Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!"
43:30. Por, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe ne sigurisht që këtë nuk e besojmë!
43:30. Dhe kur e vërteta u erdhi atyre, ata thanë: "Kjo është magji, dhe ne jemi mohues të saj."
43:30. WE LEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU KALU HADHA SIHRUN WE 'INNA BIHI KAFIRUNE
C 43:31. Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur'an një njeriu të madh nga dy qytete?"
43:31. Sikur t'i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete"!
43:31. Dhe ata thanë: "Pse nuk i është zbritur ky Kuran një burri të madh nga një nga qytetet e dyfishta?"
43:31. WE KALU LEWLA NUZZILE HADHAL-KUR'ANU 'ALA REXHULIN MINEL-KARJETEJNI 'ADHIMIN
C 43:32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
43:32. Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
43:32. A janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Ne e kemi ndarë mes tyre jetesën e tyre në jetën e kësaj bote dhe Ne i kemi ngritur disa prej tyre mbi të tjerët në shkallë, që disa prej tyre të marrin shërbime nga të tjerët. Por mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që ata grumbullojnë.
43:32. 'EHUM JEKSIMUNE REHMETE RABBIKE NEHNU KASEMNA BEJNEHUM MA'ISHETEHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE REFA'NA BA'DEHUM FEWKA BA'DIN DEREXHATIN LIJETTEHIDHE BA'DUHUM BA'DAN SUHRIJÆN WE REHMETU RABBIKE HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE
C 43:33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin.
43:33. Dhe, sikur njerëzit të mos ishin një bashkësi mohuesish, Ne do t'i bënim prej argjendi çatitë e shtëpive të atyre që nuk besojnë në të Gjithëmëshirshmin, madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten,
43:33. Dhe sikur të mos ishte që njerëzit do të bëheshin një komunitet (idhujtarësh), Ne do t'u kishim bërë për ata që mohojnë të Gjithëmëshirshmin çati prej argjendi për shtëpitë e tyre dhe shkallë mbi të cilat ata do të ngjiteshin,
43:33. WE LEWLA 'EN JEKUNE EN-NASU 'UMMETEN WAHIDETEN LEXHE'ALNA LIMEN JEKFURU BIR-REHMENI LIBUJUTIHIM SUKUFEN MIN FEDDETIN WE MA'ARIXHE 'ALEJHA JEDHHERUNE
C 43:34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
43:34. edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten,
43:34. Dhe dyer për shtëpitë e tyre dhe shtretër mbi të cilët ata do të mbështeteshin,
43:34. WE LIBUJUTIHIM 'EBWABEN WE SURURAN 'ALEJHA JETTEKI'UNE
C 43:35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
43:35. dhe (do t'u jepnim) stoli prej ari. Por të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, kurse jeta tjetër te Zoti yt është për punëdrejtët që ruhen (nga gjynahet dhe nga dënimi i Allahut).
43:35. Dhe stoli ari. Por e gjithë kjo është vetëm një kënaqësi e jetës së kësaj bote, dhe bota tjetër është për ata që kanë frikë Zotin e tyre.
43:35. WE ZUHRUFEN WE 'IN KULLU DHALIKE LEMMA META'UL-HEJATI ED-DUNJA WEL-'AHIRETU 'INDE RABBIKE LILMUTTEKINE
C 43:36. Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
43:36. Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t'ia caktojmë një djall, që do t'i bëhet shok i pandashëm.
43:36. Dhe kushdo që shmang përkujtimin e të Gjithëmëshirshmit – Ne i caktojmë atij një shejtan, dhe ai bëhet një shok i tij i pandashëm.
43:36. WE MEN JA'SHU 'AN DHIKRI ER-REHMANI NUKAJJID LEHU SHEJTANEN FEHUWE LEHU KARINUN
C 43:37. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
43:37. Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.
43:37. Dhe me të vërtetë, ata i pengojnë ata nga rruga, por ata mendojnë se janë të udhëzuar.
43:37. WE 'INNEHUM LEJESUDDUNEHUM 'ANI ES-SEBILI WE JEHSEBUNE 'ENNEHUM MUHTEDUNE
C 43:38. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti!"
43:38. Dhe, kur të vijë te Ne, (jobesimtari) do t'i thotë (djallit që e kishte shok): “Ah, sikur të kishte qenë largësia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!”
43:38. Derisa, kur ai të vijë te Ne, ai do të thotë: "Ah, sikur të kishte një distancë mes meje dhe teje si distanca midis lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq je ti!"
43:38. HETTA 'IDHA XHA'ENA KALE JA LEJTE BEJNI WE BEJNEKE BU'DEL-MESHRIKAJNI FEBI'SEL-KARINU
C 43:39. Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
43:39. (Atyre do t'u thuhet): “Nuk do t'ju bëjë dobi (pendimi) juve sot, sepse ju u larguat nga e vërteta dhe humbët. Me të vërtetë, ju jeni pjesëtarë në dënim”.
43:39. Dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi kjo ditë, pasi ata kanë bërë padrejtësi, se ata do të ndajnë ndëshkimin.
43:39. WE LEN JENFE'AKUMUL-JEWME 'IDH DHELEMTUM 'ENNEKUM FIL-'ADHABI MUSHTERIKUNE
C 43:40. A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
43:40. Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëri dhe të udhëzosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë?
43:40. A do të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhërit, ose të udhëzosh të verbërit ose atë që është në një humbje të qartë?
43:40. 'EFE'ENTE TUSMI'U ES-SUMME 'EW TEHDIL-'UMJE WE MEN KANE FI DELALIN MUBININ