U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:65.
Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
43:65.
E megjithatë, sektet e ndryshme patën kundërshti midis tyre. Mjerë ata që kanë bërë padrejtësi – për dënimin e Ditës së dhembshme!
43:65.
Por grupet u përçanë mes tyre. Prandaj, mjerë për ata që bënë padrejtësi nga ndëshkimi i një Dite të dhembshme.
43:65.
FAHTELEFEL-'EHZABU MIN BEJNIHIM FEWEJLUN LILLEDHINE DHELEMU MIN 'ADHABI JEWMIN 'ELIMIN
C
43:66.
Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare.
43:66.
A mos presin ata diçka tjetër, përveç Orës (së Kiametit), që do t'u vijë papritmas e pa e ndier fare?!
43:66.
Ata po presin përveçse Orën, që ajo të vijë mbi ta papritmas, ndërsa ata nuk e ndiejnë atë?
43:66.
HEL JENDHURUNE 'ILLA ES-SA'ATE 'EN TE'TIJEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C
43:67.
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
43:67.
Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun.
43:67.
Shokët atë ditë do të jenë armiq për njëri-tjetrin, përveç të përkushtuarve.
43:67.
EL-'EHILLA'U JEWME'IDHIN BA'DUHUM LIBA'DIN 'ADUWUN 'ILLAL-MUTTEKINE
C
43:68.
(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!"
43:68.
(Allahu do t'u thotë): “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni.
43:68.
O robërit e Mi, sot nuk ka frikë për ju, dhe ju nuk do të pikëlloheni.
43:68.
JA 'IBADI LA HAWFUN 'ALEJKUMUL-JEWME WE LA 'ENTUM TEHZENUNE
C
43:69.
(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
43:69.
Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë,
43:69.
Ata që besuan në ajetet Tona dhe ishin të dorëzuar.
43:69.
EL-LEDHINE 'AMENU BI'AJATINA WE KANU MUSLIMINE
C
43:70.
Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
43:70.
hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,
43:70.
Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, duke qenë të gëzuar.
43:70.
EDHULUL-XHENNETE 'ENTUM WE 'EZWAXHUKUM TUHBERUNE
C
43:71.
Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
43:71.
ku do t'ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t'ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.
43:71.
Aty do të kalohen mes tyre enë ari dhe gota, dhe aty do të jetë çdo gjë që dëshirojnë shpirtrat dhe që i kënaq sytë. Dhe aty do të jeni përgjithmonë.
43:71.
JUTAFU 'ALEJHIM BISIHAFIN MIN DHEHEBIN WE 'EKWABIN WE FIHA MA TESHTEHIHIL-'ENFUSU WE TELEDHDHUL-'A'JUNU WE 'ENTUM FIHA HALIDUNE
C
43:72.
E ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar.
43:72.
Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.
43:72.
Dhe ky është Xheneti që ju është bërë trashëgimi për atë që keni punuar.
43:72.
WE TILKEL-XHENNETU ELLETI 'URITHTUMUHA BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
43:73.
Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
43:73.
Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.”
43:73.
Për ju aty ka shumë fruta nga të cilat ju do të hani.
43:73.
LEKUM FIHA FAKIHETUN KETHIRETUN MINHA TE'KULUNE
C
43:74.
Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit.
43:74.
Sa për punëmbrapshtët, pa dyshim që ata do të qëndrojnë përherë në dënimin e Xhehenemit.
43:74.
Me të vërtetë, të padrejtët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë.
43:74.
'INNEL-MUXHRIMINE FI 'ADHABI XHEHENNEME HALIDUN
C
43:75.
Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.
43:75.
Ai (dënim) nuk do t'u lehtësohet atyre e kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë.
43:75.
Ai nuk do të lehtësohet për ta, dhe ata do të jenë të dëshpëruar aty.
43:75.
LA JUFETTERU 'ANHUM WE HUM FIHI MUBLISUNE