U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:20.
Ata pastaj thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t'i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë".
43:20.
Dhe ata thonë: “Sikur të kishte dashur i Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata.” Ata nuk dinë asgjë për këtë, ata vetëm gënjejnë.
43:20.
Dhe ata thonë: "Sikur të donte Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata." Ata nuk kanë ndonjë dije për këtë. Ata janë vetëm duke gënjyer.
43:20.
WE KALU LEW SHA'E ER-REHMANU MA 'ABEDNAHUM MA LEHUM BIDHALIKE MIN 'ILMIN 'IN HUM 'ILLA JEHRUSUNE
C
43:21.
A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur'anit), e ata i përmbahen atij?
43:21.
Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kuranit), të cilit ata i janë përmbajtur?
43:21.
Apo Ne u kemi dhënë atyre një Libër para tij, kështu që ata janë duke iu përmbajtur atij?
43:21.
'EM 'ATEJNAHUM KITABEN MIN KABLIHI FEHUM BIHI MUSTEMSIKUNE
C
43:22.
Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre".
43:22.
Jo, por ata thonë: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre”.
43:22.
Jo, por ata thonë: "Me të vërtetë, ne kemi gjetur etërit tanë në një fe, dhe ne jemi të udhëzuar në gjurmët e tyre."
43:22.
BEL KALU 'INNA WEXHEDNA 'ABA'ENA 'ALA 'UMMETIN WE 'INNA 'ALA 'ATHARIHIM MUHTEDUNE
C
43:23.
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre".
43:23.
Po ashtu, në çdo vend që Ne kemi dërguar paralajmërues para teje, pasanikët e atij vendi thonin: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre”.
43:23.
Dhe kështu, Ne nuk kemi dërguar një paralajmërues para teje në ndonjë qytet përveçse të pasurit e tij thanë: "Me të vërtetë, ne kemi gjetur etërit tanë në një fe, dhe ne jemi ndjekësit e tyre."
43:23.
WE KEDHELIKE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE FI KARJETIN MIN NEDHIRIN 'ILLA KALE MUTREFUHA 'INNA WEXHEDNA 'ABA'ENA 'ALA 'UMMETIN WE 'INNA 'ALA 'ATHARIHIM MUKTEDUNE
C
43:24.
Ai tha: "A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!"
43:24.
(Çdo i dërguar) thoshte: “Po sikur unë t'ju kem sjellë (një fe) më të ndriçuar se ajo e të parëve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojmë mesazhin me të cilën jeni dërguar!”
43:24.
(Ai) tha: "A edhe sikur unë t'ju sjell atë që është më i drejtë udhëzues sesa ajo që i gjetët etërit tuaj?" Ata thanë: "Me të vërtetë, ne jemi mohues të asaj me të cilën ju dërgoheni."
43:24.
KALE 'EWELEW XHI'TUKUM BI'EHDA MIMMA WEXHEDTUM 'ALEJHI 'ABA'EKUM KALU 'INNA BIMA 'URSILTUM BIHI KAFIRUNE
C
43:25.
Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
43:25.
Atëherë, Ne hakmerreshim kundër atyre, prandaj shiko si ka qenë përfundimi i femohuesve.
43:25.
Prandaj, Ne i morëm ata, dhe shiko se si ishte fundi i atyre që përgënjeshtruan.
43:25.
FANTEKAMNA MINHUM FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C
43:26.
(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
43:26.
(Kujto) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s'kam të bëj fare me ato që adhuroni ju
43:26.
Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Me të vërtetë, unë jam i lirë nga ajo që ju adhuroni,
43:26.
WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU LI'EBIHI WE KAWMIHI 'INNENI BERA'UN MIMMA TA'BUDUNE
C
43:27.
përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!"
43:27.
në vend të Atij, që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”.
43:27.
Përveç Atij që më krijoi, dhe me të vërtetë, Ai do të më udhëzojë."
43:27.
'ILLAL-LEDHI FETERENI FE'INNEHU SEJEHDINI
C
43:28.
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
43:28.
Ai e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, me qëllim që ata të kthehen (vazhdimisht tek Allahu).
43:28.
Dhe ai e bëri atë një fjalë të qëndrueshme ndër pasardhësit e tij që ata të mund të kthehen (te Allahu).
43:28.
WE XHE'ALEHA KELIMETEN BAKIJETEN FI 'AKIBIHI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
43:29.
Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
43:29.
Kurse Unë i lashë të kënaqen këta dhe etërit e tyre, derisa u erdhi e Vërteta (Kurani) dhe i Dërguari, që ua bëri të qarta.
43:29.
Por Unë i kam lejuar këta dhe etërit e tyre të përjetojnë mirëqenie derisa t'u vijë e vërteta dhe një i dërguar i qartë.
43:29.
BEL METTA'TU HA'UULA' WE 'ABA'EHUM HETTA XHA'EHUMUL-HEKKU WE RESULUN MUBINUN
C
43:30.
Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!"
43:30.
Por, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe ne sigurisht që këtë nuk e besojmë!
43:30.
Dhe kur e vërteta u erdhi atyre, ata thanë: "Kjo është magji, dhe ne jemi mohues të saj."
43:30.
WE LEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU KALU HADHA SIHRUN WE 'INNA BIHI KAFIRUNE