe gota, dhe aty do të jetë çdo gjë që dëshirojnë shpirtrat dhe që i kënaq sytë. Dhe aty do të jeni përgjithmonë.
43:71. JUTAFU 'ALEJHIM BISIHAFIN MIN DHEHEBIN WE 'EKWABIN WE FIHA MA TESHTEHIHIL-'ENFUSU WE TELEDHDHUL-'A'JUNU WE 'ENTUM FIHA HALIDUNE
C 43:72. E ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar.
43:72. Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.
43:72. Dhe ky është Xheneti që ju është bërë trashëgimi për atë që keni punuar.
43:72. WE TILKEL-XHENNETU ELLETI 'URITHTUMUHA BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 43:73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
43:73. Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.”
43:73. Për ju aty ka shumë fruta nga të cilat ju do të hani.
43:73. LEKUM FIHA FAKIHETUN KETHIRETUN MINHA TE'KULUNE
C 43:74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit.
43:74. Sa për punëmbrapshtët, pa dyshim që ata do të qëndrojnë përherë në dënimin e Xhehenemit.
43:74. Me të vërtetë, të padrejtët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë.
43:74. 'INNEL-MUXHRIMINE FI 'ADHABI XHEHENNEME HALIDUN
C 43:75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.
43:75. Ai (dënim) nuk do t'u lehtësohet atyre e kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë.
43:75. Ai nuk do të lehtësohet për ta, dhe ata do të jenë të dëshpëruar aty.
43:75. LA JUFETTERU 'ANHUM WE HUM FIHI MUBLISUNE
C 43:76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
43:76. Ne atyre nuk u bëmë padrejtësi, por ata vetë i bënë keq vetvetes.
43:76. Dhe Ne nuk i kemi bërë padrejtësi atyre, por ata ishin ata që ishin të padrejtë.
43:76. WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN KANU HUMU EDH-DHALIMINE
C 43:77. Dhe ata thërrasin: "O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". Ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"
43:77. Ata do të thërrasin: “O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përherë aty!”
43:77. Dhe ata do të thërrasin: "O Malik, le të na shkatërrojë Zoti yt." Ai do të thotë: "Me të vërtetë, ju do të mbeteni aty përgjithmonë."
43:77. WE NADEW JA MALIKU LIJEKDI 'ALEJNA REBBUKE KALE 'INNEKUM MAKITHUNE
C 43:78. Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.
43:78. Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.
43:78. Me të vërtetë, Ne ju sollëm të vërtetën, por shumica prej jush ishin mohues të së vërtetës.
43:78. LEKAD XHI'NAKUM BIL-HEKKI WE LEKINNE 'EKTHEREKUM LILHEKKI KARIHUNE
C 43:79. A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë).
43:79. Nëse ata kurdisin kurthe, edhe Ne do t'u ngremë kurthe.
43:79. A mos ata kanë vendosur një çështje? Atëherë edhe Ne kemi vendosur.
43:79. 'EM 'EBREMU 'EMREN FE'INNA MUBRIMUNE
C 43:80. A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
43:80. Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë.
43:80. Apo ata mendojnë se Ne nuk i dëgjojmë fshehtësitë dhe bisedat e tyre? Por engjëjt Tanë janë të pranishëm me ta dhe shkruajnë.
43:80. 'EM JEHSEBUNE 'ENNA LA NESMA'U SIRREHUM WE NEXHWAHUM BELA WE RUSULUNA LEDEJHIM JEKTUBUNE
C 43:81. Thuaj: "Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!"
43:81. Thuaju (o Muhamed): “Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte bir, Unë do të isha i pari që do ta adhuroja atë!
43:81. Thuaj: "Nëse i Gjithëmëshirshmi do të kishte ndonjë bir, atëherë unë do të isha i pari nga adhuruesit.
43:81. KUL 'IN KANE LILRREHMENI WELEDUN FE'ENA 'EWWELUL-'ABIDINE
C 43:82. Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë.
43:82. Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo çfarë i veshin Atij!
43:82. I Lavdishëm është Zoti i qiejve dhe i tokës, Zoti i Arshit, përtej asaj që ata i përshkruajnë Atij.
43:82. SUBHANE RABBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI RABBIL-'ARSHI 'AMMA JESIFUNE
C 43:83. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
43:83. Lëri ata të flasin marrëzi dhe le të argëtohen derisa të takojnë Ditën që u është premtuar.
43:83. Prandaj, lëri ata të zhytur dhe të luajnë derisa të takojnë Ditën e tyre që u premtohet.
43:83. FEDHERHUM JEHUDU WE JEL'ABU HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI JU'ADUNE
C 43:84. Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
43:84. Ai është i vetmi Zot (i vërtetë) në qiell dhe i vetmi Zot (i vërtetë) në Tokë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
43:84. Dhe Ai është Ai që është Zot në qiej dhe Zot në tokë. Dhe Ai është i Gjithëurtë, i Gjithëditur.
43:84. WE HUWEL-LEDHI FI ES-SEMA'I 'ILEHUN WE FIL-'ERDI 'ILEHUN WE HUWEL-HEKIMUL-'ALIMU
C 43:85. I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
43:85. Qoftë i lartësuar në lavdi Ai, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Vetëm Ai ka dijeni mbi Orën (e Kiametit) dhe tek Ai do të ktheheni!
43:85. Dhe i Bekuar është Ai të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i tokës dhe çdo gjë që është ndërmjet tyre. Dhe tek Ai është kthimi.
43:85. WE TEBAREKEL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA WE 'INDEHU 'ILMU ES-SA'ATI WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 43:86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
43:86. Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe e dinë mirë (se s'ka Zot tjetër të vërtetë veç Allahut).
43:86. Dhe ata që ata i thërrasin përveç Tij nuk kanë asnjë fuqi ndërmjetësimi, përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën me dije.
43:86. WE LA JEMLIKUL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI ESH-SHEFA'ATE 'ILLA MEN SHEHIDE BIL-HEKKI WE HUM JA'LEMUNE
C 43:87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën?
43:87. Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu!” Atëherë, përse largohen prej Tij?!
43:87. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi ata?" Ata me siguri do të thonë: "Allahu." Atëherë, si janë ata të mashtruar?
43:87. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKAHUM LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE
C 43:88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!"
43:88. I Dërguari thotë: “O Zoti im, ky është një popull që nuk beson!”
43:88. Dhe thënia e tij: "O Zoti im, me të vërtetë, këta janë njerëz që nuk besojnë."
43:88. WE KILIHI JA RABBI 'INNE HA'UULA' KAWMUN LA JU'UMINUNE
C 43:89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"
43:89. Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh.
43:89. Prandaj, largohu prej tyre dhe thuaj: "Selam." Së shpejti ata do ta dinë.
43:89. FASFEH 'ANHUM WE KUL SELAMUN FESEWFE JA'LEMUNE