U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:73.
Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
43:73.
Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.”
43:73.
Për ju aty ka shumë fruta nga të cilat ju do të hani.
43:73.
LEKUM FIHA FAKIHETUN KETHIRETUN MINHA TE'KULUNE
C
43:74.
Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit.
43:74.
Sa për punëmbrapshtët, pa dyshim që ata do të qëndrojnë përherë në dënimin e Xhehenemit.
43:74.
Me të vërtetë, të padrejtët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë.
43:74.
'INNEL-MUXHRIMINE FI 'ADHABI XHEHENNEME HALIDUN
C
43:75.
Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.
43:75.
Ai (dënim) nuk do t'u lehtësohet atyre e kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë.
43:75.
Ai nuk do të lehtësohet për ta, dhe ata do të jenë të dëshpëruar aty.
43:75.
LA JUFETTERU 'ANHUM WE HUM FIHI MUBLISUNE
C
43:76.
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
43:76.
Ne atyre nuk u bëmë padrejtësi, por ata vetë i bënë keq vetvetes.
43:76.
Dhe Ne nuk i kemi bërë padrejtësi atyre, por ata ishin ata që ishin të padrejtë.
43:76.
WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN KANU HUMU EDH-DHALIMINE
C
43:77.
Dhe ata thërrasin: "O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". Ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"
43:77.
Ata do të thërrasin: “O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përherë aty!”
43:77.
Dhe ata do të thërrasin: "O Malik, le të na shkatërrojë Zoti yt." Ai do të thotë: "Me të vërtetë, ju do të mbeteni aty përgjithmonë."
43:77.
WE NADEW JA MALIKU LIJEKDI 'ALEJNA REBBUKE KALE 'INNEKUM MAKITHUNE
C
43:78.
Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.
43:78.
Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.
43:78.
Me të vërtetë, Ne ju sollëm të vërtetën, por shumica prej jush ishin mohues të së vërtetës.
43:78.
LEKAD XHI'NAKUM BIL-HEKKI WE LEKINNE 'EKTHEREKUM LILHEKKI KARIHUNE
C
43:79.
A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë).
43:79.
Nëse ata kurdisin kurthe, edhe Ne do t'u ngremë kurthe.
43:79.
A mos ata kanë vendosur një çështje? Atëherë edhe Ne kemi vendosur.
43:79.
'EM 'EBREMU 'EMREN FE'INNA MUBRIMUNE
C
43:80.
A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
43:80.
Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë.
43:80.
Apo ata mendojnë se Ne nuk i dëgjojmë fshehtësitë dhe bisedat e tyre? Por engjëjt Tanë janë të pranishëm me ta dhe shkruajnë.
43:80.
'EM JEHSEBUNE 'ENNA LA NESMA'U SIRREHUM WE NEXHWAHUM BELA WE RUSULUNA LEDEJHIM JEKTUBUNE
C
43:81.
Thuaj: "Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!"
43:81.
Thuaju (o Muhamed): “Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte bir, Unë do të isha i pari që do ta adhuroja atë!
43:81.
Thuaj: "Nëse i Gjithëmëshirshmi do të kishte ndonjë bir, atëherë unë do të isha i pari nga adhuruesit.
43:81.
KUL 'IN KANE LILRREHMENI WELEDUN FE'ENA 'EWWELUL-'ABIDINE
C
43:82.
Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë.
43:82.
Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo çfarë i veshin Atij!
43:82.
I Lavdishëm është Zoti i qiejve dhe i tokës, Zoti i Arshit, përtej asaj që ata i përshkruajnë Atij.
43:82.
SUBHANE RABBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI RABBIL-'ARSHI 'AMMA JESIFUNE
C
43:83.
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
43:83.
Lëri ata të flasin marrëzi dhe le të argëtohen derisa të takojnë Ditën që u është premtuar.
43:83.
Prandaj, lëri ata të zhytur dhe të luajnë derisa të takojnë Ditën e tyre që u premtohet.
43:83.
FEDHERHUM JEHUDU WE JEL'ABU HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI JU'ADUNE