Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:25. Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
43:25. Atëherë, Ne hakmerreshim kundër atyre, prandaj shiko si ka qenë përfundimi i femohuesve.
43:25. Prandaj, Ne i morëm ata, dhe shiko se si ishte fundi i atyre që përgënjeshtruan.
43:25. FANTEKAMNA MINHUM FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C 43:26. (Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
43:26. (Kujto) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s'kam të bëj fare me ato që adhuroni ju
43:26. Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Me të vërtetë, unë jam i lirë nga ajo që ju adhuroni,
43:26. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU LI'EBIHI WE KAWMIHI 'INNENI BERA'UN MIMMA TA'BUDUNE
C 43:27. përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!"
43:27. në vend të Atij, që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”.
43:27. Përveç Atij që më krijoi, dhe me të vërtetë, Ai do të më udhëzojë."
43:27. 'ILLAL-LEDHI FETERENI FE'INNEHU SEJEHDINI
C 43:28. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
43:28. Ai e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, me qëllim që ata të kthehen (vazhdimisht tek Allahu).
43:28. Dhe ai e bëri atë një fjalë të qëndrueshme ndër pasardhësit e tij që ata të mund të kthehen (te Allahu).
43:28. WE XHE'ALEHA KELIMETEN BAKIJETEN FI 'AKIBIHI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C 43:29. Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
43:29. Kurse Unë i lashë të kënaqen këta dhe etërit e tyre, derisa u erdhi e Vërteta (Kurani) dhe i Dërguari, që ua bëri të qarta.
43:29. Por Unë i kam lejuar këta dhe etërit e tyre të përjetojnë mirëqenie derisa t'u vijë e vërteta dhe një i dërguar i qartë.
43:29. BEL METTA'TU HA'UULA' WE 'ABA'EHUM HETTA XHA'EHUMUL-HEKKU WE RESULUN MUBINUN
C 43:30. Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!"
43:30. Por, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe ne sigurisht që këtë nuk e besojmë!
43:30. Dhe kur e vërteta u erdhi atyre, ata thanë: "Kjo është magji, dhe ne jemi mohues të saj."
43:30. WE LEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU KALU HADHA SIHRUN WE 'INNA BIHI KAFIRUNE
C 43:31. Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur'an një njeriu të madh nga dy qytete?"
43:31. Sikur t'i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete"!
43:31. Dhe ata thanë: "Pse nuk i është zbritur ky Kuran një burri të madh nga një nga qytetet e dyfishta?"
43:31. WE KALU LEWLA NUZZILE HADHAL-KUR'ANU 'ALA REXHULIN MINEL-KARJETEJNI 'ADHIMIN
C 43:32. A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
43:32. Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
43:32. A janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Ne e kemi ndarë mes tyre jetesën e tyre në jetën e kësaj bote dhe Ne i kemi ngritur disa prej tyre mbi të tjerët në shkallë, që disa prej tyre të marrin shërbime nga të tjerët. Por mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që ata grumbullojnë.
43:32. 'EHUM JEKSIMUNE REHMETE RABBIKE NEHNU KASEMNA BEJNEHUM MA'ISHETEHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE REFA'NA BA'DEHUM FEWKA BA'DIN DEREXHATIN LIJETTEHIDHE BA'DUHUM BA'DAN SUHRIJÆN WE REHMETU RABBIKE HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE
C 43:33. E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin.
43:33. Dhe, sikur njerëzit të mos ishin një bashkësi mohuesish, Ne do t'i bënim prej argjendi çatitë e shtëpive të atyre që nuk besojnë në të Gjithëmëshirshmin, madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten,
43:33. Dhe sikur të mos ishte që njerëzit do të bëheshin një komunitet (idhujtarësh), Ne do t'u kishim bërë për ata që mohojnë të Gjithëmëshirshmin çati prej argjendi për shtëpitë e tyre dhe shkallë mbi të cilat ata do të ngjiteshin,
43:33. WE LEWLA 'EN JEKUNE EN-NASU 'UMMETEN WAHIDETEN LEXHE'ALNA LIMEN JEKFURU BIR-REHMENI LIBUJUTIHIM SUKUFEN MIN FEDDETIN WE MA'ARIXHE 'ALEJHA JEDHHERUNE
C 43:34. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
43:34. edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten,
43:34. Dhe dyer për shtëpitë e tyre dhe shtretër mbi të cilët ata do të mbështeteshin,
43:34. WE LIBUJUTIHIM 'EBWABEN WE SURURAN 'ALEJHA JETTEKI'UNE
C 43:35. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
43:35. dhe (do t'u jepnim) stoli prej ari. Por të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, kurse jeta tjetër te Zoti yt është për punëdrejtët që ruhen (nga gjynahet dhe nga dënimi i Allahut).
43:35. Dhe stoli ari. Por e gjithë kjo është vetëm një kënaqësi e jetës së kësaj bote, dhe bota tjetër është për ata që kanë frikë Zotin e tyre.
43:35. WE ZUHRUFEN WE 'IN KULLU DHALIKE LEMMA META'UL-HEJATI ED-DUNJA WEL-'AHIRETU 'INDE RABBIKE LILMUTTEKINE