U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:49.
Dhe ata thanë: "O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës që ta ka dhënë (të na e largojë dënimin), se ne po besojmë!"
43:49.
Ata i thoshin (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tënd për ne, ashtu sipas besëlidhjes tënde me Atë, sepse ne do të kthehemi në rrugë të drejtë!”
43:49.
Dhe ata thanë: "O magjistar, lutju Zotit tënd për ne sipas asaj që Ai të ka premtuar ty. Me të vërtetë, ne do të udhëzohemi."
43:49.
WE KALU JA 'EJJUHA ES-SAHIRU ED'U LENA REBBEKE BIMA 'AHIDE 'INDEKE 'INNENA LEMUHTEDUN
C
43:50.
E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.
43:50.
Por, sapo ua largonim dënimin, ata e shkelnin premtimin.
43:50.
Por kur Ne hoqëm ndëshkimin prej tyre, ja, ata e thyen premtimin.
43:50.
FELEMMA KESHEFNA 'ANHUMUL-'ADHABE 'IDHA HUM JENKUTHUNE
C
43:51.
Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?"
43:51.
Dhe Faraoni i thërriste popullit të vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin pranë meje? A nuk shihni?
43:51.
Dhe Faraoni thirri mes popullit të tij dhe tha: "O populli im, a nuk është për mua sundimi i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin poshtë meje? A nuk shihni?
43:51.
WE NADA FIR'AWNU FI KAWMIHI KALE JA KAWMI 'ELEJSE LI MULKU MISRE WE HEDHIHIL-'ENHARU TEXHRI MIN TEHTI 'EFELA TUBSIRUNE
C
43:52.
Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet!
43:52.
Vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë, i cili mezi mund të shprehet?
43:52.
A nuk jam unë më i mirë sesa ky që është i përbuzur dhe që mezi mund të flasë?
43:52.
'EM 'ENA HAJRUN MIN HADHAL-LEDHI HUWE MEHINUN WE LA JEKADU JUBINU
C
43:53.
Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
43:53.
Përse nuk i janë dhënë atij byzylykë ari? Përse nuk kanë ardhur bashkë me të engjëjt?”
43:53.
Pse nuk i janë hedhur atij gjerdanë ari ose nuk kanë ardhur engjëjt me të për ta shoqëruar?"
43:53.
FELEWLA 'ULKIJE 'ALEJHI 'ESWIRETUN MIN DHEHEBIN 'EW XHA'E ME'AHUL-MELA'IKETU MUKTERININE
C
43:54.
Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
43:54.
Kështu, ai e mashtroi popullin e vet. Ata iu nënshtruan atij, sepse ishin vërtet një popull i pabindur.
43:54.
Kështu ai e mashtroi popullin e tij, dhe ata iu bindën atij. Me të vërtetë, ata ishin një popull i padrejtë.
43:54.
FASTEHAFFE KAWMEHU FE'ETA'UHU 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C
43:55.
Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
43:55.
E, kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm të gjithë.
43:55.
Por kur ata na zemëruan, Ne i morëm ata dhe i përmbytëm të gjithë.
43:55.
FELEMMA 'ASEFUNA ENTEKAMNA MINHUM FE'EGREKNAHUM 'EXHMA'INE
C
43:56.
Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
43:56.
Ne i bëmë ata shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm.
43:56.
Dhe Ne i bëmë ata një shembull dhe një shembull për të mëvonshmit.
43:56.
FEXHE'ALNAHUM SELEFEN WE METHELAN LIL'AHIRINE
C
43:57.
Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.
43:57.
Kur u soll si shembull i biri i Merjemes (Isai a.s.), populli yt (o Muhamed) menjëherë nisi të qeshë
43:57.
Dhe kur biri i Merjemes përmendet si shembull, ja, populli yt brohorit me të.
43:57.
WE LEMMA DURIBE EBNU MERJEME METHELEN 'IDHA KAWMUKE MINHU JESIDDUNE
C
43:58.
Dhe thanë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë.
43:58.
duke thënë: “A janë më të mirë idhujt tanë apo ai?” Ata ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se duan të hahen, sepse janë popull grindavec.
43:58.
Dhe ata thanë: "A janë zotat tanë më të mirë apo ai?" Ata nuk të përmendën këtë përveçse për të debatuar. Por ata janë një popull grindavec.
43:58.
WE KALU 'E'ALIHETUNA HAJRUN 'EM HUWE MA DEREBUHU LEKE 'ILLA XHEDELEN BEL HUM KAWMUN HASIMUNE
C
43:59.
Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
43:59.
Isai ishte vetëm një rob, të cilit Ne i dhuruam (Profeci) dhe e bëmë shembull për bijtë e Izraelit.
43:59.
Ai nuk është asgjë tjetër veçse një rob të cilit Ne i dhamë favor, dhe Ne e bëmë atë një shembull për bijtë e Israilit.
43:59.
'IN HUWE 'ILLA 'ABDUN 'EN'AMNA 'ALEJHI WE XHE'ALNAHU METHELEN LIBENI 'ISRA'ILE