U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:24.
Ai tha: "A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!"
43:24.
(Çdo i dërguar) thoshte: “Po sikur unë t'ju kem sjellë (një fe) më të ndriçuar se ajo e të parëve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojmë mesazhin me të cilën jeni dërguar!”
43:24.
(Ai) tha: "A edhe sikur unë t'ju sjell atë që është më i drejtë udhëzues sesa ajo që i gjetët etërit tuaj?" Ata thanë: "Me të vërtetë, ne jemi mohues të asaj me të cilën ju dërgoheni."
43:24.
KALE 'EWELEW XHI'TUKUM BI'EHDA MIMMA WEXHEDTUM 'ALEJHI 'ABA'EKUM KALU 'INNA BIMA 'URSILTUM BIHI KAFIRUNE
C
43:25.
Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
43:25.
Atëherë, Ne hakmerreshim kundër atyre, prandaj shiko si ka qenë përfundimi i femohuesve.
43:25.
Prandaj, Ne i morëm ata, dhe shiko se si ishte fundi i atyre që përgënjeshtruan.
43:25.
FANTEKAMNA MINHUM FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C
43:26.
(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
43:26.
(Kujto) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s'kam të bëj fare me ato që adhuroni ju
43:26.
Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Me të vërtetë, unë jam i lirë nga ajo që ju adhuroni,
43:26.
WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU LI'EBIHI WE KAWMIHI 'INNENI BERA'UN MIMMA TA'BUDUNE
C
43:27.
përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!"
43:27.
në vend të Atij, që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”.
43:27.
Përveç Atij që më krijoi, dhe me të vërtetë, Ai do të më udhëzojë."
43:27.
'ILLAL-LEDHI FETERENI FE'INNEHU SEJEHDINI
C
43:28.
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
43:28.
Ai e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, me qëllim që ata të kthehen (vazhdimisht tek Allahu).
43:28.
Dhe ai e bëri atë një fjalë të qëndrueshme ndër pasardhësit e tij që ata të mund të kthehen (te Allahu).
43:28.
WE XHE'ALEHA KELIMETEN BAKIJETEN FI 'AKIBIHI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
43:29.
Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
43:29.
Kurse Unë i lashë të kënaqen këta dhe etërit e tyre, derisa u erdhi e Vërteta (Kurani) dhe i Dërguari, që ua bëri të qarta.
43:29.
Por Unë i kam lejuar këta dhe etërit e tyre të përjetojnë mirëqenie derisa t'u vijë e vërteta dhe një i dërguar i qartë.
43:29.
BEL METTA'TU HA'UULA' WE 'ABA'EHUM HETTA XHA'EHUMUL-HEKKU WE RESULUN MUBINUN
C
43:30.
Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!"
43:30.
Por, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe ne sigurisht që këtë nuk e besojmë!
43:30.
Dhe kur e vërteta u erdhi atyre, ata thanë: "Kjo është magji, dhe ne jemi mohues të saj."
43:30.
WE LEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU KALU HADHA SIHRUN WE 'INNA BIHI KAFIRUNE
C
43:31.
Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur'an një njeriu të madh nga dy qytete?"
43:31.
Sikur t'i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete"!
43:31.
Dhe ata thanë: "Pse nuk i është zbritur ky Kuran një burri të madh nga një nga qytetet e dyfishta?"
43:31.
WE KALU LEWLA NUZZILE HADHAL-KUR'ANU 'ALA REXHULIN MINEL-KARJETEJNI 'ADHIMIN
C
43:32.
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
43:32.
Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
43:32.
A janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Ne e kemi ndarë mes tyre jetesën e tyre në jetën e kësaj bote dhe Ne i kemi ngritur disa prej tyre mbi të tjerët në shkallë, që disa prej tyre të marrin shërbime nga të tjerët. Por mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që ata grumbullojnë.
43:32.
'EHUM JEKSIMUNE REHMETE RABBIKE NEHNU KASEMNA BEJNEHUM MA'ISHETEHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE REFA'NA BA'DEHUM FEWKA BA'DIN DEREXHATIN LIJETTEHIDHE BA'DUHUM BA'DAN SUHRIJÆN WE REHMETU RABBIKE HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE
C
43:33.
E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin.
43:33.
Dhe, sikur njerëzit të mos ishin një bashkësi mohuesish, Ne do t'i bënim prej argjendi çatitë e shtëpive të atyre që nuk besojnë në të Gjithëmëshirshmin, madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten,
43:33.
Dhe sikur të mos ishte që njerëzit do të bëheshin një komunitet (idhujtarësh), Ne do t'u kishim bërë për ata që mohojnë të Gjithëmëshirshmin çati prej argjendi për shtëpitë e tyre dhe shkallë mbi të cilat ata do të ngjiteshin,
43:33.
WE LEWLA 'EN JEKUNE EN-NASU 'UMMETEN WAHIDETEN LEXHE'ALNA LIMEN JEKFURU BIR-REHMENI LIBUJUTIHIM SUKUFEN MIN FEDDETIN WE MA'ARIXHE 'ALEJHA JEDHHERUNE
C
43:34.
E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
43:34.
edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten,
43:34.
Dhe dyer për shtëpitë e tyre dhe shtretër mbi të cilët ata do të mbështeteshin,
43:34.
WE LIBUJUTIHIM 'EBWABEN WE SURURAN 'ALEJHA JETTEKI'UNE