Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
43:16. Vallë, prej krijesave të Veta, Ai të zgjedhë vajza e juve t'ju dhurojë djem?!
43:16. Apo Ai ka marrë për Vete bija nga ajo që Ai krijoi, dhe Ai ju ka veçuar me bij?
43:16. 'EM ETTEHADHE MIMMA JEHLUKU BENATIN WE 'ESFAKUM BIL-BENINE
C 43:17. E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij nxihet dhe i zihet fryma.
43:17. Kur ndonjëri nga ata merr lajmin e mirë për lindjen e asaj, që ia veshin të Gjithmëshirshmit (si pjesë e Tij), atij i nxihet fytyra dhe pikëllohet.
43:17. Dhe kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi i asaj që ai i përshkruan të Gjithëmëshirshmit si bija, fytyra e tij bëhet e errët, dhe ai bëhet i mbushur me pikëllim.
43:17. WE 'IDHA BUSHSHIRE 'EHEDUHUM BIMA DEREBE LILRREHMENI METHELEN DHELLE WEXHHUHU MUSWEDDAN WE HUWE KEDHIMUN
C 43:18. A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
43:18. Vallë, a është ajo që rritet në stoli dhe e pafuqishme për të kundërshtuar (diçka që mund t'i vishet Allahut si pjesë e Tij)?!
43:18. (A i përshkruajnë Atij) atë që është rritur në stolitë dhe që nuk është e qartë në argumentim?
43:18. 'EWEMEN JUNESHSHE'U FIL-HILJETI WE HUWE FIL-HISAMI GAJRU MUBININ
C 43:19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
43:19. Engjëjt, të cilët janë robërit e të Gjithëmëshirshmit, ata i bëjnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë të pranishëm gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për atë shpifje)!
43:19. Dhe ata e kanë bërë engjëjt, të cilët janë robër të Gjithëmëshirshmit, femra. A ishin ata dëshmitarë për krijimin e tyre? Dëshmia e tyre do të shkruhet, dhe ata do të pyeten.
43:19. WE XHE'ALUL-MELA'IKETEL-LEDHINE HUM 'IBADU ER-REHMANI 'INATHEN 'ESHEHIDU HALKAHUM SETUKTEBU SHEHADETUHUM WE JUS'ELUNE
C 43:20. Ata pastaj thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t'i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë".
43:20. Dhe ata thonë: “Sikur të kishte dashur i Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata.” Ata nuk dinë asgjë për këtë, ata vetëm gënjejnë.
43:20. Dhe ata thonë: "Sikur të donte Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata." Ata nuk kanë ndonjë dije për këtë. Ata janë vetëm duke gënjyer.
43:20. WE KALU LEW SHA'E ER-REHMANU MA 'ABEDNAHUM MA LEHUM BIDHALIKE MIN 'ILMIN 'IN HUM 'ILLA JEHRUSUNE
C 43:21. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur'anit), e ata i përmbahen atij?
43:21. Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kuranit), të cilit ata i janë përmbajtur?
43:21. Apo Ne u kemi dhënë atyre një Libër para tij, kështu që ata janë duke iu përmbajtur atij?
43:21. 'EM 'ATEJNAHUM KITABEN MIN KABLIHI FEHUM BIHI MUSTEMSIKUNE
C 43:22. Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre".
43:22. Jo, por ata thonë: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre”.
43:22. Jo, por ata thonë: "Me të vërtetë, ne kemi gjetur etërit tanë në një fe, dhe ne jemi të udhëzuar në gjurmët e tyre."
43:22. BEL KALU 'INNA WEXHEDNA 'ABA'ENA 'ALA 'UMMETIN WE 'INNA 'ALA 'ATHARIHIM MUHTEDUNE
C 43:23. Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre".
43:23. Po ashtu, në çdo vend që Ne kemi dërguar paralajmërues para teje, pasanikët e atij vendi thonin: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre”.
43:23. Dhe kështu, Ne nuk kemi dërguar një paralajmërues para teje në ndonjë qytet përveçse të pasurit e tij thanë: "Me të vërtetë, ne kemi gjetur etërit tanë në një fe, dhe ne jemi ndjekësit e tyre."
43:23. WE KEDHELIKE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE FI KARJETIN MIN NEDHIRIN 'ILLA KALE MUTREFUHA 'INNA WEXHEDNA 'ABA'ENA 'ALA 'UMMETIN WE 'INNA 'ALA 'ATHARIHIM MUKTEDUNE
C 43:24. Ai tha: "A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!"
43:24. (Çdo i dërguar) thoshte: “Po sikur unë t'ju kem sjellë (një fe) më të ndriçuar se ajo e të parëve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojmë mesazhin me të cilën jeni dërguar!”
43:24. (Ai) tha: "A edhe sikur unë t'ju sjell atë që është më i drejtë udhëzues sesa ajo që i gjetët etërit tuaj?" Ata thanë: "Me të vërtetë, ne jemi mohues të asaj me të cilën ju dërgoheni."
43:24. KALE 'EWELEW XHI'TUKUM BI'EHDA MIMMA WEXHEDTUM 'ALEJHI 'ABA'EKUM KALU 'INNA BIMA 'URSILTUM BIHI KAFIRUNE
C 43:25. Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
43:25. Atëherë, Ne hakmerreshim kundër atyre, prandaj shiko si ka qenë përfundimi i femohuesve.
43:25. Prandaj, Ne i morëm ata, dhe shiko se si ishte fundi i atyre që përgënjeshtruan.
43:25. FANTEKAMNA MINHUM FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C 43:26. (Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
43:26. (Kujto) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s'kam të bëj fare me ato që adhuroni ju
43:26. Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Me të vërtetë, unë jam i lirë nga ajo që ju adhuroni,
43:26. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU LI'EBIHI WE KAWMIHI 'INNENI BERA'UN MIMMA TA'BUDUNE