U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:9.
Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën?" Me siguri do të thonë: "Ato i krijoi i gjithëfuqishmi, i dijshmi!"
43:9.
Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi;
43:9.
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt dhe tokën?" Ata me siguri do të thonë: "I Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri i krijoi ato."
43:9.
WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNE HALEKAHUNNEL-'AZIZUL-'ALIMU
C
43:10.
Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
43:10.
Ai, që jua ka bërë Tokën djep dhe ka krijuar për ju rrugë në të, që të arrini atje ku synoni;
43:10.
Ai që ju bëri tokën një djep dhe bëri për ju në të rrugë që të mund të udhëzoheni.
43:10.
EL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE MEHDEN WE XHE'ALE LEKUM FIHA SUBULAN LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C
43:11.
Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
43:11.
Ai, që prej qiellit zbret ujë me masë e nëpërmjet tij ngjall tokën e vdekur -kështu do të ngriheni edhe ju (prej varreve)-;
43:11.
Dhe Ai që lëshon ujë nga qielli sipas një mase. Dhe Ne ngjallim me të një tokë të vdekur. Kështu ju do të nxirreni.
43:11.
WEL-LEDHI NEZZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN BIKADERIN FE'ENSHERNA BIHI BELDETEN MEJTEN KEDHALIKE TUHREXHUNE
C
43:12.
Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
43:12.
Ai, që ka krijuar çifte për çdo lloj krijese, që ka bërë anije e kafshë që t'i shaloni
43:12.
Dhe Ai që krijoi të gjitha çiftet dhe për ju bëri anije dhe kafshë që të mund t'i hipni,
43:12.
WEL-LEDHI HALEKAL-'EZWAXHE KULLEHA WE XHE'ALE LEKUM MINEL-FULKI WEL-'EN'AM MA TERKEBUNE
C
43:13.
Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
43:13.
e të mbaheni fort mbi to, e pastaj t'i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne këto nuk do të mund t'i kishim nën pushtet
43:13.
Që ju të mund të uleni mbi to dhe pastaj të përkujtoni bekimin e Zotit tuaj kur të jeni mbi to dhe të thoni: "I Lavdishëm është Ai që na ka nënshtruar këtë, dhe ne nuk do të kishim qenë në gjendje ta bënim atë,
43:13.
LITESTEWU 'ALA DHUHURIHI THUMME TEDHKURU NI'METE RABBIKUM 'IDHA ESTEWEJTUM 'ALEJHI WE TEKULU SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA WE MA KUNNA LEHU MUKRININE
C
43:14.
Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!"
43:14.
dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”
43:14.
Dhe ne jemi me të vërtetë të kthyer te Zoti ynë."
43:14.
WE 'INNA 'ILA RABBINA LEMUNKALIBUNE
C
43:15.
Megjithëse (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë njëmend është mohues i hapët.
43:15.
Ata i kanë quajtur si pjesë të Tij disa prej robërve të Tij! Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët.
43:15.
Dhe ata i kanë bërë Atij pjesëtarë nga robërit e Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i qartë.
43:15.
WE XHE'ALU LEHU MIN 'IBADIHI XHUZ'EN 'INNEL-'INSANE LEKEFURUN MUBINUN
C
43:16.
A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
43:16.
Vallë, prej krijesave të Veta, Ai të zgjedhë vajza e juve t'ju dhurojë djem?!
43:16.
Apo Ai ka marrë për Vete bija nga ajo që Ai krijoi, dhe Ai ju ka veçuar me bij?
43:16.
'EM ETTEHADHE MIMMA JEHLUKU BENATIN WE 'ESFAKUM BIL-BENINE
C
43:17.
E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij nxihet dhe i zihet fryma.
43:17.
Kur ndonjëri nga ata merr lajmin e mirë për lindjen e asaj, që ia veshin të Gjithmëshirshmit (si pjesë e Tij), atij i nxihet fytyra dhe pikëllohet.
43:17.
Dhe kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi i asaj që ai i përshkruan të Gjithëmëshirshmit si bija, fytyra e tij bëhet e errët, dhe ai bëhet i mbushur me pikëllim.
43:17.
WE 'IDHA BUSHSHIRE 'EHEDUHUM BIMA DEREBE LILRREHMENI METHELEN DHELLE WEXHHUHU MUSWEDDAN WE HUWE KEDHIMUN
C
43:18.
A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
43:18.
Vallë, a është ajo që rritet në stoli dhe e pafuqishme për të kundërshtuar (diçka që mund t'i vishet Allahut si pjesë e Tij)?!
43:18.
(A i përshkruajnë Atij) atë që është rritur në stolitë dhe që nuk është e qartë në argumentim?
43:18.
'EWEMEN JUNESHSHE'U FIL-HILJETI WE HUWE FIL-HISAMI GAJRU MUBININ
C
43:19.
Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
43:19.
Engjëjt, të cilët janë robërit e të Gjithëmëshirshmit, ata i bëjnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë të pranishëm gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për atë shpifje)!
43:19.
Dhe ata e kanë bërë engjëjt, të cilët janë robër të Gjithëmëshirshmit, femra. A ishin ata dëshmitarë për krijimin e tyre? Dëshmia e tyre do të shkruhet, dhe ata do të pyeten.
43:19.
WE XHE'ALUL-MELA'IKETEL-LEDHINE HUM 'IBADU ER-REHMANI 'INATHEN 'ESHEHIDU HALKAHUM SETUKTEBU SHEHADETUHUM WE JUS'ELUNE