U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:60.
Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëj që do t'ju zëvendësonin në tokë.
43:60.
Sikur të duam, Ne (do t'ju shkatërronim dhe) në vendin tuaj do të bënim engjëj, që do t'ju trashëgonin në Tokë.
43:60.
Dhe sikur të kishim dashur, Ne do të kishim bërë nga mesi juaj engjëj për të qenë në tokë pasardhësit tuaj.
43:60.
WE LEW NESHA'U LEXHE'ALNA MINKUM MELA'IKETEN FIL-'ERDI JEHLUFUNE
C
43:61.
E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë.
43:61.
Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!
43:61.
Dhe me të vërtetë, ai (Isai) është një shenjë e Orës. Prandaj, mos dyshoni për të dhe më ndiqni mua. Kjo është një rrugë e drejtë.
43:61.
WE 'INNEHU LA'ILMUN LILSSA'ATI FELA TEMTERUNNE BIHA WE ETTEBI'UNI HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C
43:62.
E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
43:62.
Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai është vërtet armiku juaj i hapët.
43:62.
Dhe le të mos ju pengojë Shejtani. Me të vërtetë, ai është për ju një armik i qartë.
43:62.
WE LA JESUDDENNEKUMU ESH-SHEJTANU 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN
C
43:63.
Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t'ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
43:63.
E, kur Isai solli prova të qarta, tha: “Ju kam sjellë urtësinë (Profecinë) dhe do t'ju shpjegoj disa gjëra, për të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
43:63.
Dhe kur Isai erdhi me prova të qarta, ai tha: "Unë ju solla urtësinë dhe për t'ju sqaruar disa nga ato për të cilat ju po kundërshtoni. Prandaj, kini frikë Allahun dhe më binduni.
43:63.
WE LEMMA XHA'E 'ISA BIL-BEJJINATI KALE KAD XHI'TUKUM BIL-HIKMETI WE LI'EBEJJINE LEKUM BA'DEL-LEDHI TEHTELIFUNE FIHI FE ETTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C
43:64.
S'ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!"
43:64.
Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është rruga e drejtë!”
43:64.
Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është një rrugë e drejtë."
43:64.
'INNALL-LLAHE HUWE RABBI WE REBBUKUM FA'BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C
43:65.
Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.
43:65.
E megjithatë, sektet e ndryshme patën kundërshti midis tyre. Mjerë ata që kanë bërë padrejtësi – për dënimin e Ditës së dhembshme!
43:65.
Por grupet u përçanë mes tyre. Prandaj, mjerë për ata që bënë padrejtësi nga ndëshkimi i një Dite të dhembshme.
43:65.
FAHTELEFEL-'EHZABU MIN BEJNIHIM FEWEJLUN LILLEDHINE DHELEMU MIN 'ADHABI JEWMIN 'ELIMIN
C
43:66.
Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare.
43:66.
A mos presin ata diçka tjetër, përveç Orës (së Kiametit), që do t'u vijë papritmas e pa e ndier fare?!
43:66.
Ata po presin përveçse Orën, që ajo të vijë mbi ta papritmas, ndërsa ata nuk e ndiejnë atë?
43:66.
HEL JENDHURUNE 'ILLA ES-SA'ATE 'EN TE'TIJEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH'URUNE
C
43:67.
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
43:67.
Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun.
43:67.
Shokët atë ditë do të jenë armiq për njëri-tjetrin, përveç të përkushtuarve.
43:67.
EL-'EHILLA'U JEWME'IDHIN BA'DUHUM LIBA'DIN 'ADUWUN 'ILLAL-MUTTEKINE
C
43:68.
(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!"
43:68.
(Allahu do t'u thotë): “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni.
43:68.
O robërit e Mi, sot nuk ka frikë për ju, dhe ju nuk do të pikëlloheni.
43:68.
JA 'IBADI LA HAWFUN 'ALEJKUMUL-JEWME WE LA 'ENTUM TEHZENUNE
C
43:69.
(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
43:69.
Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë,
43:69.
Ata që besuan në ajetet Tona dhe ishin të dorëzuar.
43:69.
EL-LEDHINE 'AMENU BI'AJATINA WE KANU MUSLIMINE
C
43:70.
Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
43:70.
hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,
43:70.
Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, duke qenë të gëzuar.
43:70.
EDHULUL-XHENNETE 'ENTUM WE 'EZWAXHUKUM TUHBERUNE