Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:5. A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t'ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
43:5. A ta tërheqim Përkujtimin (Kuranin) prej jush ngaqë jeni popull i shfrenuar?
43:5. A duhet të largojmë nga ju përkujtimin sepse ju jeni një popull i tepruar?
43:5. 'EFENEDRIBU 'ANKUMU EDH-DHIKRE SEFHEN 'EN KUNTUM KAWMAN MUSRIFINE
C 43:6. E sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
43:6. Eh, sa profetë u dërguam Ne breznive të mëparshme,
43:6. Dhe sa profetë Ne kemi dërguar në të parët.
43:6. WE KEM 'ERSELNA MIN NEBIJIN FIL-'EWWELINE
C 43:7. Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
43:7. por, sa herë që u vinte atyre ndonjë profet, ata talleshin me të!
43:7. Dhe asnjë profet nuk erdhi te ta përveçse ata e përqeshën atë.
43:7. WE MA JE'TIHIM MIN NEBIJIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 43:8. Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmëve është përmendur më parë (në Kur'an).
43:8. Prandaj Ne i shkatërruam ata, edhe pse ishin më të fuqishëm se këta (paganët e Mekës). Kështu, pra, është shembulli i popujve të lashtë.
43:8. Prandaj, Ne i shkatërruam më të fuqishmit prej tyre, dhe shembulli i të parëve ka kaluar.
43:8. FE'EHLEKNA 'ESHEDDE MINHUM BETSHEN WE MEDA METHELUL-'EWWELINE
C 43:9. Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të thonë: "Ato i krijoi i gjithëfuqishmi, i dijshmi!"
43:9. Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi;
43:9. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt dhe tokën?" Ata me siguri do të thonë: "I Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri i krijoi ato."
43:9. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNE HALEKAHUNNEL-'AZIZUL-'ALIMU
C 43:10. Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
43:10. Ai, që jua ka bërë Tokën djep dhe ka krijuar për ju rrugë në të, që të arrini atje ku synoni;
43:10. Ai që ju bëri tokën një djep dhe bëri për ju në të rrugë që të mund të udhëzoheni.
43:10. EL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE MEHDEN WE XHE'ALE LEKUM FIHA SUBULAN LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C 43:11. Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
43:11. Ai, që prej qiellit zbret ujë me masë e nëpërmjet tij ngjall tokën e vdekur -kështu do të ngriheni edhe ju (prej varreve)-;
43:11. Dhe Ai që lëshon ujë nga qielli sipas një mase. Dhe Ne ngjallim me të një tokë të vdekur. Kështu ju do të nxirreni.
43:11. WEL-LEDHI NEZZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN BIKADERIN FE'ENSHERNA BIHI BELDETEN MEJTEN KEDHALIKE TUHREXHUNE
C 43:12. Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
43:12. Ai, që ka krijuar çifte për çdo lloj krijese, që ka bërë anije e kafshë që t'i shaloni
43:12. Dhe Ai që krijoi të gjitha çiftet dhe për ju bëri anije dhe kafshë që të mund t'i hipni,
43:12. WEL-LEDHI HALEKAL-'EZWAXHE KULLEHA WE XHE'ALE LEKUM MINEL-FULKI WEL-'EN'AM MA TERKEBUNE
C 43:13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
43:13. e të mbaheni fort mbi to, e pastaj t'i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t'i kishim nën pushtet
43:13. Që ju të mund të uleni mbi to dhe pastaj të përkujtoni bekimin e Zotit tuaj kur të jeni mbi to dhe të thoni: "I Lavdishëm është Ai që na ka nënshtruar këtë, dhe ne nuk do të kishim qenë në gjendje ta bënim atë,
43:13. LITESTEWU 'ALA DHUHURIHI THUMME TEDHKURU NI'METE RABBIKUM 'IDHA ESTEWEJTUM 'ALEJHI WE TEKULU SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA WE MA KUNNA LEHU MUKRININE
C 43:14. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!"
43:14. dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”
43:14. Dhe ne jemi me të vërtetë të kthyer te Zoti ynë."
43:14. WE 'INNA 'ILA RABBINA LEMUNKALIBUNE
C 43:15. Megjithëse (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë njëmend është mohues i hapët.
43:15. Ata i kanë quajtur si pjesë të Tij disa prej robërve të Tij! Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët.
43:15. Dhe ata i kanë bërë Atij pjesëtarë nga robërit e Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i qartë.
43:15. WE XHE'ALU LEHU MIN 'IBADIHI XHUZ'EN 'INNEL-'INSANE LEKEFURUN MUBINUN