U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:39.
Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
43:39.
(Atyre do t'u thuhet): “Nuk do t'ju bëjë dobi (pendimi) juve sot, sepse ju u larguat nga e vërteta dhe humbët. Me të vërtetë, ju jeni pjesëtarë në dënim”.
43:39.
Dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi kjo ditë, pasi ata kanë bërë padrejtësi, se ata do të ndajnë ndëshkimin.
43:39.
WE LEN JENFE'AKUMUL-JEWME 'IDH DHELEMTUM 'ENNEKUM FIL-'ADHABI MUSHTERIKUNE
C
43:40.
A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
43:40.
Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëri dhe të udhëzosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë?
43:40.
A do të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhërit, ose të udhëzosh të verbërit ose atë që është në një humbje të qartë?
43:40.
'EFE'ENTE TUSMI'U ES-SUMME 'EW TEHDIL-'UMJE WE MEN KANE FI DELALIN MUBININ
C
43:41.
E, nëse të tërheqim ty (ta marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t'u hakmirremi atyre.
43:41.
Edhe sikur të të marrim ty, Ne, me siguri do të hakmerremi ndaj tyre (në jetën tjetër)
43:41.
Prandaj, nëse Ne të largojmë ty (para ndëshkimit të tyre), Ne me të vërtetë do të ndëshkojmë ata.
43:41.
FE'IMMA NEDH/HEBENNE BIKE FE'INNA MINHUM MUNTEKIMUNE
C
43:42.
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.
43:42.
ose do të të tregojmë atë çka u kemi premtuar atyre. Ne jemi vërtet të Plotfuqishëm mbi ta.
43:42.
Ose Ne do të të tregojmë atë që Ne u kemi premtuar atyre. Me të vërtetë, Ne kemi fuqi mbi ta.
43:42.
'EW NURIJENNEKEL-LEDHI WE'ADNAHUM FE'INNA 'ALEJHIM MUKTEDIRUNE
C
43:43.
Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
43:43.
Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti, në të vërtetë, je në rrugën e drejtë.
43:43.
Prandaj, qëndro në atë që të është shpallur. Me të vërtetë, ti je në një rrugë të drejtë.
43:43.
FASTEMSIK BIEL-LEDHI 'UHIJE 'ILEJKE 'INNEKE 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
43:44.
Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
43:44.
Pa dyshim që Kurani është përkujtesë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!
43:44.
Dhe me të vërtetë, ai është një përkujtim për ty dhe për popullin tënd, dhe së shpejti ju do të pyeteni.
43:44.
WE 'INNEHU LEDHIKRUN LEKE WE LIKAWMIKE WE SEWFE TUS'ELUNE
C
43:45.
E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?
43:45.
Pyeti të dërguarit Tanë, që i kemi nisur para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zota të tjerë, përveç të Gjithëmëshirshmit?!
43:45.
Dhe pyet ata të dërguarit Tanë që Ne dërguam para teje: "A kemi caktuar Ne përveç të Gjithëmëshirshmit zota për t'u adhuruar?"
43:45.
WE ES'EL MEN 'ERSELNA MIN KABLIKE MIN RUSULINA 'EXHE'ALNA MIN DUNI ER-REHMANI 'ALIHETEN JU'BEDUNE
C
43:46.
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: "Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!"
43:46.
Ne dërguam Musain me shenjat Tona te Faraoni dhe paria e tij, dhe ai tha: “Unë jam i dërguar i Zotit të botëve!”
43:46.
Dhe me të vërtetë, Ne i dërguam Musait shenjat Tona te Faraoni dhe paria e tij, dhe ai tha: "Me të vërtetë, unë jam një i dërguar i Zotit të botëve."
43:46.
WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA 'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI FEKALE 'INNI RESULU RABBIL-'ALEMINE
C
43:47.
E kur ua solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.
43:47.
Kur ai u solli atyre shenjat Tona, ata filluan t'i përqeshin ato.
43:47.
Por kur ai u solli atyre shenjat Tona, ja, ata qeshën me to.
43:47.
FELEMMA XHA'EHUM BI'AJATINA 'IDHA HUM MINHA JEDHEKUNE
C
43:48.
Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese) që nuk ishin më të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
43:48.
Çdo shenjë që Ne u tregonim atyre, ishte më e madhe se ajo para saj. Prandaj Ne i dënonim ata me ndëshkim, që të ktheheshin (në rrugën e drejtë).
43:48.
Dhe Ne nuk u treguam atyre ndonjë shenjë që nuk ishte më e madhe se ajo që i parapriu, dhe Ne i morëm ata me ndëshkimin, që ata të mund të ktheheshin (te Allahu).
43:48.
WE MA NURIHIM MIN 'AJETIN 'ILLA HIJE 'EKBERU MIN 'UHTIHA WE 'EHADHNAHUM BIL-'ADHABI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
43:49.
Dhe ata thanë: "O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës që ta ka dhënë (të na e largojë dënimin), se ne po besojmë!"
43:49.
Ata i thoshin (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tënd për ne, ashtu sipas besëlidhjes tënde me Atë, sepse ne do të kthehemi në rrugë të drejtë!”
43:49.
Dhe ata thanë: "O magjistar, lutju Zotit tënd për ne sipas asaj që Ai të ka premtuar ty. Me të vërtetë, ne do të udhëzohemi."
43:49.
WE KALU JA 'EJJUHA ES-SAHIRU ED'U LENA REBBEKE BIMA 'AHIDE 'INDEKE 'INNENA LEMUHTEDUN