Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:52. Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet!
43:52. Vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë, i cili mezi mund të shprehet?
43:52. A nuk jam unë më i mirë sesa ky që është i përbuzur dhe që mezi mund të flasë?
43:52. 'EM 'ENA HAJRUN MIN HADHAL-LEDHI HUWE MEHINUN WE LA JEKADU JUBINU
C 43:53. Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
43:53. Përse nuk i janë dhënë atij byzylykë ari? Përse nuk kanë ardhur bashkë me të engjëjt?”
43:53. Pse nuk i janë hedhur atij gjerdanë ari ose nuk kanë ardhur engjëjt me të për ta shoqëruar?"
43:53. FELEWLA 'ULKIJE 'ALEJHI 'ESWIRETUN MIN DHEHEBIN 'EW XHA'E ME'AHUL-MELA'IKETU MUKTERININE
C 43:54. Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
43:54. Kështu, ai e mashtroi popullin e vet. Ata iu nënshtruan atij, sepse ishin vërtet një popull i pabindur.
43:54. Kështu ai e mashtroi popullin e tij, dhe ata iu bindën atij. Me të vërtetë, ata ishin një popull i padrejtë.
43:54. FASTEHAFFE KAWMEHU FE'ETA'UHU 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C 43:55. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
43:55. E, kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm të gjithë.
43:55. Por kur ata na zemëruan, Ne i morëm ata dhe i përmbytëm të gjithë.
43:55. FELEMMA 'ASEFUNA ENTEKAMNA MINHUM FE'EGREKNAHUM 'EXHMA'INE
C 43:56. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
43:56. Ne i bëmë ata shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm.
43:56. Dhe Ne i bëmë ata një shembull dhe një shembull për të mëvonshmit.
43:56. FEXHE'ALNAHUM SELEFEN WE METHELAN LIL'AHIRINE
C 43:57. Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
43:57. Kur u soll si shembull i biri i Merjemes (Isai a.s.), populli yt (o Muhamed) menjëherë nisi të qeshë
43:57. Dhe kur biri i Merjemes përmendet si shembull, ja, populli yt brohorit me të.
43:57. WE LEMMA DURIBE EBNU MERJEME METHELEN 'IDHA KAWMUKE MINHU JESIDDUNE
C 43:58. Dhe thanë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë.
43:58. duke thënë: “A janë më të mirë idhujt tanë apo ai?” Ata ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se duan të hahen, sepse janë popull grindavec.
43:58. Dhe ata thanë: "A janë zotat tanë më të mirë apo ai?" Ata nuk të përmendën këtë përveçse për të debatuar. Por ata janë një popull grindavec.
43:58. WE KALU 'E'ALIHETUNA HAJRUN 'EM HUWE MA DEREBUHU LEKE 'ILLA XHEDELEN BEL HUM KAWMUN HASIMUNE
C 43:59. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
43:59. Isai ishte vetëm një rob, të cilit Ne i dhuruam (Profeci) dhe e bëmë shembull për bijtë e Izraelit.
43:59. Ai nuk është asgjë tjetër veçse një rob të cilit Ne i dhamë favor, dhe Ne e bëmë atë një shembull për bijtë e Israilit.
43:59. 'IN HUWE 'ILLA 'ABDUN 'EN'AMNA 'ALEJHI WE XHE'ALNAHU METHELEN LIBENI 'ISRA'ILE
C 43:60. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëj që do t'ju zëvendësonin në tokë.
43:60. Sikur të duam, Ne (do t'ju shkatërronim dhe) në vendin tuaj do të bënim engjëj, që do t'ju trashëgonin në Tokë.
43:60. Dhe sikur të kishim dashur, Ne do të kishim bërë nga mesi juaj engjëj për të qenë në tokë pasardhësit tuaj.
43:60. WE LEW NESHA'U LEXHE'ALNA MINKUM MELA'IKETEN FIL-'ERDI JEHLUFUNE
C 43:61. E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë.
43:61. Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!
43:61. Dhe me të vërtetë, ai (Isai) është një shenjë e Orës. Prandaj, mos dyshoni për të dhe më ndiqni mua. Kjo është një rrugë e drejtë.
43:61. WE 'INNEHU LA'ILMUN LILSSA'ATI FELA TEMTERUNNE BIHA WE ETTEBI'UNI HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 43:62. E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
43:62. Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai është vërtet armiku juaj i hapët.
43:62. Dhe le të mos ju pengojë Shejtani. Me të vërtetë, ai është për ju një armik i qartë.
43:62. WE LA JESUDDENNEKUMU ESH-SHEJTANU 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN