Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:68. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!"
43:68. (Allahu do t'u thotë): “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni.
43:68. O robërit e Mi, sot nuk ka frikë për ju, dhe ju nuk do të pikëlloheni.
43:68. JA 'IBADI LA HAWFUN 'ALEJKUMUL-JEWME WE LA 'ENTUM TEHZENUNE
C 43:69. (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
43:69. Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë,
43:69. Ata që besuan në ajetet Tona dhe ishin të dorëzuar.
43:69. EL-LEDHINE 'AMENU BI'AJATINA WE KANU MUSLIMINE
C 43:70. Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
43:70. hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,
43:70. Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, duke qenë të gëzuar.
43:70. EDHULUL-XHENNETE 'ENTUM WE 'EZWAXHUKUM TUHBERUNE
C 43:71. Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
43:71. ku do t'ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t'ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.
43:71. Aty do të kalohen mes tyre enë ari dhe gota, dhe aty do të jetë çdo gjë që dëshirojnë shpirtrat dhe që i kënaq sytë. Dhe aty do të jeni përgjithmonë.
43:71. JUTAFU 'ALEJHIM BISIHAFIN MIN DHEHEBIN WE 'EKWABIN WE FIHA MA TESHTEHIHIL-'ENFUSU WE TELEDHDHUL-'A'JUNU WE 'ENTUM FIHA HALIDUNE
C 43:72. E ky është xhenneti që u është dhënë për atë që keni punuar.
43:72. Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.
43:72. Dhe ky është Xheneti që ju është bërë trashëgimi për atë që keni punuar.
43:72. WE TILKEL-XHENNETU ELLETI 'URITHTUMUHA BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 43:73. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
43:73. Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.”
43:73. Për ju aty ka shumë fruta nga të cilat ju do të hani.
43:73. LEKUM FIHA FAKIHETUN KETHIRETUN MINHA TE'KULUNE
C 43:74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit.
43:74. Sa për punëmbrapshtët, pa dyshim që ata do të qëndrojnë përherë në dënimin e Xhehenemit.
43:74. Me të vërtetë, të padrejtët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë.
43:74. 'INNEL-MUXHRIMINE FI 'ADHABI XHEHENNEME HALIDUN
C 43:75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.
43:75. Ai (dënim) nuk do t'u lehtësohet atyre e kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë.
43:75. Ai nuk do të lehtësohet për ta, dhe ata do të jenë të dëshpëruar aty.
43:75. LA JUFETTERU 'ANHUM WE HUM FIHI MUBLISUNE
C 43:76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.
43:76. Ne atyre nuk u bëmë padrejtësi, por ata vetë i bënë keq vetvetes.
43:76. Dhe Ne nuk i kemi bërë padrejtësi atyre, por ata ishin ata që ishin të padrejtë.
43:76. WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN KANU HUMU EDH-DHALIMINE
C 43:77. Dhe ata thërrasin: "O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". Ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"
43:77. Ata do të thërrasin: “O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përherë aty!”
43:77. Dhe ata do të thërrasin: "O Malik, le të na shkatërrojë Zoti yt." Ai do të thotë: "Me të vërtetë, ju do të mbeteni aty përgjithmonë."
43:77. WE NADEW JA MALIKU LIJEKDI 'ALEJNA REBBUKE KALE 'INNEKUM MAKITHUNE
C 43:78. Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.
43:78. Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.
43:78. Me të vërtetë, Ne ju sollëm të vërtetën, por shumica prej jush ishin mohues të së vërtetës.
43:78. LEKAD XHI'NAKUM BIL-HEKKI WE LEKINNE 'EKTHEREKUM LILHEKKI KARIHUNE