Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t'ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
43:63. E, kur Isai solli prova të qarta, tha: “Ju kam sjellë urtësinë (Profecinë) dhe do t'ju shpjegoj disa gjëra, për të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
43:63. Dhe kur Isai erdhi me prova të qarta, ai tha: "Unë ju solla urtësinë dhe për t'ju sqaruar disa nga ato për të cilat ju po kundërshtoni. Prandaj, kini frikë Allahun dhe më binduni.
43:63. WE LEMMA XHA'E 'ISA BIL-BEJJINATI KALE KAD XHI'TUKUM BIL-HIKMETI WE LI'EBEJJINE LEKUM BA'DEL-LEDHI TEHTELIFUNE FIHI FE ETTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 43:64. S'ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!"
43:64. Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është rruga e drejtë!”
43:64. Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është një rrugë e drejtë."
43:64. 'INNALL-LLAHE HUWE RABBI WE REBBUKUM FA'BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 43:65. Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
43:65. E megjithatë, sektet e ndryshme patën kundërshti midis tyre. Mjerë ata që kanë bërë padrejtësi – për dënimin e Ditës së dhembshme!
43:65. Por grupet u përçanë mes tyre. Prandaj, mjerë për ata që bënë padrejtësi nga ndëshkimi i një Dite të dhembshme.
43:65. FAHTELEFEL-'EHZABU MIN BEJNIHIM FEWEJLUN LILLEDHINE DHELEMU MIN 'ADHABI JEWMIN 'ELIMIN
C 43:66. Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare.
43:66. A mos presin ata diçka tjetër, përveç Orës (së Kiametit), që do t'u vijë papritmas e pa e ndier fare?!
43:66. Ata po presin përveçse Orën, që ajo të vijë mbi ta papritmas, ndërsa ata nuk e ndiejnë atë?
43:66. HEL JENDHURUNE 'ILLA ES-SA'ATE 'EN TE'TIJEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C 43:67. Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
43:67. Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun.
43:67. Shokët atë ditë do të jenë armiq për njëri-tjetrin, përveç të përkushtuarve.
43:67. EL-'EHILLA'U JEWME'IDHIN BA'DUHUM LIBA'DIN 'ADUWUN 'ILLAL-MUTTEKINE
C 43:68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!"
43:68. (Allahu do t'u thotë): “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni.
43:68. O robërit e Mi, sot nuk ka frikë për ju, dhe ju nuk do të pikëlloheni.
43:68. JA 'IBADI LA HAWFUN 'ALEJKUMUL-JEWME WE LA 'ENTUM TEHZENUNE
C 43:69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
43:69. Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë,
43:69. Ata që besuan në ajetet Tona dhe ishin të dorëzuar.
43:69. EL-LEDHINE 'AMENU BI'AJATINA WE KANU MUSLIMINE
C 43:70. Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
43:70. hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,
43:70. Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, duke qenë të gëzuar.
43:70. EDHULUL-XHENNETE 'ENTUM WE 'EZWAXHUKUM TUHBERUNE
C 43:71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
43:71. ku do t'ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t'ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.
43:71. Aty do të kalohen mes tyre enë ari dhe gota, dhe aty do të jetë çdo gjë që dëshirojnë shpirtrat dhe që i kënaq sytë. Dhe aty do të jeni përgjithmonë.
43:71. JUTAFU 'ALEJHIM BISIHAFIN MIN DHEHEBIN WE 'EKWABIN WE FIHA MA TESHTEHIHIL-'ENFUSU WE TELEDHDHUL-'A'JUNU WE 'ENTUM FIHA HALIDUNE
C 43:72. E ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar.
43:72. Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.
43:72. Dhe ky është Xheneti që ju është bërë trashëgimi për atë që keni punuar.
43:72. WE TILKEL-XHENNETU ELLETI 'URITHTUMUHA BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 43:73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
43:73. Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.”
43:73. Për ju aty ka shumë fruta nga të cilat ju do të hani.
43:73. LEKUM FIHA FAKIHETUN KETHIRETUN MINHA TE'KULUNE