U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:69.
(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
43:69.
Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë,
43:69.
Ata që besuan në ajetet Tona dhe ishin të dorëzuar.
43:69.
EL-LEDHINE 'AMENU BI'AJATINA WE KANU MUSLIMINE
C
43:70.
Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
43:70.
hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,
43:70.
Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, duke qenë të gëzuar.
43:70.
EDHULUL-XHENNETE 'ENTUM WE 'EZWAXHUKUM TUHBERUNE
C
43:71.
Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
43:71.
ku do t'ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t'ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.
43:71.
Aty do të kalohen mes tyre enë ari dhe gota, dhe aty do të jetë çdo gjë që dëshirojnë shpirtrat dhe që i kënaq sytë. Dhe aty do të jeni përgjithmonë.
43:71.
JUTAFU 'ALEJHIM BISIHAFIN MIN DHEHEBIN WE 'EKWABIN WE FIHA MA TESHTEHIHIL-'ENFUSU WE TELEDHDHUL-'A'JUNU WE 'ENTUM FIHA HALIDUNE
C
43:72.
E ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar.
43:72.
Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.
43:72.
Dhe ky është Xheneti që ju është bërë trashëgimi për atë që keni punuar.
43:72.
WE TILKEL-XHENNETU ELLETI 'URITHTUMUHA BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
43:73.
Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
43:73.
Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.”
43:73.
Për ju aty ka shumë fruta nga të cilat ju do të hani.
43:73.
LEKUM FIHA FAKIHETUN KETHIRETUN MINHA TE'KULUNE
C
43:74.
Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit.
43:74.
Sa për punëmbrapshtët, pa dyshim që ata do të qëndrojnë përherë në dënimin e Xhehenemit.
43:74.
Me të vërtetë, të padrejtët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë.
43:74.
'INNEL-MUXHRIMINE FI 'ADHABI XHEHENNEME HALIDUN
C
43:75.
Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.
43:75.
Ai (dënim) nuk do t'u lehtësohet atyre e kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë.
43:75.
Ai nuk do të lehtësohet për ta, dhe ata do të jenë të dëshpëruar aty.
43:75.
LA JUFETTERU 'ANHUM WE HUM FIHI MUBLISUNE
C
43:76.
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
43:76.
Ne atyre nuk u bëmë padrejtësi, por ata vetë i bënë keq vetvetes.
43:76.
Dhe Ne nuk i kemi bërë padrejtësi atyre, por ata ishin ata që ishin të padrejtë.
43:76.
WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN KANU HUMU EDH-DHALIMINE
C
43:77.
Dhe ata thërrasin: "O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". Ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"
43:77.
Ata do të thërrasin: “O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përherë aty!”
43:77.
Dhe ata do të thërrasin: "O Malik, le të na shkatërrojë Zoti yt." Ai do të thotë: "Me të vërtetë, ju do të mbeteni aty përgjithmonë."
43:77.
WE NADEW JA MALIKU LIJEKDI 'ALEJNA REBBUKE KALE 'INNEKUM MAKITHUNE
C
43:78.
Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.
43:78.
Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.
43:78.
Me të vërtetë, Ne ju sollëm të vërtetën, por shumica prej jush ishin mohues të së vërtetës.
43:78.
LEKAD XHI'NAKUM BIL-HEKKI WE LEKINNE 'EKTHEREKUM LILHEKKI KARIHUNE
C
43:79.
A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë).
43:79.
Nëse ata kurdisin kurthe, edhe Ne do t'u ngremë kurthe.
43:79.
A mos ata kanë vendosur një çështje? Atëherë edhe Ne kemi vendosur.
43:79.
'EM 'EBREMU 'EMREN FE'INNA MUBRIMUNE