U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:34.
E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.
43:34.
edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten,
43:34.
Dhe dyer për shtëpitë e tyre dhe shtretër mbi të cilët ata do të mbështeteshin,
43:34.
WE LIBUJUTIHIM 'EBWABEN WE SURURAN 'ALEJHA JETTEKI'UNE
C
43:35.
Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
43:35.
dhe (do t'u jepnim) stoli prej ari. Por të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, kurse jeta tjetër te Zoti yt është për punëdrejtët që ruhen (nga gjynahet dhe nga dënimi i Allahut).
43:35.
Dhe stoli ari. Por e gjithë kjo është vetëm një kënaqësi e jetës së kësaj bote, dhe bota tjetër është për ata që kanë frikë Zotin e tyre.
43:35.
WE ZUHRUFEN WE 'IN KULLU DHALIKE LEMMA META'UL-HEJATI ED-DUNJA WEL-'AHIRETU 'INDE RABBIKE LILMUTTEKINE
C
43:36.
Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.
43:36.
Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t'ia caktojmë një djall, që do t'i bëhet shok i pandashëm.
43:36.
Dhe kushdo që shmang përkujtimin e të Gjithëmëshirshmit – Ne i caktojmë atij një shejtan, dhe ai bëhet një shok i tij i pandashëm.
43:36.
WE MEN JA'SHU 'AN DHIKRI ER-REHMANI NUKAJJID LEHU SHEJTANEN FEHUWE LEHU KARINUN
C
43:37.
E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
43:37.
Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.
43:37.
Dhe me të vërtetë, ata i pengojnë ata nga rruga, por ata mendojnë se janë të udhëzuar.
43:37.
WE 'INNEHUM LEJESUDDUNEHUM 'ANI ES-SEBILI WE JEHSEBUNE 'ENNEHUM MUHTEDUNE
C
43:38.
E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti!"
43:38.
Dhe, kur të vijë te Ne, (jobesimtari) do t'i thotë (djallit që e kishte shok): “Ah, sikur të kishte qenë largësia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!”
43:38.
Derisa, kur ai të vijë te Ne, ai do të thotë: "Ah, sikur të kishte një distancë mes meje dhe teje si distanca midis lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq je ti!"
43:38.
HETTA 'IDHA XHA'ENA KALE JA LEJTE BEJNI WE BEJNEKE BU'DEL-MESHRIKAJNI FEBI'SEL-KARINU
C
43:39.
Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
43:39.
(Atyre do t'u thuhet): “Nuk do t'ju bëjë dobi (pendimi) juve sot, sepse ju u larguat nga e vërteta dhe humbët. Me të vërtetë, ju jeni pjesëtarë në dënim”.
43:39.
Dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi kjo ditë, pasi ata kanë bërë padrejtësi, se ata do të ndajnë ndëshkimin.
43:39.
WE LEN JENFE'AKUMUL-JEWME 'IDH DHELEMTUM 'ENNEKUM FIL-'ADHABI MUSHTERIKUNE
C
43:40.
A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
43:40.
Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëri dhe të udhëzosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë?
43:40.
A do të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhërit, ose të udhëzosh të verbërit ose atë që është në një humbje të qartë?
43:40.
'EFE'ENTE TUSMI'U ES-SUMME 'EW TEHDIL-'UMJE WE MEN KANE FI DELALIN MUBININ
C
43:41.
E, nëse të tërheqim ty (ta marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t'u hakmirremi atyre.
43:41.
Edhe sikur të të marrim ty, Ne, me siguri do të hakmerremi ndaj tyre (në jetën tjetër)
43:41.
Prandaj, nëse Ne të largojmë ty (para ndëshkimit të tyre), Ne me të vërtetë do të ndëshkojmë ata.
43:41.
FE'IMMA NEDH/HEBENNE BIKE FE'INNA MINHUM MUNTEKIMUNE
C
43:42.
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
43:42.
ose do të të tregojmë atë çka u kemi premtuar atyre. Ne jemi vërtet të Plotfuqishëm mbi ta.
43:42.
Ose Ne do të të tregojmë atë që Ne u kemi premtuar atyre. Me të vërtetë, Ne kemi fuqi mbi ta.
43:42.
'EW NURIJENNEKEL-LEDHI WE'ADNAHUM FE'INNA 'ALEJHIM MUKTEDIRUNE
C
43:43.
Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
43:43.
Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti, në të vërtetë, je në rrugën e drejtë.
43:43.
Prandaj, qëndro në atë që të është shpallur. Me të vërtetë, ti je në një rrugë të drejtë.
43:43.
FASTEMSIK BIEL-LEDHI 'UHIJE 'ILEJKE 'INNEKE 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
43:44.
Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
43:44.
Pa dyshim që Kurani është përkujtesë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!
43:44.
Dhe me të vërtetë, ai është një përkujtim për ty dhe për popullin tënd, dhe së shpejti ju do të pyeteni.
43:44.
WE 'INNEHU LEDHIKRUN LEKE WE LIKAWMIKE WE SEWFE TUS'ELUNE