Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 42:52. Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë.
42:52. Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç'është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë,
42:52. Dhe kështu, Ne të kemi frymëzuar ty një shpirt nga urdhri Ynë. Ti nuk e dije çfarë është Libri dhe as çfarë është besimi. Por Ne e kemi bërë atë një dritë me të cilën Ne udhëzojmë kë të dojmë nga robërit Tanë. Dhe me të vërtetë, ti udhëzon në një rrugë të drejtë,
42:52. WE KEDHELIKE 'EWHEJNA 'ILEJKE RUHEN MIN 'EMRINA MA KUNTE TEDRI MAL-KITABU WE LAL-'IMANU WE LEKIN XHE'ALNAHU NURAN NEHDI BIHI MEN NESHA'U MIN 'IBADINA WE 'INNEKE LETEHDI 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 42:53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut.
42:53. (në) rrugën e Allahut, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe gjithçka që ndodhet në Tokë. Dhe vërtet, tek Allahu kthehen të gjitha çështjet!
42:53. Rrugën e Allahut, të Cilit i përket çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë. Ja, te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
42:53. SIRATI ELLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI 'ELA 'ILA ELLAHI TESIRUL-'UMURU
C 43:1. Ha, Mim.
43:1. Hâ, Mîm.
43:1. Ha, Mim.
43:1. HA-MIM
C 43:2. Pasha librin (Kur'anin) sqarues!
43:2. Betohem në Librin e qartë!
43:2. Pasha Librin e qartë.
43:2. WEL-KITABIL-MUBINI
C 43:3. S'ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur'an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
43:3. Në të vërtetë, Ne e kemi shpallur Kuranin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju,
43:3. Me të vërtetë, Ne e bëmë atë një Kuran arab që ju të mund të kuptoni.
43:3. 'INNA XHE'ALNAHU KUR'ANEN 'AREBIJAN LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 43:4. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
43:4. e ai është te Ne, në Librin kryesor (Leuhi-mahfûdh), i lartësuar dhe plot urtësi.
43:4. Dhe me të vërtetë, ai është në Librin Amë pranë Nesh, i lartësuar dhe plot urtësi.
43:4. WE 'INNEHU FI 'UMMIL-KITABI LEDEJNA LE'ALIJUN HEKIMUN
C 43:5. A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t'ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
43:5. A ta tërheqim Përkujtimin (Kuranin) prej jush ngaqë jeni popull i shfrenuar?
43:5. A duhet të largojmë nga ju përkujtimin sepse ju jeni një popull i tepruar?
43:5. 'EFENEDRIBU 'ANKUMU EDH-DHIKRE SEFHEN 'EN KUNTUM KAWMAN MUSRIFINE
C 43:6. E sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
43:6. Eh, sa profetë u dërguam Ne breznive të mëparshme,
43:6. Dhe sa profetë Ne kemi dërguar në të parët.
43:6. WE KEM 'ERSELNA MIN NEBIJIN FIL-'EWWELINE
C 43:7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
43:7. por, sa herë që u vinte atyre ndonjë profet, ata talleshin me të!
43:7. Dhe asnjë profet nuk erdhi te ta përveçse ata e përqeshën atë.
43:7. WE MA JE'TIHIM MIN NEBIJIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 43:8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmëve është përmendur më parë (në Kur'an).
43:8. Prandaj Ne i shkatërruam ata, edhe pse ishin më të fuqishëm se këta (paganët e Mekës). Kështu, pra, është shembulli i popujve të lashtë.
43:8. Prandaj, Ne i shkatërruam më të fuqishmit prej tyre, dhe shembulli i të parëve ka kaluar.
43:8. FE'EHLEKNA 'ESHEDDE MINHUM BETSHEN WE MEDA METHELUL-'EWWELINE
C 43:9. Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të thonë: "Ato i krijoi i gjithëfuqishmi, i dijshmi!"
43:9. Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi;
43:9. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt dhe tokën?" Ata me siguri do të thonë: "I Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri i krijoi ato."
43:9. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNE HALEKAHUNNEL-'AZIZUL-'ALIMU